News That Matters

POLITIKË

Ish-ministri Berisha: Kurti duhet t’i sqaroj popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit

Ish-ministri Berisha: Kurti duhet t’i sqaroj popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26\12\2021 20:08 Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i sqarojë popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit. Ai tha se pyetja logjike dhe praktike që duhet të shtrohet është se në cilin vend, sipas tij, së paku në Europë, i mundësohet një kryeministri të mos marrë asnjë detyrim e përgjegjësi për punën që i është besuar, e që në fund të fundit edhe paguhet. “Për t’i përmirësuar e zgjidhur çështjet të cilat nuk janë menaxhuar mirë nga qeveritë e kaluara?! Apo për të vazhduar nga pozita e kryeministrit me opozitarizmin e fajësimit të tjerëve ndërkohë që shfrytëzon të gjitha privilegjet e pushtetarit më të fuqishëm në vend?!” shkroi Berisha në një postim në Facebook. Tutje, ai deklaroi se mungesa e marrjes së përgjegjë...
Eksperti gjerman arrin në KEK, pritet të jetë vetëm monitorues për riparimin e njësisë B2

Eksperti gjerman arrin në KEK, pritet të jetë vetëm monitorues për riparimin e njësisë B2

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26\12\2021 19:53 Eksperti gjerman që pritet ta saktësoj problemin e turbinës të bllokut “B2” të termocentralit “Kosova B” ka arritur dje. Brenda KEK-ut thuhet se eksperti në fjalë është vetëm monitorues, ndërkohë e gjithë puna do të kryhet nga ekspertët e KEK-ut dhe gjatë ditëve në vijim pritet të saktësohet data e sanimit dhe e rikthimit në punë të njësisë prodhuese “B2”. Ndërsa, sa i përket situatës me energjinë, kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë të diel tha se e kupton frustrimin e qytetarëve, por që sipas tij, këto janë shkak i qeverive të kaluara.
Shefi i ushtrisë kërkon vazhdimin e misionit paqeruajtës zviceran në Kosovë: Situata politike është tensionuar

Shefi i ushtrisë kërkon vazhdimin e misionit paqeruajtës zviceran në Kosovë: Situata politike është tensionuar

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26\12\2021 16:46 Shefi i ushtrisë, Thomas Süssli, duke u kthyer nga një vizitë në Ballkan, synon t’i kërkojë parlamentit vitin e ardhshëm të zgjasë angazhimin zviceran në Kosovë. Sipas tij për momentin nuk është e mundur t’i jepet fund misionit paqeruajtës, pasi situata politike është tensionuar. “Nëse trupat e misionit të paqes tërhiqen nga Kosova dhe Bosnja, këto vende ka të ngjarë të bien sërish në paqëndrueshmëri të madhe”, tha Thomas Süssli në një intervistë për Sonntagsblick. Ushtria zvicerane ka marrë pjesë në misionin e paqes në Kosovë që nga viti 1999, shkruan Letemps. Për sa i përket angazhimit të ushtrisë në luftën kundër COVID-19, ushtria thirri edhe 120 ushtarë të tjerë për një shërbim mbështetës, kryesisht në pjesën frëngjisht-folëse të Zvicrës, pasi kishte mungesë ...
Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës: Është në muajin e mjaltit

Isa Mustafa i reagon Përparim Ramës: Është në muajin e mjaltit

LAJME, POLITIKË
26/12/2021 13:23 Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”. Pasi e pa videon, Mustafa i tha Gazetës Express se Përparim Rama është në ‘muajin e mjaltit’. “Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa, duke komentuar deklaratën e Ramës. Rama më 7 dhjetor e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës më të rëndësishme në vend. Kryetarit të Prishtinës iu përmend ish-kryetari i LDK-së në emisionin Oxygen, që u transmetua të shtunën. “Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur. Ai shtoi se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”. Si kryetar, Rama tha se u ka borxh vetëm q...
Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rrymën

Kurti fajëson qeveritë e kaluara për rrymën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/12/2021 13;05 Teksa po mbante fjalim në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend. Për këtë Kurti ia hodhi fajin qeverive të kaluara, duke u shprehur se se e kanë lënë Kosovën në terr. Kurti tha se e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”. Ai tha se në kulmin e problemeve kishim edhe luftimin e vazhdueshëm të pandemisë. Ndërsa, për energjinë elektrike tha se ndjehet i frustruar njësoj sikur qytetarët. “Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike të shkaktuar sa nga faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq nga mugesa e vizionit për të marrë vendi...
Molliqaj reagon sërish për situatën e rënduar me energji elektrike: Nuk zmbrapsemi, hetim!

Molliqaj reagon sërish për situatën e rënduar me energji elektrike: Nuk zmbrapsemi, hetim!

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
25\12\2021 18:38 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se hetimet në lidhje me krizën energjetike duhet të ndodhin shpejt. Transparenca dhe llogaridhënia, sipas tij, janë urgjencë në këtë situatë. “Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj. Nuk zmbrapsemi. Hetim! Menaxhmenti i ri i KEK-ut paska reaguar ndaj pyetjeve që i ngritëm ne sot në konferencë, me po të njëjtën gjuhë e shpjegim të KEDS-it. Dallimi është që këta nuk i paskan lexuar fare çështjet që i ngritëm ne, por thjeshtë paskan lexuar atë që e tha KEDS-i. Pra kemi bashkëkoordinim në mes Qeverisë, Menaxhmenti i r...
Si pasojë e gjendjes emergjente të energjisë, kabineti i Konjufcës i drejtohet me një letër Administratës së Kuvendit!

Si pasojë e gjendjes emergjente të energjisë, kabineti i Konjufcës i drejtohet me një letër Administratës së Kuvendit!

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
25\12\2021 15:46 Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i është drejtuar me administratës se Kuvendit me një letër, rreth krizës energjetike që ka kapluar vendin. Përshëndetje, Shpresoj se jeni mirë me shëndet dhe punët po ju ecin mbarë. Siç jeni në dijeni, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shpallur gjendjen emergjente te energjisë në vendin tonë. Si pasojë e gjendjes emergjente të energjisë, ju bëjmë thirrje të vendosim disa masa edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës si në vijim; 1.Të mos harrohen, apo të ketë kujdes të shtuar me dritat ne zyrat tona, dhe korridoret e objektit të Kuvendit. 2.Të fiken kompjuterët dhe printerët pas përfundimit të orarit, dhe pajisjet tjera të cilat mund te shpenzojnë energji (tv, klima për ngrohje etj) 3.Të ketë kujdes të...
Presidenca reagon për armatimin e Serbisë me raketa

Presidenca reagon për armatimin e Serbisë me raketa

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
25/12/2021 Shefi i Stafit në kabinetin e presidentes të Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pasi Serbia po vazhdon të blejë raketa nga Rusia. Vela, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se blerja e vazhdueshme të armëve ruse nga Vuçiq rrezikon paqen në Ballkan. Ai ka thënë se ky veprim i Serbisë duhet të sanksionohet. “Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiqi rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjet i Rusisë për të rivendosur sferat e ndikimit kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Prandaj, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen”, ka shkruar Vela në Twitter.
Vuçiq: Djegia e flamurit serb është akt i paqytetëruar – Rama është në presion

Vuçiq: Djegia e flamurit serb është akt i paqytetëruar – Rama është në presion

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
25\12\2021 11:33 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në presion. Kjo pasi gjatë vizitës së tij në Tiranë, ditë më parë pati edhe protestë kundër nismës “Open Balkan” ku nuk mungoi as djegia e flamurit serb. Në një intervistë për Danas, Vuçiq vlerëson se djegia e flamujve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ngjarje. “Është e paqytetëruar të digjen flamujt e të tjerëve. Ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, të mos ju them se në çfarë presioni është Rama për këtë, dua të shkojmë pa kufij, të shtyjmë njëri-tjetrin”. Tutje Vuçiq për “Open Balkan” tha se është projekti më i madh i paqes për të cilin ka punuar Ballkani ndonjëherë. “Është më...
Musliu: Po e bëj një pyetje, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal

Musliu: Po e bëj një pyetje, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
24/12/2021 12:34 Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, bëri një koment jo të zakonshëm përderisa po i bënte pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, për një prishje të rrugës në fshatin Mazgit të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë. “Po e bëj një pyetje shtesë , ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal se po lypi pak hollësi”, tha Musliu kur u pyet nga kryeparalmentari Konjufca nëse dëshiron të bëj pyetje shtesë. Komenti i Musliut vie pas përplasjes që pati para dy ditësh me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili e akuzoi deputeten për përfshirje në grup kriminal, për çka, Musliu e gjuajti ministrin me ujë.
div.meta-author { display:none; }