News That Matters

POLITIKË

Betohet deputeti i ri i PDK-së, Hisen Berisha

Betohet deputeti i ri i PDK-së, Hisen Berisha

LAJME, POLITIKË
04/10/2021 11:16Deputeti Hisen Berisha është betuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Berisha do ta zëvendësoj tashmë ish-deputetin Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga mandati i deputetit shkaku i kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës. Tekstin e betimit të deputetit e lexoj kryeparlamentari Glauk Konjufca, ku pastaj Berisha në fund tha fjalën “betohem”
Kurti uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

Kurti uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

LAJME, POLITIKË
03/10/2021 16:16 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shtetin e Gjermanisë për Ditën e Bashkimit. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rënia e Murit të Berlinit krijoi një moment lirie dhe entuziazmi, jo vetëm në Gjermani, por gjithandej botës, në mënyrë të veçantë te ne shqiptarët. “Në këtë ditë kombi gjerman e zuri vendin e vet të merituar në Evropë, Evropa e theu murin ndarës ideologjik, kurse bota i dha fund Luftës së Ftohtë”, ka shkruar Kurti.
KQZ:  Më shumë se 18 mijë të vdekur janë larguan nga lista votuese

KQZ: Më shumë se 18 mijë të vdekur janë larguan nga lista votuese

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
03/10/2021 09:33 Emrat e më shumë se 18 mijë personave të vdekur janë larguar nga lista votuese e Zgjedhjeve Lokale e cila do të shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme me qëllim të pastrimit dhe saktësisë së listës votuese. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me pastrimin e listës votuese. Në këtë drejtim, është bërë një punë e madhe në zgjedhjet e fundit të të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Që nga procesi i fundit zgjedhor, KQZ-ja ka gjetur një metodë të veçantë që i shërben pastrimit dhe saktësisë të listës votuese. Nga departamenti i pensioneve që funksionon...
KQZ-ja ka pranuar deri më tani 1,932 pako me fletëvotime nga jashtë

KQZ-ja ka pranuar deri më tani 1,932 pako me fletëvotime nga jashtë

LAJME, POLITIKË
02/10/2021 16:35 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më 1 tetor ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale. Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës 24 orë. “Deri më 1 tetor KQZ-ja ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime të cilat janë tërhequr nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë, ndërkaq hapësirat e brendshme janë në vëzhgim të kamerave”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e KQZ-së të shtunën. Votimi përmes postës ka nisur më 15 shtator, ndërkaq përfundon më 15 tetor. Zgjedhjet lokale zhvillohen më 17 tetor në 36 komuna të Kosovës....
NATO-ja zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon sot Lajçakun

NATO-ja zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon sot Lajçakun

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
01/10/2021 08:58 Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me targat, gjatë ditës së sotme do të takohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në një komunikatë për media, zëdhënesja e NATO-s, Oana Lungescu, ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen mes të dyja palëve teksa ka shtuar se KFOR-i do të luajë rol kyç në zbatimin e saj. “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë rol kyç për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjes, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999 që mandaton KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në ko...
Vjen reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Vjen reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30/09/2021 14:14 I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen në Bruksel. I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen në Bruksel. Ai ka shkruar se nga Brukseli erdhën lajme të mira, si dhe ka përgëzuar së pari Miroslav Lajcak si ndërmjetësues dhe më pas palët pë gadishmërinë për të negociuar. “Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shruar ai në Twitter...
Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin: Vendimtare të gjendet një zgjidhje me Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin: Vendimtare të gjendet një zgjidhje me Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30/09/2021 11:45 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar sot me presidentin e Serbisë. Ajo ka theksuar çështjen e dialogut, duke përmendur nevojën për gjendjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën në pikëkalimet kuftitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak. “Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo në Twitter. “Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian....
Tërhiqet Serbia, largon autoblindat nga kufiri me Kosovën

Tërhiqet Serbia, largon autoblindat nga kufiri me Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/09/2021 14:34 Autoblindat e vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën janë tërhequr që aty sot. Dy “lazarë” dhe dy “milos” ishin stacionuar në Rashkë, 2km larg Jarinjes. Derisa autoblindat ishin vendosur pranë kufirit, Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq kishte deklaruar se është rritur gatishmëria luftarake. Trupat e KFOR-it pastaj u vendosën aty, në përpjekje për ta ruajtur stabilitetin e situatës dhe si duket edhe kjo ka qenë faktor në këtë tërheqje.
Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/09/2021 10:48 Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, ndërsa kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën pas reciprocitetit për targat. Berger në një postim në Twitter shkruan se është me rëndësi që të ulen tensionet dhe palët t’i kthehen dialogut. “Më vjen mirë që jemi takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa kemi biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Është e rëndësishme tani që të dyja palët të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Progresi në dialog është në interes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Berger....
div.meta-author { display:none; }