News That Matters

POLITIKË

Nuk ka kuorum për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare

Nuk ka kuorum për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/12/2021 12:45 Në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare. Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit në mes të Ambasadës të Shteteve tw Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkëmbim akademik në programin Fullbright, votuan vetëm 58 deputetë nga 87 sa ishin në sallë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se duket se rezultati do të jetë i njëjtë edhe për marrëveshjet e tjera, andaj nuk po vazhdojmë me votim për marrëveshjet e tjera.
Bajrami: Veriu i ka kushtuar Kosovës mbi 27 milionë euro, deri në fundvit prek 40 milionë

Bajrami: Veriu i ka kushtuar Kosovës mbi 27 milionë euro, deri në fundvit prek 40 milionë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\12\2021 19:38 Hykmete Bajrami tha se furnizimi i Veriut me Energji Elektrike i ka kushtuar KOST-it mbi 27 milionë euro dhe kjo shifër do të rritet deri në fund të vitit. Ish-ministrja e Financave ka thënë në “Direkt”, se Kosova do ta paguaj shifrën më të lartë ndonjëherë përmes dividentës. “Vetëm energjia e Veiut, që KOST-i e tërheq nga rrjeti i interkoneksionit evropian deri më 16 nëntor i ka kushtuar Kosovës 27.8 milionë euro. Sipas parashikimeve të KOST-it deri në përfundim të vitit për veriun bëhen shpenzime deri në 40 milionë euro”, ka thënë Hykmete Bajrami në “Direkt”. “Është fatura më e lartë që duhet me e pagu Qeveria e Kosovës përmes dividentës së KOST-it, vetëm për komunat e veriut”, tha ndër të tjerash Bajrami. Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës është debatu...
Eksperti amerikan vlerëson se Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

Eksperti amerikan vlerëson se Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\12\2021 19:22 Eksperti amerikan Alon Ben-Meir vlerëson se marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” do të ishte e mirë vetëm nëse gjashtë shtetet e Ballkani Perëndimor do të merrnin pjesë në të. Ben-Meir thekson se kjo marrëveshje do të ishte e mirë edhe nëse Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia, teksa siç janë rrethanat tani bën që Serbia të jetë lojtari dominues. “Marrëveshja e Ballkanit të Hapur” do të ishte mirë nëse të gjashtë shtetet e #Ballkanit Perëndimor do të merrnin pjesë në të dhe Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia. Siç qëndron tani, ajo lejon #Serbinë të jetë lojtari dominues”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.
Dugolli: Edhe po ta kishim marrë qeverinë e Shtëpisë së Bardhë, nuk do të mund ta menaxhonim më mirë këtë situatë të rëndë

Dugolli: Edhe po ta kishim marrë qeverinë e Shtëpisë së Bardhë, nuk do të mund ta menaxhonim më mirë këtë situatë të rëndë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\12\2021 19:15 Për shkak të mungesës së kuorumit, sot në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi vendimi i qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli seancën e sotme e cilësoi si një mish-mash. “Në vend se të përfundonim ashtu siç e do rendi dhe nevoja, që të votonim për këtë vendim të qeverisë, për të cilin në fillim opozita akuzonte qeverinë që është vonuar, ajo e shtroi debatin dhe kur erdhi në përfundim, nuk morën pjesë në votim fare. Kjo është një hipokrizi e tyre”. Dugolli u shpreh se për një periudhë mbi 20-vjeçare nuk është menduar sektori i energjisë si i rëndësishëm dhe se qeveritë e kaluara është dashur të investonin aty. “Termoelektranat në Kosovën A dhe B janë shumë të vjetra, teknologjia e prodhimit të energj...
Kriza energjetike, Haradinaj: Kurti po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve

Kriza energjetike, Haradinaj: Kurti po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\12\2021 17:43 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka kritikuar se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka neglizhuar zgjidhjen e krizës energjetike. Në seancës plenare për debatin parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë, të iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haradinaj theksoi se për mbi 9 muaj qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori masa me kohë për të mos përfunduar në reduktime të ashpra të energjisë elektrike, që po rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve. “Sektori i energjisë ndër vite është viktimë e jo-stabilitetit politik. Ndërrimi i shpeshtë i politikave të institucioneve ndërkombëtare relevante edhe në pamundësi të një ambienti të favorshëm në realizimin e projekteve kapitale në funksion ...
Nuk miratohen masat e emergjencës për energji elektrike

Nuk miratohen masat e emergjencës për energji elektrike

LAJME, POLITIKË
28/12/2021 15:33 Deputetët e Kuvendit të Kosovës të martën nuk kanë arritur të miratojnë vendimin e ekzekutivit për masat e emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike i marrë në mbledhjen e Qeverisë të premten më 24 dhjetor. Pas votimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kuorum për t’u votuar ky vendim dhe deputetët shkuan në pauzë për t’u kthyer më pas rreth orës 16:00. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë debatuar të martën, 28 dhjetor, lidhur me krizën energjetike, në seancën e thirrur për aprovimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të emergjencës gjatë furnizimit me energji elektrike. Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, kishte kërkuar nga deputetët që ta aprovojnë vendimin e Qeverisë të marrë të premten, më 24 dhje...
Tahiri pyet Qeverinë: A jeni në gjendje të zotoheni se brenda 10 ditësh merr fund reduktimi i rrymës?

Tahiri pyet Qeverinë: A jeni në gjendje të zotoheni se brenda 10 ditësh merr fund reduktimi i rrymës?

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\12\2021 14:14 Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pyetur Qeverinë nëse janë në gjendje t’u thonë qytetarëve që reduktimet do të përfundojnë brenda 10 ditësh. Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për krizën energjetike, Tahiri tha se edhe pse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë më keq se Kosova në këtë aspekt, qytetarët e këtyre dy shteteve nuk po përballen me reduktime ashtu si kosovarët. “I vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që qytetarët janë të prekur me rrymë është Kosova. Kriza i ka përfshirë të gjithë. Reduktime nuk ka as në Maqedoninë e Veriut e as në Shqipëri. Këtë e kam të konfirmuar në rrugë zyrtare nga zëvendësministri i Maqedonisë dhe ministri përkatës në Shqipëri”. “Edhe pse janë më keq se ne, këto dy ...
VV-ja e sheh të domosdoshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike

VV-ja e sheh të domosdoshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike

LAJME, POLITIKË
28/12/2021. 12:52 Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në kohën kur vendi gjendet në krizë energjetike duhet të shtohen masa që i mundësojnë qeverisë të marrë veprime. Ajo, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka deklaruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë është e vetmja mënyrë për ta kthyer prodhimin e energjisë elektrike të Kosovës për furnizim. “Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje me 40 nënshkrime ka ftuar këtë seancë të jashtëzakonshme derisa njëjti rekomandim i qeverisë ka shkuar edhe në Komisionin për Ekonomi edhe ka marrë mbështetjen e komisionit. Ajo që ne kemi mbështetur është që vendimi i qeverisë t’i sillet kuvendit brenda tri ditëve pas miratimit në qeveri dhe i njëjti është sjellë m...
Krasniqi, Rizvanollit: Ti as detyrën e ministres nuk po di ta bësh veç po provon

Krasniqi, Rizvanollit: Ti as detyrën e ministres nuk po di ta bësh veç po provon

LAJME, POLITIKË
28/12/2021. 12:39 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, nuk po di ta bëj detyrën veç po provon. Krasniqi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për masat emergjente për furnizim me energji e pyeti ministren Rizvanolli se kë po e mashtron ajo? “Ministrja e nisi shumë mirë fjalën e vet tha “Nuk po di si me u përgjigj po provojë”. Realisht ti as detyrën e ministres nuk po din ta bësh vetëm po provon. Përderisa ti je duke provouar shumë njerëz janë në terr edhe në ftohtë. Këto 20 milionë na paskan siguruar dritat”. “Çka do ti thoni banorëve në “Kroin e Vitakut” që tre ditë nuk kanë rrymë. A është ndalë restrikcioni atje. Çka do t’i thoni qytetarëve që nuk kanë rrymë mbi 12 orë? Kënd po e mashtroni. Kë po e mashtroni...
Ministri Mehaj e pret nesër me nderime ushtarake homologun turk

Ministri Mehaj e pret nesër me nderime ushtarake homologun turk

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/12/2021 12:32 Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër pret në vizitë zyrtare homologun e tij turk Hulusi Akar. Pritja do të nisë nga ora 13:30 me nderime ushtarake. Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve. Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar. Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
div.meta-author { display:none; }