
Dështon mbledhja e Kryesisë, Kuvendi mblidhet të enjten
16/11/2021 10:53
Ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e bëri të ditur këtë në një konferencë për media duke e quajtur shqetësues dështimin e kësaj mbledhje.
“Është e disata herë që Kryesia e Kuvendit nuk po mund të mblidhet, pasi nuk ka kuorum. Kjo është vërtetë shqetësuese për Kuvendin e Kosovës megjithatë institucionet tona dhe Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet dhe për këtë arsye neni 67 ia lejon kryetarit të Kuvendit që t’i thërret seancat dhe ta organizojë rendin e ditës”.
Ai bëri të ditur që seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor (pasnesër) në ora 10:00.
“Në kordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në takim, kemi vendosur që...