News That Matters

POLITIKË

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së

LAJME, POLITIKË
18/10/2021 17:25 Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë dy deputetë të rinj në Grupin e saj Parlamentar. Kjo për faktin se deputetët Bedri Hamza dhe Fadil Nura kanë fituar pa balotazh në Mitrovicë, përkatësisht Skenderaj. Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashit Qalaj, ish drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Ibrahimi.Qalaj në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se po pret që të kryhen procedurat administrative dhe me pas të betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Qalaj kishte fituar 9160 vota, ndërsa Isak Ibrahimi 8729 vota
Mbi 90% e votave të numëruara, PDK e para në Vushtrri, LDK e dyta

Mbi 90% e votave të numëruara, PDK e para në Vushtrri, LDK e dyta

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/10/2021 00:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar  rezultatet. Me 90 % të votave të numëruara, në Vushtrri po prin kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi me 34,88% , kurse i dyti është Xhafer Tahiri i LDK-së me 33,72% të votave, shkruan "Radio-Ylberi" I treti renditet kandidati i Vetëvendosjes, Arsim Rexhepi me 26,11%, i katërti Ergin Sunguri me 1,90%. Rezultatet live:https://zgjedhjet2021.org/sq/mayr/r/28
Rezultatet live: PDK-ja prin me vota edhe për kuvend komunal në Mitrovicë

Rezultatet live: PDK-ja prin me vota edhe për kuvend komunal në Mitrovicë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/10/2021 23:45 KQZ po vazhdon numërimin e votave nëpër komuna dhe tashmë janë pothuajse në përfundim. Në Mitrovicë janë numëuar 90% t% votave. Nsersa sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, PDK-ja po prin me vota edhe për kuvend komunal në Mitrovicë. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK, 40,05% LËVIZJA VETËVENDOSJE, 30,80%, LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK, 16,24%, ALEANCA KOSOVA E RE - AKR, 3,66%, FORCA E DIASPORËS - FED 3,26%, PARTIA E DREJTËSISË - PD 2,24%. Rezultatet live: https://zgjedhjet2021.org/sq/asmb/r/2528?fbclid=IwAR0oui5aW5UNzi4-UE1J43NCB2-fxGMIswjqxnPxCmA6AuG7nydBn3JMwqo
Shpërthen festa në Mitrovicë, pamje

Shpërthen festa në Mitrovicë, pamje

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/10/2021 23:32 Një numër i madh i qytetarëve dhe simpatizantët e PDK-së kanë filluar festën në Mitrovicë, në sheshin e këtij qyteti dhe para selisë së PDK-së, shkruan “Radio-Ylberi”. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Bedri Hamza ka dalë fitues me 54,44% të votave. "Radio-Ylberi" ua sjellë disa pamje nga festa në Mitrovicë!
Rezultatet live: Bedri Hamza po fiton me 54,44%

Rezultatet live: Bedri Hamza po fiton me 54,44%

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
17/10/2021 23:15KQZ po vazhdon numërimin e votave nëpër komuna dhe tashmë janë pothuajse në përfundim. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Bedri Hamza ka dalë fitues me 54,44% të votave. Pas tij renditet kandidati i VV-së, Agim Bahtiri me 33,93% të votave. Ndërsa kandidati i LDK-së, Armend Agolli ka marrë 11,63% të votave. Rezultatet live mund ti gjeni në këtë link: https://zgjedhjet2021.org/sq/mayr/r/31
Rezultatet e zgjedhjeve lokale në shtatë qendrat e mëdha

Rezultatet e zgjedhjeve lokale në shtatë qendrat e mëdha

LAJME, POLITIKË
17/10/2021 22:40 LVV kryeson në Prishtinë, Gjilan e Prizren, PDK në Ferizaj e Mitrovicë, LDK në Pejë dhe AAK në Gjakovë. Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve, derisa po vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e komunave. Derisa gara pothuajse është e mbyllur në tri komuna të mëdha, në katër qendra tjera rajonale gara mbetet shumë e fortë, përcjell Telegrafi. Në Prishtinë kur janë numëruar rreth 36% e votave Arben Vitia i LVV-së prin me rreth 43% të votave të fituara. Arben Vitia (LVV) – 12.958 vota apo 42,71% Përparim Rama (LDK) – 8.935 vota apo 29,45% Uran Ismaili (PDK) – 6.272 vota apo 20,67% Në Prizren kur janë numëruar rreth 60% të votave Mytaher Haskuka i LVV-së shkon në balotazh me kandidatin e PDK-së, S...
KQZ: Në të gjitha komunat e Kosovës janë shpërndarë materialet zgjedhore

KQZ: Në të gjitha komunat e Kosovës janë shpërndarë materialet zgjedhore

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
16/10/2021 15:35 Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha komunat e Kosovës. Ahmetaj tha se tashmë janë duke i bërë kontrollet e fundit. “Të gjitha materialet janë shpërndarë në të gjitha komunat e territorit të Republikës së Kosovës dhe tani jemi duke i bërë kontrollet e fundit, në mënyrë që në rast se ndonjë material mungon, të mund t’i përkrahim të gjitha komunat”, u shpreh Ahmetaj. Ai tha gjithashtu se kanë pranuar 5 mijë e 649 pako të supozuara me fletëvotime. “Votimi jashtë vendit ka nisur më 15 shtator u mbyllë më 15 tetor. Janë pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime, të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare, qendrat tranzitore dhe postat e tjera të shpejta”, ka th...
Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
16/10/2021 10:25 Ambasada amerikane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë “Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB. Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimi...
Sot është dita e fundit e fushatës elektorale

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
15/10/2021 12:12 Partitë politike kanë më pak se 24 orë të shpalosin programin dhe të takohen me përkrahësit e tyre, pasi të shtunën është dita e heshtjes zgjedhore. Kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për asamble, i kanë më pak se 24 orë në dispozicion për t’i bindur qytetarët për t’ua dhënë votën. Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për t’i votuar, në të kundërtën do të pasojnë gjobat për thyerje të heshtjes zgjedhore. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, këtë të diele.
41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
15/10/2021 09:46 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues. KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban: – 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krah...
div.meta-author { display:none; }