News That Matters

POLITIKË

Osmani e uron Abazoviqin: Me ju, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së

Osmani e uron Abazoviqin: Me ju, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/04/2022. 22:51 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar shqiptarin Dritan Abazoviqin me rastin e zgjedhjes në krye të qeverisë së Malit të Zi. Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar që nën udhëheqjen e Abazoviqit, Mali i Zi do të qëndrojë në rrugën e tij drejt BE-së. “Jam e sigurt që nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së. Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt”, ka shkruar Osmani.
Shaip Kamberi konfirmon se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi konfirmon se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/04/2022. 22:49 Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë. Këtë e ka konfirmuar vet ai duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota. Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit. Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota. “Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsejt 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi.
Krasniqi: Abazoviqi kryeministër në Mal të Zi, dëshmi se shqiptarët janë partnerë të besuar të SHBA-së e BE-së

Krasniqi: Abazoviqi kryeministër në Mal të Zi, dëshmi se shqiptarët janë partnerë të besuar të SHBA-së e BE-së

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\04\2022 21:08 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur entuziazëm me rastin e zgjedhjes se Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë në Mal të Zi. “Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Zgjedhja e Abazoviqit sipas të parit të PDK-së është lajm i mirë për rajonin për shkak të promovimit që shqiptari iu ka bërë vlerave demokratike. “Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë”. Krasniqi e ka konsideruar moment historik mbarëshqiptarë zgjedhjen e Abazo...
Rama uron Abazoviqin: Kush do ta kishte besuar që do të ketë tre kryeministra shqiptarë në Ballkan

Rama uron Abazoviqin: Kush do ta kishte besuar që do të ketë tre kryeministra shqiptarë në Ballkan

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28\04\2022 21:04 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur kënaqësinë e tij për zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të Qeverisë së Malit të Zi. “I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”. Dritan Abazoiç është zgjedhur sot kryeministër i 43-të i Malit të Zi. Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër. Qëllimi i Qeverisë së re është të zhbllokojë procesin e integrimit evropian të Malit të Zi dhe zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Gjyqësor...
Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës: Rob’t…

Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës: Rob’t…

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/04/2022 11:24 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”. “Z. Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu. Qetësohu. Qetësohu. Ju nuk keni të drejtë me i thënë “mbylle” ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër”, tha ajo. “Krejt krimet që i keni bë kanë me u zbardhë”, tha ajo ndër tjerash. Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së. “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

Hoti: S’ka marrëveshje finale Kosovë-Serbi, deri sa të gjendet edhe i zhdukuri i fundit në Kosovë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/04/2022. 19:03 Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat të Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo deri sa Serbia të sigurojë dokumentet e kërkuara nga familjarët dhe deri sa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur në Kosovë”, ka thënë Hoti. Për këtë, siç ka thënë Hoti, janë të pajtimit edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca. Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin“News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM. Hoti ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të bëjë më shumë dhe që së “bashku të bëhet trysni ndaj Serbisë në lidhje me këtë çështje”.
Qeveria e Malit të Zi, Abazovic bën publik emrat e ministrave

Qeveria e Malit të Zi, Abazovic bën publik emrat e ministrave

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/04/2022. 16:06 Dritan Abazoviç, ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi e cila do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol. Abazoviç në bazë të Programit të Punës së Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore, propozoi strukturën dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv, të cilin deputetët do ta shpallin nesër në seancën e Kuvendit në Cetinje. Në dokumentin e publikuar në uebfaqen e Kuvendit, Abazoviç ka theksuar edhe biografitë e kandidatëve të propozuar për nënkryetarë dhe ministra: Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, do të jetë Dr. Jovana Maroviç. Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltaris...
LDK pas skandalit me ambasadorin Berishaj: Mazhoranca për këtë arsye po e kundërshton Komisionin Hetimor

LDK pas skandalit me ambasadorin Berishaj: Mazhoranca për këtë arsye po e kundërshton Komisionin Hetimor

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/04/2022. 14:49 Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për skandalin me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob. Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, në një konferencë për medie ka thënë se pikërisht ky skandal janë arsyet kryesore që mazhoranca po e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor. “Të gjitha skandalet e njëpasnjëshme janë një rezultat e një politike të brendshme populliste. Shkarkimet pas shpërfaqjes të së vërtetave janë të domosdoshme. shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni konsiderojmë se është njëra ndër arsyet kryesore pse ky pushtet po e kundërshton në të gjitha mënyrat formimin e komisionit...
Vuçiq u thotë amerikanëve se është i përkushtuar për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën

Vuçiq u thotë amerikanëve se është i përkushtuar për dialog dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26\04\2022 21:35 Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Azinë, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera aktuale gjeopolitike. Sipas komunikatës nga ky takim, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për qëndrimin e Serbisë ndaj situatës në Ukrainë, por edhe për diversifikimin e burimeve energjetike në Serbi dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke folur për bashkëpunimin rajonal, presidenti Vuçiq theksoi se “për Serbinë është me interes kyç ruajtja e stabilitetit në rajon dhe se në këtë kuptim përmirësimi i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe reciprokisht i dobishëm është një pikënisje themelore dhe e pandryshueshme e politikës së jasht...
Tahiri dhe Shala mbajnë konferencë për media

Tahiri dhe Shala mbajnë konferencë për media

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/04/2022. 13:40 Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, do të mbajnë sot (e martë) konferencë për medie. Këtë konferencë ata do ta mbajnë në selinë qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 14:00. Në këtë konferencë pritet të flitet rreth Komisionit hetimor për energji.
div.meta-author { display:none; }