
Kurti e Borell përplasen publikisht për herë të dytë
13/01/2022 11:08
Çështja e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë ka shënuar edhe përplasjen e dytë të hapur në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe shefit të politikës së BE-së dhe kryengociatorit, Josep Borell, pas përplasjes së hapur në dhjetorin e vitit të kaluar teksa kishin folur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përplasja për punën e Asociacionit kishte filluar pas deklaratës së Borell në konferencën e përbashkët para gazetarëve, ku thoshte se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe se pret që marrëveshjet të respektohen dhe zbatohen plotësisht nga të dy palët.
Pas kësaj deklarate, ishte kundërpërgjigjur kryeministri Albin Kurti duke thënë se marrëveshja për Asociacionin nuk është në pajtim me Kushtetutën...