News That Matters

POLITIKË

Sveçla: Prania e Policisë në pikat kufitare nuk është provokim, por po zbatohen vendimet e shtetit

Sveçla: Prania e Policisë në pikat kufitare nuk është provokim, por po zbatohen vendimet e shtetit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/09/2021 13:53 Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla tha sot se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar por përkundrazi sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje. Sveçla në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij austriak Karl Nehammer, tha se Austria ashtu si aleatët tjerë të botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe interesit të përbashkët, raporton Telegrafi. “Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin. Po...
Vettingu procedohet në Qeveri

Vettingu procedohet në Qeveri

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/09/2021 12:35 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka njoftuar se është proceduar për në qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun i cili do të votohet në mbledhjen e radhës. Haxhiu tutje tha se nuk ka kohë dhe se Kosova duhet të jetë shtet i së drejtës, duke theksuar se ky proces nuk po bëhet për një emër të përveçëm. “Prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i vetingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët. falënderoj juristë në përbërje të vettingut. Koncept dokumenti është komentuar edhe nga ekspert ndërkombëtar. Është punuar që të garantohet proces i drejtë”, tha Haxhiu. “Dokumenti përmban 5 opsio...
BE-ja: Kryenegociatorët të vijnë në Bruksel në ditët në vijim

BE-ja: Kryenegociatorët të vijnë në Bruksel në ditët në vijim

LAJME, POLITIKË
27/09/2021 15:15 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se negociatorë kryesorë të Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë në Bruksel për t’u takuar. Ai tha se ky do të ishte edhe hapi i parë pozitiv që duhet të ndërmerret. “Ne jemi atje duke ofruar shërbimin tonë më të mirë dhe vullnetin më të mirë për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Josep Borrell, dje në deklaratën e tij propozoi takimin e të dy kryenegociatorëve për të ardhur në Bruksel në ditët në vijim si hapi i parë pozitiv për të gjetur zgjidhjet për mosmarrëveshjen diskrete që përshkallëzoi situatën sepse ajo që është urgjente është përshkallëzimi i situatës”, tha ai. Stano shprehu përkushtimin e BE-së ...
Krasniqi pas takimit me Ramën: I rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, Shqipëria të luaj rol ndihmës për situatën në veri

Krasniqi pas takimit me Ramën: I rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, Shqipëria të luaj rol ndihmës për situatën në veri

LAJME, POLITIKË
27/09/2021 12:54 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë. Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë për vizit te kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Rama dhe e vlerëson si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit me dy vendeve. Kreu i PDK-së ka përsëritur se mbështesin plotësisht vendimin e qeverisë për targat.
Kurti tregon se çfarë bisedoi me Edi Ramën

Kurti tregon se çfarë bisedoi me Edi Ramën

LAJME, POLITIKË
27/09/2021 11:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar në konferencë se çfarë ka biseduar me homologun Rama në takimin e sotëm. Kurti ka njoftuar se janë pajtuar që në nëntor të ketë një mbledhje të radhës të përbashkët të dy qeverive. “Mandatet e dy Qeverive, në të Kosovës dhe Shqipërisë i kemi marr në një kohë të vështirë. Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri. Qeveria e Kosovës dhe unë jemi në gatishmëri të plotë për çfarëdo ndihme Shqipërisë. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie. Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Me Edi Ramën biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes. Në takimin e sotëm biseduam edhe për avansimin e gjitha marrëveshjeve që kemi, e që kemi mbi 150 marrëveshje. Bis...
Rama ka komentuar  vizitën e ambasadorit rus në kufi: Teatër i rrezikshëm

Rama ka komentuar vizitën e ambasadorit rus në kufi: Teatër i rrezikshëm

LAJME, POLITIKË
27/09/2021. 11:45 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vizita e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko në afërsi të kufirit me Kosovën është një teatër i rrezikshëm. Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti është shprehur se, vizita e tij është shkrepsa që ndez objektet e institucioneve të Kosovës. “Çfarë dëshiron ambasadori rus në afërsi të kufirit [të Kosovës]. Imagjinojeni ambasadorin amerikan të shkonte në kufi dhe të shikonte dhe çfarë bëjnë njësitë speciale. Natyrisht ky është një teatër i rrezikshëm sepse është në fakt shkrepsa që ndez godinat e institucioneve. Fatkeqësisht”, është shprehur Rama, përcjell Telegrafi. Po ashtu, ai ka thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e reciprocitetit të targave për automjeteve dhe se Serbia duhet t’i ndalojë ...
Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga Çeku e Rizvanolli

Rama mbërrin në Prishtinë, pritet nga Çeku e Rizvanolli

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/09/2021 09:00 Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” sapo ka arritur kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i cili sot do zhvilloj vizitë një ditore në Kosovë bashkë me kabinetin e tij. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Kryeministri shqiptar këtë vizitë në Kosovë po e zhvillon pas qëndrimit të tij në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së. Në bazë të agjendës kryeministri shqiptar në orën 08:50 do pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu”.Ndërsa, në orën 10:20 do adresohen për medie. Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend. Ra...
Sekretari i NATO-s bisedon Kurtin e Vuçiqin

Sekretari i NATO-s bisedon Kurtin e Vuçiqin

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/09/2021 15:54 Sekretari gjeneral i NATO-s, Jans Stoltenberg, shkroi në Twitter që ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për situatën në veri të Kosovës. “Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për nevojën e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. “Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë,” shkroi Stoltenberg në Twitter
Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
24/09/2021 09:13 Sot do të mblidhet Komisioni për Integrime Evropian. Në këtë Komision do të shqyrtohet Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025, e ku i ftuar do të jetë edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, shkruan “Radio-Ylberi” Në këtë komision do të shqyrtohet edhe Plani i veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II). Mbledhja do të filloj në ora 09:00. RENDI I DITËS Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës: 21.07.2021 dhe 26.07.2021; Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi – Zëvendëskryem...
Osmani në ditën e tretë të qëndrimit në Shba vazhdon  takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme

Osmani në ditën e tretë të qëndrimit në Shba vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
23/09/2021 10:40 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën e tretë të qëndrimit në SHBA, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme. Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Kuvajtit, presidentin e Senegalit, presidentin e Guinea Bisaut dhe gjeneralin Wesley Clark. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për të arriturat e deritashme të Kosovës, bashkëpunimin mes Kosovës me këto shtete dhe praninë e FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt
div.meta-author { display:none; }