News That Matters

POLITIKË

Kryeministri priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

LAJME, POLITIKË
22/09/2021 16:14 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën. Nga ky takim mediet lejohen të marrin pamje vetëm në oborrin e ndërtesës së qeverisë. Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më 10 shtator. Kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Kosovë, pas marrjes së detyrës. Në mëngjes ajo u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën
Mblidhen për kafe në veri kandidatët për kryetar të Mitrovicës

Mblidhen për kafe në veri kandidatët për kryetar të Mitrovicës

LAJME, POLITIKË
22/09/2021 10:07 Kandidatët për kryetar të Mitrovicës janë mbledhur për kafe në veri. Kësaj iniciative të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, i është përgjigjur kundërkandidati nga Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza dhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare. Në takim nuk vërehet prania e kryetarit aktual dhe kandidatit të Vetëvendosjes Agim Bahtiri. Por, Bahtiri ka thënë se ai nuk do të ketë mundësi të shkojë në takim pasi që në këtë kohë e ka ftuar Këshillin për Siguri në Bashkësi. “Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi”. Ai pati kërkuar që të ndryshohet orari i takimit të propozuar nga Agolli, prej orës 09:00 në ora 10:00. “Unë sapo bise...
Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
22/09/2021 09:05 Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa në Gjykatën Speciale në Hagë. Kjo do të jetë dita e katërt e gjykimit të Mustafës dhe do të fillojë në orën 9 e 30 Kujtojmë se dje ka vazhduar dëshmia e dëshmitarit të parë në këtë proces. Edhe vetë Salih Mustafa mori fjalën në këtë seancë ku tha se kohëve të fundit është stresuar, por pjesa tjetër e deklaratës së tij u cilësua me përmbajtje të redaktuar dhe nuk ishte e hapur për publikun.
Gërvalla: Reciprociteti me Serbinë në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel

Gërvalla: Reciprociteti me Serbinë në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel

LAJME, POLITIKË
21/09/2021 09:24 Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me homologun e tij slloven, Anze Logar, me të cilin folën për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Gërvalla tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel dhe se tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë. “Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së. Kujtojmë se Gërvalla është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njësia Speciale ia mësynë veriut, nga sot nuk kalon askush me targka KS

Njësia Speciale ia mësynë veriut, nga sot nuk kalon askush me targka KS

LAJME, POLITIKË
20/09/2021 08:42 Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën. Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër, trasmeton Infokus Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.
Nesër nis sesioni vjeshtor i Kuvendit, kërkohen sanksione ndaj deputetëve që mungojnë në seanca

Nesër nis sesioni vjeshtor i Kuvendit, kërkohen sanksione ndaj deputetëve që mungojnë në seanca

LAJME, POLITIKË
19/09/2021 09:38 Nesër, do të fillojë sesionin vjeshtor ku do të procedohen 24 Projektligje nga sesioni i kaluar, bashkë me 193 të tjera, që janë në agjendën legjislative vjeshtore. Shoqëria civile vlerëson se për shkak të punës së shkurtër të Kuvendit të Kosovës, ata do të duhej të vendosnin prioritete, ndërkaq sipas tyre duhet të ketë një reformë si kompensohen deputetët për punën e tyre dhe për mungesa të sanksionohen me pagë. Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë për RTV Dukagjinin se Kuvendi i Kosovës, duhet të vendos prioritete. “Mendoj se Kuvendi i Kosovës duhet të vendos prioritete edhe këto planet për këtë periudhën e mbetur të vitit të jenë më realiste në përputhje edhe me afatin kohor që ka mbetur deri në përfundim të vitit 2021”, u shpreh Haxhiu. Kurse ...
Osmani dhe Gërvalla sot nisen drejt SHBA-ve

Osmani dhe Gërvalla sot nisen drejt SHBA-ve

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
18/09/2021 10:34 Vizitat zyrtare të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë edhe për disa ditë. Presidenca bëri të ditur ditë më parë se pas vizita në Gjermani i lë vend vizitës në Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha ditë më parë Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit. Klan Kosova nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel para 6 tetorit

Kurti: S’do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel para 6 tetorit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/09/2021 14:14 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi para datës 6 tetor. “Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur edhe e kemi Samitin në Slloveni mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. S’ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës, ndërkohë zëvendëskryeministri im Bislimi që është përgjegjës ka pasë takime në Bruksel. Ai i diskuton hollësitë sidomos të çështjes së të zhdukurve me forcë”, u shpreh ai. Tutje Kurti në një konferencë për media, ka folur edhe për takimin me të dërguarit e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili ka qëndruar tri ditë në Kosovë. “Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë dhe jo si herët e kaluara, kur...
KQZ njofton se nga 15 shtatori deri më 15 tetor është periudha e votimit përmes postës

KQZ njofton se nga 15 shtatori deri më 15 tetor është periudha e votimit përmes postës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/09/2021 09:51 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në kuadër të zgjedhjeve lokale të cilat mbahen gjithandej vendit me datën 17 tetor, periudha e votimit përmes postës do të vazhdojë nga data 15 shtator deri më 15 tetor. Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të shënjoni vetëm një kandidat. Fletëvotimet, broshurën me emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve dhe të gjitha informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/...
div.meta-author { display:none; }