News That Matters

POLITIKË

Ish krerët e UÇK-së në Hagë, aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Ish krerët e UÇK-së në Hagë, aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
14/10/2021 21:00 Vetëm edhe tri ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Për të votuar në këto zgjedhje kanë aplikuar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po mbahen si të akuzuar nga Gjykata e Hagës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë Elezi. Më tutje, ai tha se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë t...
Akreditohen rreth 25 mijë vëzhgues,lidhur me zgjedhjet e 17 tetorit

Akreditohen rreth 25 mijë vëzhgues,lidhur me zgjedhjet e 17 tetorit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
14/10/2021 10:10 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, organizatat joqeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, ambasada, institucion vendor dhe media. “Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar, 23 mijë e 46, është nga subjektet politike garuese (parti politike 21,737; koalicion 387; iniciativa qytetare 883; dhe kandidatë të pavarur 39 vëzhgues). Ndërsa, numri i vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare vendore është 768 dhe 70 të tjerë nga Avokati i Popullit”, tha ai për Klankosova.tv. Këto zgjedhje do të vëzhgohen edhe nga një numër vëzhgues...
Këto janë pikat që u miratuan nga Qeveria në mbledhjen e sotme

Këto janë pikat që u miratuan nga Qeveria në mbledhjen e sotme

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/10/2021 12:47 Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë pikash. Një ndër to ishte edhe miratimi i propozim vendimin që Majlinda Kelmendi t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset në sportin e xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Si dhe kalimi i draft koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë. Po ashtu janë emëruar edhe bordet e katër ndërmarrjeve publike të ujësjellësit. Këtu keni pikat e plota që janë miratuar sot nga Qeveria: Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokument për zhvillimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë (MD) Aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 34 dhe Ekstrakttit të Procesverbalit ng...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
10/10/2021 21:50 Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00 për të diskutuar për një sërë projektligjesh, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare. Në rendin e ditës do të jetë pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021 – votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. Në rendin e ditës do të jenë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021 – votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, votimi i Projektl...
Një javë larg zgjedhjeve lokale – Mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit

Një javë larg zgjedhjeve lokale – Mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
10/10/2021 13:56Kanë mbetur një javë larg nga mbajtja e zgjedhjeve lokale. Të dielën (17 tetor), qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit ku do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, ku të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Sot, 22 vjet nga themelimi i PDK-së

Sot, 22 vjet nga themelimi i PDK-së

LAJME, POLITIKË
10/10/2021 10:15 Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës. Që nga kjo kohë e deri në vitin 2016-të, në krye të saj ka qenë Hashim Thaçi. Pas marrjes së postit të presidentit Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në PDK. Kjo pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë. Pas kësaj, Partia Demokratike ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin. Aktualisht postin e kreut e të kësaj partie e mban Memli Krasniqi. Organ ekzekutiv i PDK-së është kryesia, e cila zgjidhet nga këshilli drejtues.
Përfshirje e ulët e grave në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Përfshirje e ulët e grave në listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
08/10/2021 09:22Në listat e partive politike në Kosovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, prej rreth pesë mijë e 300 kandidatëve për kuvendet komunale, vetëm një mijë e 943, apo 37 për qind janë gra, ndonëse ligji për barazi gjinore parasheh që të jenë 50 për qind. Situatë edhe më e keqe është në radhët e kandidatëve për kryetar komunash, thotë Eugen Cakolli nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare, Demokracia në Veprim. “Sa i përket kandidimit të grave si kandidate për kryetare të komunave apo si bartëse të listave situata është dukshëm më e pafavorshme për gratë. Sa i takon kandidaturave për të parin e komunës, nga mbi 160 kandidatë sa janë gjithsej, më pak se dhjetë për qind e tyre janë gra e që flet për një përfshirje krejt minimale të grave dhe atë fatkeqësisht në komuna ku ...
KQZ: Janë pranuar mbi 2300 pako me fletëvotime nga diaspora

KQZ: Janë pranuar mbi 2300 pako me fletëvotime nga diaspora

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
07/10/2021 17:28Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë që janë pranuar mbi 2300 pako me fletëvotime nga diaspora. Këto komente Ahmeti i bëri në mbledhje e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ndër të tjera u diskutuan pika të ndryshme të rendit të ditës. “Periudha e votimit jashtë Kosovës – periudhë e cila ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor. Pra, deri me datën 5 tetor KQZ-ja ka pranuar mbi 2300 pako nga jashtë. Pakot janë tërhequr nën përcjelljen e policisë nga qendrat tranzitore të Kosovës. KQZ-ja do të bëjë me pranimin e këtyre pakove me fletëvotime deri me 15 tetor. Sipas të dhënave preliminare, deri tani janë regjistruar 3200 votues si votues me nevoja të veçanta”, tha ai. Tutje Ahmetaj ka thënë që shtypja e lis...
Deputetët votojnë dy marrëveshje ndërkombëtare, pas thirrjeve të vazhdueshme për kuorum

Deputetët votojnë dy marrëveshje ndërkombëtare, pas thirrjeve të vazhdueshme për kuorum

LAJME, POLITIKË
04/10/2021 13:51 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar dy marrëveshje ndërkombëtare, pas thirrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca që deputetët të kthehen në sallë që të ketë kuorum. “Këto nuk janë marrëveshje partiake, janë marrëveshje në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Grupet parlamentare i mbështetën ato pa asnjë dallim. Deputetët që ndodhen në afërsi të Kuvendit apo në hapësira të tjera i lusim që të vijnë dhe të votojnë”, ka thënë Konjufca. Madje, ai iu tha grupeve parlamentare që të shkojnë dhe të marrin deputetët e tyre në byfe të Kuvendit. Me 81 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Projektligji për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanaliz...
div.meta-author { display:none; }