News That Matters

POLITIKË

Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/10/2021 21:03 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu. Ai shtoi tutje se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. “Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu. Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.
Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Pejë

Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Pejë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/10/2021 11:33 Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin për shponësimin e pronave që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Pejë. Kjo u vendos nga mbledhja e sotme e Qeverisë për të cilën nuk kishte asnjë kundërshtim. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se nga raporti i auditorit të shtetit janë gjetur shkelje në këtë vendim dhe se për këtë duhet të miratohet ky vendim.
Nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/10/2021 11:17 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Numri i fletëvotimeve që do të numërohen janë 15 mijë e 482, njofton “Radio-Ylberi” “Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile”. Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet për...
Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
21/10/2021 17:25 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 23 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, 8 vendvotime që do të rinumërohen u takojnë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe u takojnë këtyre komunave: Kaçanik (1 vendvotim), Klinë (1), Mitrovicë e Jugut (1), Podujevë (1), Prishtinë (2), Prizren (1) dhe Skenderaj (1). Po sipas vendimit të KQZ-së, 15 vendvotimet tjera që do të rinumërohen u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale dhe u takojnë këtyre komunave: Mitrovicë e Jugut (1 vendvotim), Novobërdë (1), Podujevë (1), Prishtinë (4), Prizren (4), Skenderaj (3) dhe Ferizaj (1). Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar këto 23 vendvotime, pas rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, e cil...
Anulohen zgjedhjet për kryetar të komunës në Han të Elezit

Anulohen zgjedhjet për kryetar të komunës në Han të Elezit

LAJME, POLITIKË
21/10/2021 17:13 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar procesin e zgjedhor për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit. Në bazë të vendimit i cili u publikua sot thuhet se do të ketë rivotim në katër qendra të votimit sa janë gjithsej atje. PZAP ka pranuar ankesën e kryetarit të tanishëm, Rufki Sumës. Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin, Mehmet Ballazhi kanë dalë të parët në zgjedhjet e 17 tetorit, duke fituar kështu në raundin e parë.
Sot në Bruksel mbahet takimi i parë Kosovë-Serbi, lidhur më zgjidhjen për targat

Sot në Bruksel mbahet takimi i parë Kosovë-Serbi, lidhur më zgjidhjen për targat

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
21/10/2021 10:33 Grupi punues në lidhje me çështjen e targave të automjeteve mbanë sot një takim në Bruksel me palën serbe. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur për Telegrafin se gjatë takimit do të shqyrtohen variantet e mundshme për një zgjidhje të përhershme. Sipas tij, janë tri parime kryesore në të cilat do të bazohet kjo mbledhje. “Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut”, tha Kryeziu. S...
Misioni i vëzhgimit të BE-së: Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë

Misioni i vëzhgimit të BE-së: Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
19/10/2021 12:38 Misioni i vëzhgimit të BE-së ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve të së dielës nga ana e KQZ-së, partive politike dhe qytetarëve. Shefi i këtij misioni, Lukas Mandl, ka thënë se zgjedhjet komunale kanë qenë të planifikuara mirë dhe janë respektuar të drejtat themelore. Ai tha se i kanë vizituar gati 400 vende të votimit. “Procesi zgjedhor është ende në vazhdim e sipër dhe procesi i numërimit është duke vazhduar ende. Prandaj, konkluzionet tona janë preliminare. Zgjedhjet e 17 tetorit kanë qenë të organizuara mirë, për fat të keq gratë kanë qenë të nënpërfaqësuar. Mediat kanë kontribuar për t’i informuar votuesit. Administrimi transparent i zgjedhjeve ka bërë që procedurat të kryhen brenda afateve zgjedhore. Kuadri ligjor ka ofruar një bazë por disa mangësi ende nuk janë t...
Sa qytetarë të dielën iu drejtuan kutive të votimit?

Sa qytetarë të dielën iu drejtuan kutive të votimit?

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
19/10/2021 11:11 799 mijë e 958 persona votuan në zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë nga 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote. Në përqindje numri i qytetarëve që iu drejtuan kutive të votimin ishte 42.50 përqind, njofton Klankosova.tv. Si rezultat i zgjedhjeve të 17 tetorit në 17 komuna u shënuan fitore të partive, kurse 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të votimit që pritet të mbahet më 14 nëntor. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë.
Mblidhet Kuvendi, në rend dite shqyrtimi i 20 projektligjeve

Mblidhet Kuvendi, në rend dite shqyrtimi i 20 projektligjeve

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
19/10/2021 10:20 Kuvendi i Kosovës, me fillim nga ora 10:00, do të mbajë seancë të rregullt plenare. Në rend dite janë 25 pika ku do të shqyrtohen një numër shumë i madh i projektligjeve të reja apo plotësim-ndryshimi i tyre. Deputetët pritet ta bëjnë edhe shqyrtimin e raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, dhe atë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
div.meta-author { display:none; }