News That Matters

POLITIKË

Osmani pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodik: Përveç korrupsionit, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje

Osmani pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Dodik: Përveç korrupsionit, ai ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnje

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05\01\2022 22:13 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Osmani shkroi në Twitter se përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar paqen dhe sigurinë në Bosnjë. Ajo ka ftuar edhe vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lexo po ashtu: SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut “Një vendim shumë i nevojshëm i marrë nga administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin...
Hoti: Serbia po bën lojë me çështjen e të zhdukurve

Hoti: Serbia po bën lojë me çështjen e të zhdukurve

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05/01/2022 Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të garantojë që çështja e personave të pagjetur të marrë epilog para një marrëveshjeje finale mes dy vendeve. Ai deklaron se Serbia po bën lojë me këtë çështje duke mos ofruar informacione të sakta për mbi 1600 persona të zhdukur. Para fillimit të gërmimeve në lokacionet ku supozohet se ka varreza masive në Serbi, Hoti thotë se duhet tësigurohen imazhet satelitore. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, vlerëson se nuk duhet të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur në Rudnicë dhe Kizhevak të Serbisë. “Fatkeqësisht 2700 gërmime janë bërë deri më sot dhe janë 1600 persona të zhdukur. Çfarë do të thotë kjo është se sfidë të madhe k...
Haxhiu: S’heqim dorë nga vettingu, këtë muaj procedojmë ndryshimet në pakon ligjore të Këshillit Prokurorial

Haxhiu: S’heqim dorë nga vettingu, këtë muaj procedojmë ndryshimet në pakon ligjore të Këshillit Prokurorial

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05\01\2022 12:47 Ministria e Drejtësisë këtë muaj do të procedojë drejt Kuvendit të Kosovës ndryshimet e pakos ligjore të sistemit prokurorial, plotësim-ndryshime këto që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026 dhe që mori dritën e gjelbër edhe nga Komisioni i Venecias. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe njëherë ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga vettingu përkundër kundërshtimeve nga Bashkimi Evropian. Ministrja Haxhiu u shpreh se ndryshimet e parapara në paketën ligjore të KPK-së, shpejt do t’i adaptojnë dhe grupi punues është duke punuar në këtë drejtim. Ajo thotë se të gjitha dilemat që kanë pasur për këto ndryshime tashmë janë hequr pas opinionit të Komisionit të Venecias. “Ky opinion adreson tri çështje që për mua...
Bislimi: Ambasadori amerikan Hovenier vjen në Prishtinë për ta çuar në fund dialogun Kosovë-Serbi

Bislimi: Ambasadori amerikan Hovenier vjen në Prishtinë për ta çuar në fund dialogun Kosovë-Serbi

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
04\01\2022 23:19 Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë Bislimi, përmes një postimi në Facebook , tha se ambasadori i ri amerikan do të vijë në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e quan proces të stërzgjatur. Tutje ai tha se ambasadori Hovenier do të punojë për të çuar përpara dhe procese të tjera të avancimit të Kosovës. “Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon. Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit kët...
Haradinaj: Majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin drejt luftës së klasave dhe kundër aleatëve

Haradinaj: Majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin drejt luftës së klasave dhe kundër aleatëve

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
04\01\2022 23:15 Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke ia numëruar disa dështime në qeverisjen e deritashme. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, pasi ka numëruar 12 pika, në të cilat sipas tij ka dështuar Qeveria Kurti, e ka sqaruar se çka po ia vështirëson Kosovës ecjen përpara. “Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, ka shkruar Haradinaj. Postimi i plotë i Haradinajt: “Kjo është qeveria Kurti: – Mbushja shpejt e arkës dhe shterimi i burimeve – Frikësimi i kapitalit vendor, nxjerrja jashtë e tij dhe si rezultat ulja e investimeve. – Armiqësimi me sektorin pr...
Bogujevci: Serbia të marrë përgjegjësi për krimet, presioni duhet të bartet tek ata

Bogujevci: Serbia të marrë përgjegjësi për krimet, presioni duhet të bartet tek ata

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
04\01\2022 16:16 Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci thotë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Serbinë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë dhe të marrë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë. Ajo thotë se kërkesat e Kosovës në dialog janë të qartë duke theksuar se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është e pamundur pa zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur. Nënkryetarja e Kuvendit thotë se Serbia nuk po ndërmerr asnjë hap drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë, çka sipas saj, e bënë të vështirë që Kosova te ecë përpara me këtë proces. “Për mua natyrisht që çështja e personave të pagjetur mbetet kyçe dhe përderisa Serbia nuk ndërmerr asnjë hap në këtë drejtim është goxha e...
Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
03\01\2022 19:55 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar për një dërgesë të re të armëve nga Rusia megjithë frikën se investimi i madh i shtetit në ushtri mund të dërgojë në tensione të reja në rajon. Vuçiq mori pjesë në trajnim të ushtrisë në një bazë ushtarake afër Beogradit në të cilin ushtrim u përfshinë raketa anti-tanke “Kornet” që i kanë blerë së fundmi, raporton AP. “Jam i gëzuar që ushtarët tanë janë të kënaqur për blerjet e Kornetëve nga Rusia. Është ndoshta një ndër armët më të mira anti-tank në botë”, tha Vuçiq. Ai tha se “Kornetët janë një mjet i rëndësishëm mbrojtës për të larguar ndonjë agresion të mundshëm ndaj shtetit”. Serbia së fundmi është akuzuar se se po punon me Rusinë për të destabilizuar fqinjët: Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Së fundmi, Serb...
Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje, Serbia nuk mund ta vazhdojë rrugën evropiane pa e pranuar Kosovën

Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje, Serbia nuk mund ta vazhdojë rrugën evropiane pa e pranuar Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
02\01\2022 17:47 Qeveria e Kosovës synon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodh edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia. “A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”. Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen europiane. “Serbia dëshiron të vazhdoj rrugën europiane por këtë nuk ...
Krasniqi: Kurti të fokusohet te qeverisja dhe jo te zgjedhjet, qeverinë në hije e formojmë në shkurt

Krasniqi: Kurti të fokusohet te qeverisja dhe jo te zgjedhjet, qeverinë në hije e formojmë në shkurt

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
02\01\2022 15:16 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se Qeveria Kurti në vitin e parë në pushtet ka treguar mungesë të kompetencës, dijes dhe vizionit. Lideri opozitar i kërkon kryeministrit Kurti të fokusohet te qeverisja dhe jo te zgjedhjet e reja. Ai e fajëson kreun qeveritar për mungesën e zgjidhjes për krizën energjetike dhe thotë se duhet ta trajtojë më seriozisht dialogun me Serbinë. Ndërkohë, paralajmëron formimin e qeverisë në hije të PDK-së në fund të muajit shkurt. Krasniqi thotë për KosovaPress se Qeveria Kurti s’i ka bërë as tri punë të rëndësishme gjatë vitit 2021. “Kemi qenë të befasuar për të keq me mungesën e kompetencës së qeverisë. Kanë qenë pritjet se së paku ministrat të kenë më shumë njohuri dhe vizion për fushat që iu është bes...
Kosova në vitin 2021: Asnjë njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kosova në vitin 2021: Asnjë njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
02/01/2022 Kosova edhe në vitin 2021 nuk ka shënuar progres në politikën e jashtme. As në vitin që iku nuk kishte njohje të reja dhe anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Fajtorë vlerësohen moratoriumi, pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit, që skadoi në shtator dhe dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, opozita dhe shoqëria civile kritikojnë institucionet për stagnim dhe për mungesë të konsolidimit të politikës së jashtme. Nga ana tjetër, në ekzekutiv thonë se nën udhëheqjen e tyre politika e jashtme ka qenë prioritet dhe asnjëherë më shumë s’ka pasur vizita bilaterale. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi thotë për KosovaPress se politika e jashtme e Kosovës ka qenë në periudhë pezullimi, duke aluduar në mospu...
div.meta-author { display:none; }