News That Matters

POLITIKË

Kurti takohet me Von Cramon: Është e rëndësishme të fillohet me ofrimin e shërbimeve bazike në komunat veriore

Kurti takohet me Von Cramon: Është e rëndësishme të fillohet me ofrimin e shërbimeve bazike në komunat veriore

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit. “Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve parare...
Nexhmedin Spahiu për situatën në veri – Ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet

Nexhmedin Spahiu për situatën në veri – Ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Analisti dhe publicisti, Nexhmedin Spahiu në një postim në facebook ka bërë një analizë për situatën në veri, ku ka shkruar: "Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri. Ky është suksesi I parë I Kosovës si shtet. Kur fëmija çohet për herë të parë në këmbët e veta e fillon me ecë, krejt familja I bërtasin çka je tu ba. Tek masandej kur e shohin që nuk po rrëzohet I thonë marshallah. Kur puna kryhet me sukses qortimet kalojnë."
NATO i kërkon Kosovës të “shtensionojë” menjëherë situatën në veri

NATO i kërkon Kosovës të “shtensionojë” menjëherë situatën në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Aleanca e NATO’s i ka bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, derisa theksoi se KFOR’i mbetet vigjilent në këtë rajon. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi Lungescu. Ndryshe, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë arritur të futen dje në zyrat e tyre me asistim të Policisë. Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara ...
Haradinaj: Tensionet në veri të papranueshme, Kurti të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët

Haradinaj: Tensionet në veri të papranueshme, Kurti të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Alenacës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri, duke theksuar se tendosjet në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme. “sulmet dhe lëndimi i policëve janë akte të rënda dhune dhe si të tilla janë të dënueshme dhe ka bërë thirrje që serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna e siç ka thënë ai “të mos bien pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti”, shkroi Haradinaj në Facebook. Ai më tutje i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë. “Ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta. Kosova nuk e ka luksin...
Sveçla përgëzon profesionalizmin e Policisë gjatë ballafaqimit me “grupe kriminale” në veri

Sveçla përgëzon profesionalizmin e Policisë gjatë ballafaqimit me “grupe kriminale” në veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, raporton Klankosova.tv. “Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”. “Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sul...
Largohet flamuri serb në Zubin Potok, vendoset ai i Kosovës (VIDEO)

Largohet flamuri serb në Zubin Potok, vendoset ai i Kosovës (VIDEO)

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në komunën e Zubin Potokut është vendosur flamuri i Kosovës. Disa zyrtarë të komunës, të asistuar nga Policia e Kosovës e kanë larguar flamurin e Serbisë, i cili deri më tani është aty, përcjell Klankosova.tv. Në videon më poshtë mund të shihni momentin e vendosjes së flamurit të Kosovës në Zubin Potok. https://youtu.be/4AUWu7hZidg
Policia vjen me njoftimin e fundit për situatën në veri të vendit

Policia vjen me njoftimin e fundit për situatën në veri të vendit

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka dalë me njoftimin e fundit në lidhur me ngjarjet e sotme në veri të vendit. “Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë: Informatë shtesë: Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave.Përveç pe...
Policë të lënduar në veriun e Kosovës

Policë të lënduar në veriun e Kosovës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sipas raportimeve të fundit janë lënduar katër policisë të Kosovës në veri. Policia e Kosovës ka hyrë në komunën e Zveçanit dhe të Leposaviqit, duke thyer turmat e mbledhura para këtyre komunave, pas lëshimit të sirenave nëpër qytete. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa nëpër rrugët e veriut janë parë policë me armë të gjata. Siç raportohet nga Zveçani, deri tash, janë katër policë të lënduar.
Policëve të Kosovës u dalin përpara serbët në hyrje të objekteve të komunave në veri

Policëve të Kosovës u dalin përpara serbët në hyrje të objekteve të komunave në veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Serbët lokalë kanë filluar të mblidhen tek objektet e komunave në veri, ku kandidatët shqiptarë fituan zgjedhjet. Ata nuk po lejojnë kryetarët të futen në objektet e komunës. Kjo ka shkaktuar edhe intervenimin e policisë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në disa pamje të publikuara nga Kosovo – Online, shihet se si serbët ua kanë “prerë rrugën” policisë tek objekti i komunës së Zveçanit.
Digjet vetura e Policisë së Kosovës në Zveçan

Digjet vetura e Policisë së Kosovës në Zveçan

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Një veturë e Policisë së Kosovës është djegur në Zveçan. Pamjet që vijnë nga kjo zonë, tregojnë se atje situata nuk është aspak e qetë. Pak më parë, atje janë dëgjuar të shtëna të armëve dhe është hedhur gaz lotsjellës në mes protestuesve. E gjitha kjo për shkak se një grup i serbëve atje janë mbledhur dhe nuk po e lejojnë kryetarin e ri të Zveçanit, Ilir Peci, që të hyjë brenda objektit komunal. https://twitter.com/BalkanInd/status/1662063872927309827?s=20
div.meta-author { display:none; }