
Çitaku: Kurti për qëndrime të bashkërenduara me SHBA-në na etiketonte si tradhtarë e të shantazhuar
25/04/2022. 22:40
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti, me delegacionin amerikan .
Ajo ka thënë se është e kënaqur që Kurti po shpreh mirënjohje e respekt për SHBA-në, ndërsa ka shtuar se qëndrimet e tij kundër politikanëve që kanë qenë të bashkërenduar me politikat amerikane ka qenë i gabuar.
“Sinqerisht, dhe pa cinizëm, po më vije mirë që, më më fund, Kryeministri i Kosovës po shprehë mirënjohje dhe respekt publik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neve, më herët, për qëndrime të bashkrenduara me SHBA-të, Kryeministri i sotëm na ka etiketuar si tradhëtar, të nënshtruar, e të shantazhuar. Por, këto qëndrime të kundërshtuara ashpër atëherë nga Z.Kurti, i kanë sjellë Kosovës lirinë (përmes Rambujesë), i kanë sjellë pavarësinë, (përmes p...