
A do të paguhen kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale?
Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, ka deklaruar se dy kryetarët e komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që nuk shkojnë në objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok do të marrin pagat, pasi sipas tij, ata punën e tyre mund të kryejnë edhe në terren, përfshirë edhe jashtë vendit.
Abazi ka thënë se kryetarët janë në punë nga momenti betimit dhe sipas tij, ata nuk obligohen që të shkojnë në komunën pasi ata punë e tyre mund ta kryen dhe në terren madje dhe jashtë vendit.
“Kryetari është në punë me rastin e betimit te tij, qoftë ai në zyre, teren apo jashtë vendit. Pra, ai është në punë pavarësisht ku është fizikisht”, ka thënë zëdhënësi Abazi, për RTV Dukagjinin.
Ai ka folur edhe për mundësinë e shpalljeve të zgjedhj...