News That Matters

POLITIKË

Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës, këto janë pikat e rendit të ditës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/04/2022 16:15 Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës. Seanca e nesërme plenare e cila është vazhdim pritet të nis në ora 10:00. Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se një seancë tjetër nis në ora 12:00. Rendi i ditës I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022: 14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale, 21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore, 22. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate, 23. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për U...
Planifikimi i ekzekutimit të Dick Martyt nga Serbia, Musliu kritikon ashpër Osmanin dhe Kurtin

Planifikimi i ekzekutimit të Dick Martyt nga Serbia, Musliu kritikon ashpër Osmanin dhe Kurtin

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/04/2022. 16:00 Kryetarja e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tyre pas raportimeve të fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish-senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe në kohën kur liderët e UÇK-së janë arrestuar nga Gjykata Speciale. Musliu, e cila për këtë çështje kishte ftuar të mërkurën drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti të raportonte në komisioni është shprehur e revoltuar me mungesën e deputetëve të Vetëvendosje. Sipas saj sjellja e shtetit të Kosovës është joserioze për të zbardhur të vërtetën mbi luftën e drejt të UÇK-së. “Pas raportimeve të fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish senatorit zviceran D...
Reforma Zgjedhore/ Konjufca tregon se është nënshkruar deklarata e përbashkët për themelimin e një komisioni

Reforma Zgjedhore/ Konjufca tregon se është nënshkruar deklarata e përbashkët për themelimin e një komisioni

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/04/2022. 14:38 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot është mbajtur një takim konsultativ për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore. Konjufca ka bërë me dije se në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit. “Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca, trasnmeton Indeksonline. Postimi i plotë i Konjufcës: Sot, me datën 13 prill 2022 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore. Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po as...
Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë që u morën sot

Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë që u morën sot

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/04/2022. 14:36 Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot ka miratuar 14 (katërmbëdhjetë) vendime, 2 (dy) projektligje dhe një Koncept dokument. Në vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme është ndryshuar dhe plotësuar Programi Legjislativ për vitin 2022, sipas të cilit shtohen nëntë projektligje, 12 (dymbëdhjetë) projektligjeve u ndryshohet afati i aprovimit të tyre në Qeveri ndërkaq një projektligji, atij për Avokaturën Shtetërore i ndryshohet emërtimi në Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedurat gjyqësore dhe arbitrazh. Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratoi vendimin për dhënie të mendimit lidhur me nismën Legjislative për Projektligjin për Komision...
Haxhiu, opozitës: Të dështuara, përpjekjet për t’i njollosur iniciativat tona

Haxhiu, opozitës: Të dështuara, përpjekjet për t’i njollosur iniciativat tona

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/04/2022. 14:26 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se opozita është duke u përpjekur që të njollos dy iniciativat që i kanë nisur ata për reformën në sistemin prokurorial dhe atë për konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet. Sipas saj, këto përpjekje janë të dështuara. “E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura”. “Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi!”,ka thënë Haxhiu.
Blerja e armatimit nga Kina, Vuçiq i përgjigjet Kurtit dhe Gjukanoviqit: Lëreni Serbinë të qetë, duam ta mbrojmë vendin tonë

Blerja e armatimit nga Kina, Vuçiq i përgjigjet Kurtit dhe Gjukanoviqit: Lëreni Serbinë të qetë, duam ta mbrojmë vendin tonë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
13/04/2022. 13:11 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i tha kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ta lënë Serbinë të qetë, pasi këta dy të fundit e akuzuan shtetin fqinj për blerjen armëve nga Kina. Presidenti serb në një konferencë shtypi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili duke folur për armatimin e Serbisë, ka thënë se “kjo është një shprehje e frikës së tyre se mund të mbeten të vetëm”, kurse presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ka thënë se “armatosja e Serbisë po bëhet nga vendet që paraqitën armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike”. “Lëreni Serbinë të qetë dhe mos e mashtroni opinionin. Serbia do ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe ne jemi krenarë për faktin se vetë duam ...
LDK-ja e quan popullist vendimin e qeverisë për shtesat

LDK-ja e quan popullist vendimin e qeverisë për shtesat

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
12/04/2022. 19:16 Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur popullist vendimin e kryeministrit Kurti për ndarjen nga 100 euro për pensionistët, sektorin publik, atë privat dhe studentët. Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se kjo masë populliste synon blerjen e paqes sociale dhe shitjen e paaftësisë qeverisëse. “Fatkeqësisht, kjo përfundon duke qenë vetëm si masë populliste, që synon blerjen e paqes sociale dhe shitjen e paaftësisë qeverisëse”, ka thënë Mustafa. “Qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik afatgjatë dhe jo lëmoshë të skemave sociale dhe njëherazi i bëjmë thirrje që sa më parë të përqendrohet te investimet e mëdha kapitale që gjenerojnë të mira ekonomike afatgjatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me 100 euro politike nuk mbulohet skandali i shkeljes së kushtet...
Hoxhaj përmend hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, Kurti: Unë këto nuk i di, të përgjigjet profesor Jahja Kokaj

Hoxhaj përmend hapjen e qiellit dhe kryqëzimin e yjeve, Kurti: Unë këto nuk i di, të përgjigjet profesor Jahja Kokaj

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
12/04/2022. 18:04 Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca ku po debatohet për politikën e jashtme. Pas fjalës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se kanë nënshkruar 85 marrëveshje ndërkombëtare dhe teknike si dhe kanë nisur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtete të reja, pati një replikë nga nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Enver Hoxhaj. Hoxhaj tha se kryeministri i cili ka fituar zgjedhjet me 50% dhe çdo ditë në media ndërkombëtare flet për ndryshimin e madh gjeopolitik që po ndodh, me dal këtu në Kuvend me u marr me agrimane dhe trajnime “Nuk mundet Kryeministri ma shpesh ta takon presidentin e Bosnjës sesa të Sllovenisë e Kroacisë. Ma shpesh Greqinë për çka e përshëndes sesa Shqipërinë. Nuk e kemi ftuar këtë debat për ta mundur z.Kurti se ai i ka fituar zgjed...
Haradinaj: Qeveria Kurti vazhdon të jetë kundër UÇK-së e Amerikës, po abuzon me durimin e aleatëve kryesor të sigurisë

Haradinaj: Qeveria Kurti vazhdon të jetë kundër UÇK-së e Amerikës, po abuzon me durimin e aleatëve kryesor të sigurisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
12\04\2022 14:35 Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla nuk bënë politikë të jashtme. Ai ka shtuar kushdo që udhëheq me Kosovën nuk duhet të dalë prej themeleve të veta. “Ajo që i ka ndodh kësaj qeverie është pikërisht e kundërta, Gjatë kohës sa LVV ka qenë në opozitë i ka menduar fajtor gjithë të tjerët dhe ia ka lënë fajin UÇK-së, se komandantët po udhëheqin me vendin. Në raste të caktuara edhe kur s’janë pajtuar me LDK-në kanë menduar se fajin e ka Ibrahim Rugova, jo vetëm kaq ka menduar se Amerika po i mban në pushtet komandantët dhe UÇK-në”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se në institucionet e sotme ende luftohet UÇK-ja, dhe kanë mbetur peng i kohës sa ishin në opozitë. “Vazhdohet me qen...
Arifi: Do të mundohem që t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë

Arifi: Do të mundohem që t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
11/04/2022. 22:08 Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se do të mundohet t’i shtyjë kauzat në dobi të shoqërisë e mbi të gjitha çështjet kombëtare. “Angazhimi im politik ka filluar me bindjen më të thellë se do të mundohem t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çështjes kombëtare shqiptare deri në realizimin e të drejtave të plota njerëzore në shtetin ku jetojmë”. Arifi u betua se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësinë më të lartë. “Betohem me përgjegjësinë më të lartë se do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti, me të njëjtën energji, intensitet e vullnet, për të arritur objektivat që kemi para vetes”. Sot, Shqiprim Arifi u zgjodh kryetar i Preshevës pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga kjo pozitë nga Kuvendi i kësaj komune....
div.meta-author { display:none; }