News That Matters

POLITIKË

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
07/12/2021 10:55 Përparim Rama ka dhënë betimin si kryetar i kryeqytetit, para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama. “Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar”, ka deklaruar kryetari Rama. “Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama. Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e L...
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Bob Dole

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Bob Dole

LAJME, POLITIKË
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Robert “Bob” Dole. Dole ndërroi jetë sot në moshën 98 vjecare. Ai ishte një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe kontribues në rrugën për liri, e më pas për pavarësi të Kosovës. “I pikëlluar thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. I dërgojmë ngushëllime të përzemërta familjes Dole dhe kombit amerikan, teksa vajtojmë dhe nderojmë një hero amerikan dhe një përkrahës të madh të lirisë së Kosovës. U preftë në paqe”, shkruan Kurti në rrjetin social Twitter. Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë. Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesi...
Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
03/12/2021 16:14 Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se seanca e radhës plenare do të mbahet ditën e hënë. Në njoftim thuhet se seanca do të fillojë në ora 11:o0, ku në rend dite janë edhe disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara. Rendi i ditës: I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021: Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020. II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Proje...
Konjufca cakton seancën e radhës

Konjufca cakton seancën e radhës

LAJME, POLITIKË
30/11/2021 18:50 Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të hënën punimet. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka caktuar për të hënën më 6 dhjetor, në orën 11. Konjufca deri te ky vendim ka ardhur për shkak që nuk kishte kuorum në seancën e kaluar. Teksa në këtë seancë pritet të vazhdojnë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Dështon mbledhja e Kryesisë, shkak kuorumi

Dështon mbledhja e Kryesisë, shkak kuorumi

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30/11/2021 11:44 Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar. ​ Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë që kjo mbledhje është anuluar për shkak të kuorumit. “Nuk ka kuorum dhe në mungesë nuk ka ndodhur takimi. Për ne është e papranueshme që kryesia të jetë kaq jofunksionale dhe është e domosdoshme që këtë qasje ta ndryshojmë”, u shpreh ai. Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se mazhoranca ka hyrë në një krizë të thellë, e cila sipas tij po reflektohet me dështime të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë. “Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeverisë. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më ...
Sejdijaj:Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave

Sejdijaj:Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave

OPINIONE
29/11/2021 17:39 Gazetari,Shuquri Sejdijaj, ka komentuar zgjedhjen e Magdalena Andersson kryeministreshë e Suedisë. "Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave. Pas 100 vitesh kur gratë fituan të drejtën e votës nga sot vendi do të ketë një grua në krye të qeverisë." shkroi ai. Postimi i plotë: Parlamenti suedez, Riksdagen sot zgjodhi prap Magdalena Andersson (S) kryeministre të vendit. Nesër pritet që ajo të prezentoi përbërjen e re të qeverisë dhe deklaratën qeveritare. Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave. Pas 100 vitesh kur gratë fituan të drejtën e votës nga sot vendi do të ketë një grua në krye të qeve...
Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

Osmani: Serbia po tenton që ta destabilizojë Kosovën përmes strukturave ilegale në veri

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/11/2021 12:06 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se Sllovenia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për pavarësi, siç e ka mbështetur edhe pas luftës dhe në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. ADVERTISING Osmani ka thënë se janë të interesuar që ta thellojmë këtë bashkëpunim me Slloveninë. “Kosova e ka rrugën e saj të qartë e ajo është rruga e integrimit euroatlantik, për ne nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Osmani. Osmani ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur kredibilitetin sa i përket kësaj çështje. “Liberalizmi i vizave është vonuar dhe kjo e dëmton kredibilitetin e BE-së. Heqja e vizave duhet jo të ndodh...
​Presidenti slloven: BE-ja t’i heq vizat Kosovës

​Presidenti slloven: BE-ja t’i heq vizat Kosovës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/11/2021 11:33 Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Sllovenia është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kësaj të fundit, Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat. Pahor ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale. Ai në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues. Megjithatë, ai tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura. “Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai. Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur. “Në të dy këto çështje Sllovenia ës...
Presidenti slloven sot e viziton Kosovën

Presidenti slloven sot e viziton Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/11/2021 09:09 Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor sot do të arrijë për një vizitë në Kosovë. Ai me këtë rast do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Takimi i Pahorit me Osmanin do të mbahet në ora 10:00, ndërsa me Kurtin në ora 11:20. Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin slloven në kuadër të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin Ferenc Kajari.
Mandl: Liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente, përmendet në programin e qeverisë së re në Gjermani

Mandl: Liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente, përmendet në programin e qeverisë së re në Gjermani

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
25/11/2021 10:48 Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka theksuar se programi i koalicionit në Gjermani që do ta formojë qeverinë e re përmend liberalizimin e vizave për Kosovën. Mandl ka shkruar në Twitter se liberalizimi i vizave është urgjente dhe e rëndësishme për Kosovën, pasi kriteret janë përmbushur që një kohë të gjatë. “Në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur që një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh”, shkroi eurodeputeti. Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan dje marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë de...
div.meta-author { display:none; }