
PDK del me dokumente: Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro në 42 kontrata të negociuara
18/04/2022 14:03
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bashkë me deputeten Eliza Hoxha dhe anëtarin e Kryesisë, Bernard Nikaj, kanë denoncuar sot para gazetarëve dyshimet për aferat korruptive të Ministrisë së Infrastrukturës.
Këto afera zbulojnë keqpërdorim të mbi 9 milionë euro për 42 kontrata të negociuara nga Ministria e Infrastrukturës.
Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se se nga 22 marsi 2021, pra nga dita e parë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e deri më 7 prill të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë.
“Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, për një vit, kanë nën...