News That Matters

POLITIKË

BE i bën thirrje Kosovës që ta lejojë Petkoviqin për vizitë

BE i bën thirrje Kosovës që ta lejojë Petkoviqin për vizitë

LAJME, POLITIKË
24/11/2021 14:14 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e vizitës së Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. “E dimë që vizita e Petkoviq është paralajmëruar me rregull dhe në përputhje të marrëveshjes për vizita zyrtare”, është shprehur ai për Tanjug. “I bëjmë thirrje Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin dhe t’ia lejojë vizitën”. Stano ka theksuar se lejimi i vizitave zyrtare është pjesë e rëndësishme për normalizim të marrëdhënieve”.
Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Francë

Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Francë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
22/11/2021 13:36 Kosova tashmë ka një ambasador të ri në Francë i cili do ta zëvendësoi ish-ambasadorin Qendrim Gashin. Ambasadori i ri i Kosovës në Francë është Mehdi Halimi, i cili sot ka dorëzuar letrat kredenciale tek autoritetet franceze. “Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris.
Kuvendi me performacë të dobët

Kuvendi me performacë të dobët

LAJME, POLITIKË
21/11/2021 17:19 Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës vazhdon të ketë performancë të dobët në përmbushje të agjendës legjislative. Megjithëse pak ditë na ndajnë nga muaji i fundit i vitit, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar vetëm 10 për qind të ligjeve në tërësi. Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit, sidomos në sesionin vjeshtor ku partitë u fokusuan në zgjedhjet lokale, po konsiderohet nga shoqëria civile si ndër arsyet e kësaj neglizhence. Nga opozita përgjegjsinë kryesore për performancën e dobët ia bartin mazhorancës, ndërsa në partinë në pushtet premtojnë një dinamikë të shtuar në ditët në vazhdim. Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për KosovaPress se deputetët muajtë e fundit më shume i kanë kushtuar rëndësi pjesëmarrjes në fushata zgje...
Osmani uron Biden për ditëlindje: Jemi bashkë në festimet tua

Osmani uron Biden për ditëlindje: Jemi bashkë në festimet tua

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20/11/2021 16:50 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar ditëlindjen e 79-të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Osmani thotë për Biden se si mik i vërtetë i popullit tonë dhe vendit tonë sot jemi bashkë me festimet e tij. “I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja zoti President. Si një mik i vërtetë i popullit dhe vendit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani në Twitter.
KQZ shpall rezultatet përfundimtare për 20 komuna, përveç Dragashit

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për 20 komuna, përveç Dragashit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
20/11/2021 12:19 Komisioni Qendror Zgjedhor është duke mbajtur mbledhjen për shpalljen e rezultateve përfundimtare në rundin e dytë. Por, sot nuk do të shpallet rezultati vetëm për komunën e Dragashit, njofton Klan Kosova. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë këto rezultate”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. “Gjatë ditës së sotme, e shtunë, KQZ ka pranuar konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se KQZ mund t’i shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve për Kryetar në Komunën e Dragashit”. “Siç e dini, të premten, PZAP ka marrë vendim lidhur me apelin e par...
Sot vazhdon seanca e Kuvendit

Sot vazhdon seanca e Kuvendit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
19/11/2021 09:30 Kuvendi i Kosovës do t’i vazhdojë punimet sot në orën 10:00 me 32 pikat e mbetura nga seanca e së enjtes. Kujtojmë se seanca plenare e të enjtes nisi me zëvendësimin e dy deputetëve nga radhët e PDK-së, me deputetët e rinj Rashit Qalaj dhe Isak Shabani, të cilët bënë betimin. Më pas, propozimit të PDK-së, me 80 vota për, deputeti Enver Hoxhaj u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.
BALOTAZHI

BALOTAZHI

LAJME, OPINIONE
17/11/2021   23:42 Nga Sevdail Hyseni Satirike BALOTAZHI Do t’i ngasin pelat Burrat e mejdanit, Për t’i shtrirë këmbët Përjashta jorganit! Ndonëse gjatë votimit Premtimet pinë ujë, Ndokujt dhe jorgani Do t’i dalë mbi gju’j! Tani këmbë zhveshur Nuk e kanë aq lehtë, Të ngjiten pushtetit Me shumë marifet! Nëpër këto procese Me vlera shoqërore, Vetëm qytetarët Ngelin pa favore! Ata japin votën Për mirë e mbarë, Dhe për katër vjet Na mbeten guxharë! Për fund dhe satira E nxjerr një mesazh, Hilet më të mëdha Ndodhin n’balotazh! Në zgjedhje fitojnë Ata që kanë “fat”, Me xhepat e thellë Dhe gjuhën e gjatë! Spica Metalike
Nuk ka takim trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Nuk ka takim trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

LAJME, POLITIKË
17/11/2021 15:15 Në Bruksel përfunduan të mërkurën bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre. Delegacionin e Kosovës gjatë dy ditëve negociata e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Bislimi, pas takimit të fundit me përfaqësuesin e BE-së në bisedime, Mirosllav Lajçak, tha se janë zhvilluar disa takime dypalëshe me zyrtarët evropianë dhe se tema të diskutimit kanë qenë: energjetika, të zhdukurit e luftës dhe përfaqësimi në nismat rajonale. Bislimi i hodhi poshtë akuzat e Serbisë se pala kosovare është fajtore për mungesën e takimit trepalësh. Ai tha se ekziston një “marrëveshje parimore”, në bazë të së cilë...
div.meta-author { display:none; }