14/12/2021 19:12
Ka përfunduar numërimi i votave me postë për garën e të parit të Komunës së Dragashit.
Bexhet Xheladini i LDK-së prin me 470 vota, ndërsa Shaban Shabani i PDK-së mori gjithsej 173 vota.
14/12/2021 18:18
Hisen Berisha i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me situatën në të cilën gjendet vendi sa i përket çështjes me energjinë elektrike.
E derisa reduktimet ndodhën edhe në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës parlamentare, deputetët janë duke zhvilluar punimet përmes sistemit me gjenerator, përcjell Klankosova.tv.
Megjithatë, me të marrë fjalën, Berisha u përball me një problem me mikrofonin, për të cilin u shpreh se iu ndal përsëri për shkak të rrymës por për të u gjet zgjidhja me gjenerator, e për këtë ai kërkoi që të furnizohen me energji edhe qytetarët.
”Me i lidh edhe qytetarët me qet gjeneratorin tonë, se na si qeveri jemi të socializëm me qytetarë.
A erdh rryma a jo?”, u shpreh tutje Berisha
14/12/2021 14:00
Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Osmani u zotua se do të ofrojë mbështetje për të gjitha grupet e margjinalizuara, në veçanti për gratë, shkruan KP.
Ajo theksoi se në Kosovë ka shumë raste të diskriminimit të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptianë.
“Ju inkurajoj që të vazhdoni punën e deritanishme në mënyrë që të vazhdohet mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve. Këshilli ka qëllim të mbrojë komunitetet. Do të punojmë që këto probleme të eliminohen për grupet e margjinalizuara. Në agjendën tonë është edhe fuqizimi i gruas, problemet me mungesën e punësimit dhe dhunën në familje. Kjo do të realizohet pa dallim përkatësie. Pandemia në veçanti i ka goditur gratë të komunitetit jo-shumicë. Do të ...
13/12/2021 13:33
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur me ministrin e Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, FATON Peci, për çështjen e anulimit të thirrjes për grante, raporton Express
Musliu ka kërkuar nga ministri peci të tregojë në cilën datë e ka anuluar thirrjen për grante dhe ku e ka publikuar, pasi sipas saj, vendimi nuk është i publikuar në ëeb faqen e ministrisë.
“Me datën 25 nëntor kam adresuar çështjen se çfarë po ndodh me thirrjen për grante, që është shpallur në janar të vitit 2021 dhe ka përfunduar në mars të këtij viti, meqë kam marrë shumë pyetje nga qytetarët se nuk e kanë ditur se çka po ndodh, në atë seancë ju për herë të parë jeni deklaruar se ajo shpallje apo ajo thirrje është anuluar. Pyetja konkrete për juve është kur...
13/12/2021 12:16
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës që po mbahet në Kuvend, se si do ta zgjidhë problemin e rrymës.
Haradinaj tha se me uljen e temperaturave Kosova do të ketë krizë energjetike.
“Sot dua ta shprehu shqetësimin për gjendjen me energji, temperaturat kanë filluar me ra edhe reduktimet ia kanë filluar. Na ka ra terri, po hyjmë në një krizë energjetike. Dëshiroj me pyet kryeministrin si do ta kalojmë këtë dimër? Çfarë strategjie do të përdorim në të ardhmen që të mos na përsëriten. Njëkohësisht Kurti i tha jo një projekti të një alternative në energji të gazit. Na la edhe pa këtë projekt. Meqë po e shohim që ky dimër është i vështirë, si do ta zgjidhni situatën. Të lutem tregoni si do ...
12/12/2021 13:33
Lëvizja Vetëvendosje është e palëkundur në qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti, thonë se pavarësisht presioneve ndërkombëtare s’do të pranojnë asnjë kushtëzim, megjithëse sipas tyre po tentohet të ndërlidhet liberalizimi i vizave me Asociacionin.
Nga partia në pushtet theksojnë se nuk do të ngutën për dialogun Kosovë-Serbi, pasi konsiderojnë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po tenton të shtyjë përpara agjendën e tij para zgjedhjeve parlamentare atje.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyeseni, thotë për KosovaPress, se kushtëzimet e BE-së dhe Serbisë nuk do të sjellin progres në dialog.
“Ne po kushtëzohemi edhe një herë tjetër me Asociacionin duke u thirr me atë se po e b...
11/12/2021 12:25
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe aleatëve të tij evropianë që të bëjnë më shumë për të parandaluar që Ballkani Perëndimor të rrëshqasë sërish në konflikt etnik, duke i akuzuar këta të fundit për humbje të besueshmërisë dhe autoritetit në rajon.
Gërvalla tha në një intervistë për Newsweek, se Rusia dhe aleatët e saj rajonalë – veçanërisht në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë – po shfrytëzojnë hezitimin e Bashkimit Evropian dhe po nxisin të njëjtat ndarje etnike që tërhoqën Ballkanin në dhunë brutale në vitet 1990.
Ajo sugjeroi se një ndryshim i tillë po hap derën për ndikim më të madh rus dhe kinez në zemër të kontinentit evropian.
“Duke injoruar gjerësisht rreziqet në rritje, BE-ja ka humbur – ...
10/12/2021 19:14
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 47-ën me radhë, në të cilën ka miratuar njëmbëdhjetë projektligje, tri udhëzime administrative dhe vendime të tjera të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Në hapje të mbledhjes, Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Jemi në javën e sensibilizimit të rëndësisë të luftës kundër korrupsionit dhe para se të nis mbledhjen e sotme, dua t’ju siguroj se do të vazhdojmë të mbrojmë dhe të angazhohemi deri në fund për kauzën, që na ka sjellë në qeverisje, pra drejtësi, barazi dhe luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit në çdo cep të Republikës”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se vlerësimet e përvitshme t...
09/12/2021 16:06
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mediat serbe janë duke raportuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Presionet që vijnë nga mediumet e kontrolluara nga A. Vuçiq nuk mund ta ndalin betejën tonë për të drejta”,ka thënë Kamberi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
08/11/2021 10:04
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, e cila do të fillojë nga ora 12:00, pritet të diskutohet për përgatitjen e seancës se ardhshme plenare.
Njëra ndër pikat është shqyrtimi i raportit vjetor të KQZ-së për vitin 2020, si dhe shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2022.
Rendi i ditës:
– Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
– Përgatitjet për seancën e radhës:
– Deklarimet jashtë rendit të ditës,
– Pyetjet parlamentare,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në...