
Volker: Kosova të ulë tensionet, Perëndimi t’i kundërvihet nacionalizmit serb
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker, ka thënë se Qeveria e Kosovës gaboi që veproi në veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, por shton se Perëndimi nuk duhet të neglizhojë prirjet nacionaliste që ai thotë se po ndjek Serbia në rajon.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Volker, ekspert në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, i bën thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masa për të ulur tensionet, por thotë se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen për të zmbrapsur përpjekjet që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës.
Zëri i Amerikës: Ambasador Volker, cili është mendimi juaj për tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe përshkallëzimet atje?
Kurt Volker: Së pari duhet të them se ësh...