News That Matters

POLITIKË

“Nder të madh” shërbimin në Kosovë e cilëson Kosnett

“Nder të madh” shërbimin në Kosovë e cilëson Kosnett

LAJME, POLITIKË
17/09/2021 09:21 Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett. “Largohem i bindur në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai përmes një postimi në Twitter. Ambasadori në largim shtoi se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri. Mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit. Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan. Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, Kosnett ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet pa kompromise nga të gjitha palët....
Kurti pritet nga Zaev në Shkup

Kurti pritet nga Zaev në Shkup

LAJME, POLITIKË
16/09/2021 11:11 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, në Shkup. Kjo para nisjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dyja vendeve. Është hera e parë në histori që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajnë mbledhje të përbashkët. Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme si në atë: të energjetikës, infrastrukturës, ekonomisë, turizmit, etj.
Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

LAJME, POLITIKË
16/09/2021 09:39 Në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se “mbledhjes i paraprinë takimi tête à тête midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ky takim planifikohet të zhvillohet në ora 11:00”. Ndërkaq, në ora 11:30-12:30 mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive. Gjithashtu në njoftim thuhet se, në ora 12.30 fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes/memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut “Pas mbledhjes, nga ora 13:30-14:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kur...
Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë

Lajçak vazhdon vizitën në Kosovë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
16/09/2021. 09:03 I ngarkuari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme takimet me krerë të institucioneve dhe me përfaqësues të bizneseve. Takimin e parë Lajçak do ta zhvillojë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, që pritet të fillojë në ora 08:45. Po ashtu diplomati i BE-së në ora 16:00, do të takohet edhe me drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Lajçak u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe më zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Kurti vetëm përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin. Mbarëvajtja e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces ishin në qendër të takimit. Kryeministri Kurti riktheksoi se në dialog Kosova...
Vuçiq: Nuk mund të bëjmë asgjë, pasi Kurti paralajmëroi reciprocitet ndaj Serbisë

Vuçiq: Nuk mund të bëjmë asgjë, pasi Kurti paralajmëroi reciprocitet ndaj Serbisë

LAJME, POLITIKË
15/09/2021 09:58 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Kosova do të aplikojë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë si dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi mes dy vendeve. Vuçiq tha se duhet të shohin se cilat janë gjërat e tjera që kanë të bëjnë me respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, “nëse ata do ta bëjnë ose jo”. “Është absolutisht e pamundur të ndikosh në lëvizjet irracionale. Nuk mund të ndryshoni asgjë”, tha Vuçiq, transmeton Radio-Ylberi Duke folur para mediave serbe, Vuçiq theksoi sot se aktgjykimi në shkallën e tretë kundër Ivan Todosijeviqit është i rëndësisë kyçe për Serbinë. “Është e rëndësishme për ne që të ruajmë sa më shumë sigurinë e njerëzve tanë në ‘Kosovë dhe Metohi’. Kjo është ...
KQZ: 30 ditë fushatë zgjedhore, periudha është ligjore nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë

KQZ: 30 ditë fushatë zgjedhore, periudha është ligjore nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
14/09/2021 15:07 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit do të zgjasë 30 ditë. Radoniqi në mbledhjen e KQZ-së, tha se kjo periudhë e fushatës zgjedhore është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet përkundër pandemisë. “Periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje të rregullta është 30 ditë, dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet përkundër rrethanave të krijuara”, tha ai. Radoniqi u bëri thirrje subjekteve politike që t’i respektojnë masat kufizuese ndaj COVID-19. “Gjatë kësaj periudhe t’i përmbahen ligjit dhe masave, gjatë kësaj kohe duke pasur parasysh situatën me coronavirus, ju bëj thirrje subjekteve politike që të respektojnë masat dhe kufizimet e vendosura nga Qeveria. Shëndeti i q...
Pas Gjermanisë, presidentja Osmani udhëton për në ShBA

Pas Gjermanisë, presidentja Osmani udhëton për në ShBA

LAJME, POLITIKË
14/09/2021 | 12:17 Presidentja Vjosa Osmani pas Gjermanisë do të udhëtojë për në ShBA ku do të marr pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një shkrimi në Twitter. “Java e presidentes Vjosa Osmani nisi me pritjen e një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe, është duke vazhduar me një vizitë zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë do të udhëtojë për në Nju Jork për mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kosova është duke i rivitalizon marrëdhëniet e saj me aleatët”, ka shkruar Vela. Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ketë një vizitë dy ditore në Gjermani. Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun S...
Kryesuesi i KQZ-së jep detaje për takimin me Osmanin

Kryesuesi i KQZ-së jep detaje për takimin me Osmanin

LAJME, POLITIKË
13/09/2021 16:50 Kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka dhënë detaje për takimin e javës së kaluar me presidenten, Vjosa Osmani. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Radoniqi tha se ideja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është ngritur nga e para e shtetit, mirëpo, ai nuk ka dhënë asnjë mendim lidhur me këtë çështje, pasi konsideron se nuk është në kompetencën e KQZ-së për shtyrjen e zgjedhje apo shkurtimin e fushatës zgjedhore. “Po është ngrit edhe çështja e shtyrjes, apo zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por në këtë çështje unë nuk kam dhënë mendim, as nuk jam marrë me atë çështje. Çështja e fushatës, gjithnjë kam thënë se kërkesë nuk kemi për me shkurtu fushatën, është çështje ligjore ajo. Unë në lexim të ligjit nuk e shoh ndonjë arsye që kemi ne për zvogëlimin e...
Zgjedhjet e 17 tetorit, Lukas Mandl në krye të misionit të vëzhguesve të BE-së

Zgjedhjet e 17 tetorit, Lukas Mandl në krye të misionit të vëzhguesve të BE-së

LAJME, POLITIKË
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka emëruar Lukas Mandl, eurodeputet austriak si shef të Misionit të Vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë. “Jam i bindur se misioni do t’i sjellë vlerë shtesë procesit zgjedhor. Mezi pres të takohem dhe të angazhohem me autoritetet në terren, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor,” tha Mandl me rastin e emërimit në këtë post, njofton Klankosova.tv Nga ana tjetër, Borrell tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe forcimin e qeverisjes demokratike. Sipas deklaratës së Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE -së, dhjetë ekspertë zgjedhorë janë vendosur në Kosovë më 5 shtator...
Osmani takohet me ambasadoren e Finlandës, diskutojnë për bashkëpunim

Osmani takohet me ambasadoren e Finlandës, diskutojnë për bashkëpunim

LAJME, POLITIKË
13/09/2021 09:25 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, raporton Radio-Ylberi Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj shtetit dhe popullit finlandez për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve. “Qeveria finlandeze e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën. Pres që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në fusha të rëndësishme, siç janë: arsimi, shëndeti publik, politikat rinore, por edhe në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euroatlantike”, tha Osmani. Ndërkohë, ambasadorja i Finlandës, Stjernvall, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar b...
div.meta-author { display:none; }