
Sot takimi i radhës i “Open Ballkan” në Beograd
04/11/2021 09:56
Në Beograd, këtë të enjte do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve pjesmarrëse, që kanë firmosur për iniciativën e “Open Balkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtij takimi i është bashkuar edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.
Ndërkohë Maqedonia e veriut për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën në Beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi. Ndonëse kjo nuk konfirmon se vendi po i bashkohet nismës “Open Balkan”, mund të shihet si një hap dr...