News That Matters

POLITIKË

OKB i reagon Kurtit dhe Gërvallës për shpalljen ‘’non-grata’’ të zyrtarit rus të UNMIK-ut

OKB i reagon Kurtit dhe Gërvallës për shpalljen ‘’non-grata’’ të zyrtarit rus të UNMIK-ut

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
02/01/2022 12:53 Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pasi Kosova shpalli non-grata një zyrtar rus të UNIMIK-ut. Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara thuhet se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje, përcjell Klankosova.tv. ”Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non grata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të...
Ky është urimi i Bedri Hamzës me rastin e Vitit të Ri 2022

Ky është urimi i Bedri Hamzës me rastin e Vitit të Ri 2022

POLITIKË, Storiet Kryesore
31/12/2021 11:41 Kryetari i komunës së Mitrovcës, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë qytetarët e Mitrovicës me rastin e festës së ndërrimit të motmoteve, shkruan "Radio-Ylberi" Më poshtë urimi i Hamzës: Në emër të Komunës së Mitrovicës, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar shëndet, harmoni, lumturi dhe çdo të mirë në jetë. Uroj që viti 2022 të jetë një vit i begatë për të gjithë, të jetë një vit i ndryshimeve pozitive, një vit që do të sjellë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Viti i Ri 2022, uroj dhe shpresoj që t’i përmbushë të gjitha dëshirat dhe synimet tuaja. Urime të përzemërta dhe suksese për të gjithë në vitin 2022.
Osmani dekreton Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2022

Osmani dekreton Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2022

LAJME, POLITIKË
30\12\2021 17:16 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2022. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e Presidentes Osmani. Kujtojmë se 65 deputetë ishin pro në votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
​Nagavci: S’do tolerojmë asnjë rast abuzimi me fëmijët në institucionet arsimore

​Nagavci: S’do tolerojmë asnjë rast abuzimi me fëmijët në institucionet arsimore

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
30\12\2021 13:26 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë nuk do të tolerohen abuzimet me fëmijë në institucionet edukative e arsimore. Ajo ka thënë se një prej prioriteteve të kësaj ministre është parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. Ministrja e Arsimit ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim. “Sa i përket çështjes së kodit etik, janë disa raste me të cilat jemi marrë si raste individuale, referuar edhe rastet për ngacmime apo për dhunën që ka ndodhur ndaj fëmijëve, dhe kjo është një nga prioritetet tona, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijët në institucionet tona edukativo-arsimore. Në këtë drejtim do të punohet, ndonëse legjislacioni nuk është se nuk është i përcaktuar në këtë lëmi, por shumë herë...
Sejdiu: Qeveria profesionalisht e paaftë por nuk është korruptive

Sejdiu: Qeveria profesionalisht e paaftë por nuk është korruptive

LAJME, POLITIKË
29:12:2021 21:32 Opinionisti politik Dardan Sejdiu, vlerëson se viti që po lëmë pas është njëri prej viteve më të vështira teksa foli për vitin qeverisës së Albin Kurtit. “Është një prej viteve të vështira, është vit post-pandemik me mbyllje të mëdha, është një vit në të cilin ndodhë një hapje graduale, është vit në të cilin unë personalisht kam pritur që të jetë vit më ambicie të mëdha e me agresivitet me të madh sa i përket pjesës së qeverisë dhe qeverisjes, së paku entuziazmin e njëjtë që e kemi parë prej diasporës që të shpenzojë në Kosovë ta ketë edhe qeveria, të rikthej besim në ekonomi dhe në potencial. Por, në anën tjetër e kemi një rivendosje të një elementi në qeverisje e cila do të duhet të ishte domosdoshmëri në çdo qeverisje, e që është një tolerance zero kundrejt çfa...
Dështon edhe në rundin e tretë zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses, konkursi do të përsëritet

Dështon edhe në rundin e tretë zgjedhja e dy gjyqtarëve të Kushtetueses, konkursi do të përsëritet

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29\12\2021 21:19 Edhe raundi i tretë i votimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka përcaktuar përfundimisht se cilët do të jenë dy gjyqtarët e Kushtetueses. Në këtë raund votimi kandidatë ishin Etrur Maloku, Bardh Bokshi dhe Hilmi Jashari. Në procesin e votimit morën pjesë 79 deputetë, prej tyre 5 vota ishin të pavlefshme. Etrur Maloku mori 43 vota, Bardh Bokshi 41 vota dhe Hilmi Jashari 18 vota, duke mos arritur asnjëri prej tyre të merr votat e mjaftueshme. Lexo po ashtu: Kuvendi dështon të zgjedhë edhe në raundin e dytë dy gjyqtarë për Kushtetuese Për t’u zgjedhur, kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm në seancë dhe që votojnë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka marrë ...
Konjufca: Projektligjit për konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do t’i japim prioritet

Konjufca: Projektligjit për konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do t’i japim prioritet

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29\12\2021 18:50 Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së paluajtshme nga Qeveria e Kosovës. “E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka shkruar Konjufca në Facebook. Ai thotë se do të kujdeset që ky ligj të trajtohet me prioritet. “Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet”. I pari i Kuvendit thotë se pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’iu kthehet qytetarëve. Ndryshe Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustif...
Molliqaj dëshmon në Polici lidhur me rastin e KEDS-it, thotë se hetimet tashmë kanë nisur

Molliqaj dëshmon në Polici lidhur me rastin e KEDS-it, thotë se hetimet tashmë kanë nisur

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29\12\2021 17:03 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka dëshmuar në polici lidhur me degradimin e KEDS-it. Në një shkrim në Facebook, ka shkruar se hetimet tashmë kanë nisur, duke thënë se qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat. “Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, është shprehur Molliqaj. Tutje ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që kanë informacione që t’i bashkohen hetimet. “Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashk...
Kuvendi dështon të zgjedhë në raundin e parë dy gjyqtarë të Kushtetueses

Kuvendi dështon të zgjedhë në raundin e parë dy gjyqtarë të Kushtetueses

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29\12\2021 16:29 Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, ku asnjë nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme për këtë pozitë. Në votim kanë marrë pjesë 90 deputetë, ku pesë vota kanë qenë të pavlefshme, ndërsa Etrur Maloku ka marrë 56 vota, Bardh Bokshi 31 vota, Hilmi Jashari ka marrë 25 vota, Vigan Qorrolli 22 vota dhe Shukri Sylejmani 14 vota. Pas përfundimit të votimit, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se do të ketë edhe një raund të dytë të votimit, por që do të hiqet kandidati më pak i votuar. Më pas, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30.
Qeveria mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, këto janë të gjitha vendimet që u morën sot

Qeveria mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, këto janë të gjitha vendimet që u morën sot

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29\12\2021 15:51 Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 52-të me radhë, njëherit të fundit për këtë vit, në të cilën ka aprovuar shtatë projektligje, gjashtë koncept dokumente, dhe vendime të tjera. Pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar, ishte Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës, qëllimi i të cilit është organizimi dhe funksionimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, mënyra e punës dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri, bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. ...
div.meta-author { display:none; }