News That Matters

POLITIKË

VV mburret me qeverisjen në vitin 2021

VV mburret me qeverisjen në vitin 2021

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
24/12/2021 12:26 Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugujevci, ka thurur lavde për punën e Qeverisë Kurti gjatë vitit 2021. Gjatë seancës plenare në deklarimet jashtë rendit të ditës, Bugujevci tha se nën qeverisjen e Albin Kurtit është arritur shkalla më e lartë e vaksinimit kundër COVID-19 në rajon. Në foltoren e Kuvendit, ajo tha se ekzekutivi po e godet krimin pa dallim etnie, derisa theksoi se këtë vit vendi ka shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik. “Gjatë vitit që po lëmë pas ishim ne që siguruam dozat e vaksinën Pfizer dhe sot kemi shkallën më të lartë të vaksinimit të popullatës në rajon. Me këtë rast dua të falënderoj ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për punën që e ka bërë në këtë drejtim. Ishim ne që filluam mbësht...
Presidenti kroat: “Ballkani i Hapur” është palidhje nëse Kosova nuk trajtohet njëjtë

Presidenti kroat: “Ballkani i Hapur” është palidhje nëse Kosova nuk trajtohet njëjtë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
23/12/2021 12:14 Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani tha se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është “palidhje” nëse nuk do ta mbulonte Kosovën në mënyrë jo të barabartë me shtetet tjera, raporton Gazeta Express. Milanoviq tha se nëse kjo iniciativë do të kishte qëllime të mira, atëherë duhej të merreshin parasysh. “Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë në mënyrë sipërfaqësore do ta komentoj, sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte. Nëse iniciative i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim ndoshta parasysh, me kusht që të merret parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha Presidentja Osmani. Nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet”, tha Milanoviq. “Nëse kjo...
Edhe ministrja Gërvalla e priti presidentin kroat

Edhe ministrja Gërvalla e priti presidentin kroat

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
23/12/2021 10:44 Veç presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila e priti homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq, e pranishme ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schëarz, njofton Klankosova.tv. Kjo paraqitje e Gërvallës vjen një ditë pasi ajo nuk ishte e pranishme në një komision për të raportuar, pasi sipas një njoftimi, ministrja pati një rast urgjent jashtë shtetit.
Zaev edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Zaev edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit

LAJME, POLITIKË
22\12\2021 17:27 Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në Kuvend e dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar nga pozita e kryeministrit. Ai dorëheqjen e dorëzoi përmes letrës duke theksuar se nuk do ta arsyetojë gojarisht në Kuvend, ndërsa në letër, si arsye i përmend rezultatet e zgjedhjeve të kaluara dhe momentin politik në të cilën ndodhet vendi. “Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev. Në letër shkruan se në mandatin e tij janë marrë po ashtu edhe vendime hi...
Delegacioni afrikan thuhet se erdhi dje, Qeveria ende pa informacione

Delegacioni afrikan thuhet se erdhi dje, Qeveria ende pa informacione

LAJME, POLITIKË
22\12\2021 14:21 Ditë më parë i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njoftoi se i ka dërguar një letër kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për njohjen e gatshme të një shteti afrikan për Kosovën. Pacolli mes tjerash deklaroi se rreth kësaj njohje nuk ka marrë konfirmim nga Kurti, teksa ky delegacion parashihej që të vinte në Kosovë të martën (dje). Brenda AKR-së bëjnë të ditur se delegacioni i një shteti afrikan ka ardhur dje në Kosovë ashtu siç është paraparë. I njëjti burim pohon se delegacioni është vendosur në një hotel në periferi të Prishtinës.
Haxhiu për marrëveshjen me Danimarkën: E kemi të drejtën të refuzojmë ndonjë të burgosur

Haxhiu për marrëveshjen me Danimarkën: E kemi të drejtën të refuzojmë ndonjë të burgosur

LAJME, POLITIKË
22/12/2021 14:02 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova e ka të drejtën të refuzojë ndonjë të burgosur nga Danimarka. Duke raportuar për marrëveshjen për qelitë me Danimarkën, ajo tha se të burgosurit që kanë vepër për pedofili ose ndonjë vepër sensitive, do të refuzohet. “Kosova e ka të drejtën e refuzimit për ndonjë të burgosur, kur marrim njoftimin që i burgosi nëse shohim që ai ka ndonjë vepër për pedofili ose për ndonjë vepër tjetër më sensitive dhe Kosova parasheh dënim më të madh, ne mund ta refuzojmë të burgosurin të vijë ta vuajë dënimin. Personat janë me rrezikshmëri të mesme, dhe çështja e të paraburgosurve që nisen në qendra tjera besoj që do të mund ta bëjmë një zgjidhje që familjarët të mos kenë vështirësi për t’i vizituar ata”, tha Haxhiu. Më tej,...
PDK nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”, kritikon mazhorancën për agjendën parlamentare

PDK nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”, kritikon mazhorancën për agjendën parlamentare

LAJME, POLITIKË
21\12\2021 19:06 PDK nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”, kritikon mazhorancën për agjendën parlamentare Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se mazhoranca nuk ka arritur arritur të implementojë as 20 përqind nga ajo që është prezantuar në fillim të vitit. Derisa ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në samitin “Ballkani i Hapur”. Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se kanë pritur që të implementohej rreth 60 përqind e agjendës legjislative. “Kur e sheh agjendën parlamentare dhe implementimin e saj, lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare nuk është arritur të implementohet as 20 përqind e asaj që është preza...
Të premten mbahet seanca plenare e Kuvendit

Të premten mbahet seanca plenare e Kuvendit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
21\12\2021 18:54 Të premten, më 24 dhjetor 2021, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës. Kështu vendosi sot kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e të premtes, Kuvendi pritet të shqyrtojë një varg projektligjesh. Sipas agjendës së përcaktuar, pritet të shqyrtohen pesë projektligje që ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare, 22 projektligje në shqyrtim të parë dhe dy projektligje në shqyrtim të dytë. Në këtë seancë Kuvendi pritet të hyjë në procedurë të votimit për të zgjedhur drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, anëtarët e ...
Pasi e gjuajti me ujë ministrin Peci, deputetja Musliu paralajmëron padi ndaj tij

Pasi e gjuajti me ujë ministrin Peci, deputetja Musliu paralajmëron padi ndaj tij

LAJME, POLITIKË
21/12/2021 16:16 Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dalë në konferencë për media për të sqaruar situatën e përplasjes me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, pasi ky i fundit po raportonte në Komisionin për Mjedis. Ajo thotë se është akuzuar nga ministri Peci që qëndron prapa grupeve të krimit të organizuar dhe për këtë ka paralajmëruar padi ndaj tij. Tutje, Musliu thotë se është ofenduar nga ministri Peci kinse ka marrë grante dhe thotë se ia ka kthyer në mënyrë të njejtë, pasi as ajo e as familja e saj thotë se s’kanë përfituar grante. “Nga data 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga z.Peci për të ditur se çka ka ndodhur në thirrjen për grante që është bërë në janar 2021 dhe është mbyll në mars të këtij viti, deri më 25 nentor bujqit e fermerët kanë qenë në terr informativ…Në mbledhjen...
div.meta-author { display:none; }