News That Matters

POLITIKË

Me zhurma e fishkëllima e pa kuorum, Kuvendi shkon në pauzë

Me zhurma e fishkëllima e pa kuorum, Kuvendi shkon në pauzë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05/05/2022 11:54 Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 12:30, pasi nuk ka pasur kuorum për votimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Procesi i votimit është përcjellë me zhurma e fishkëllima nga ana e deputetëve të opozitës, teksa në votim morën pjesë vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Kuvend. Ndër pikat tjera që priten të shqyrtohen në këtë seancë janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Mirëpo, deputetët e opozitës që në fillim të seancës kanë kërkuar formimin e komisionit hetimor parlamentar...
Kurti prezanton kushtet për përfshirjen në Tregun e Përbashkët Rajonal, të cilin ia kërkoi Scholzi

Kurti prezanton kushtet për përfshirjen në Tregun e Përbashkët Rajonal, të cilin ia kërkoi Scholzi

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05/05/2022 10:00 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, ku u takua me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Ai për një intervistë me Deutsche Welle-n ka prezantuar kushtet për pranimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është njëri nga elementet e Procesit të Berlinit. “Për t’u realizuar Tregu i Përbashkët Rajonal duhet që Serbia t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të mundësohet lëvizja e katërfishtë që paraqet vlerë të Bashkimit Evropian. Unë besoj që është koha e fundit që mbi Beogradin të bëhet trysnia që t’i pranojë dokumentet e Kosovës dhe në këtë mënyrë të qarkullojnë lirshëm kapitali e shërbimet e njerëzit dhe bashkarisht t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka deklaruar në intervistë ai. DW: Zoti Kryeministër, erdhët n...
Ramush Haradinaj udhëton nesër për në SHBA

Ramush Haradinaj udhëton nesër për në SHBA

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05/05/2022 10:55 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është konfirmuar edhe nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Lekaj tha se Haradinaj udhëton nesër pë në SHBA dhe se do të ketë takime të niveleve të ndryshme. “Do të qëndrojë për afro nëntë ditë. Kjo i bën mirë Kosovës, sepse zotëri Haradinaj është përkrahës i SHBA-së, sidomos kur kogja shumë janë ftohur raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe SHBA-së”, tha Lekaj për EO.
Vuçiq: Takimi i radhës më 13 maj në Bruksel, pozicioni ynë është tmerrësisht i ndërlikuar

Vuçiq: Takimi i radhës më 13 maj në Bruksel, pozicioni ynë është tmerrësisht i ndërlikuar

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05/05/2022 09:49 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot ministren e Jashtme të Gjermanisë, Analen Berbock. Pas këtij takimi, Vuçiq deklaroi se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 13 maj. “Pozicioni ynë është i vështirë, tmerrësisht i ndërlikuar, me deklaratat e presidentit Putin edhe më tepër. Unë do të flas për këtë nesër. Kam frikë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë ekonomikisht.”, deklaroi Vuçiq. Ai theksoi se situata me Serbinë është vështirësuar shumë. Vuçiq deklaroi gjithashtu se bisedimet e djeshme nuk ishin të thjeshta, por se është i kënaqur me interesimin e madh të qeverisë gjermane. “Ky është një lajm i rëndësishëm.”, shtoi ai. Presidenti serb gjithashtu theksoi se takimi i radhës në kuadër të dialogut, do të zhvillohet në Bruksel. I pyetur...
Lajçak publikon foto nga darka me Kurtin e Vuçiqin

Lajçak publikon foto nga darka me Kurtin e Vuçiqin

LAJME, POLITIKË
04/05/2022 22:16 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qëndruar në Berlin të Gjermanisë ku edhe ka darkuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lajçak ka publikuar edhe një foto nga takimi me Kurtin dhe Vuçiqin, ku është mbajtur darka jo formale, shkruan lajmi.net. “Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka thënë se do të vazhdojnë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj të këtij viti.
Haxhiu kritikon Kurtin pas takimit me Vuçiqin

Haxhiu kritikon Kurtin pas takimit me Vuçiqin

LAJME, POLITIKË
04/05/2022 Deputeti i Kosovës nga radhet e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar për takimin në mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ai i quajti mashtrime tëgjitha premtimet e Kurtit. Postimi i plotë: Në darkë me Vuçiqin: - pa asnjë kusht të proklamuar të Kurtit. - pa kërkim-falje nga Serbia, - pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve! - pa pagesën e dëmeve të luftës! - pa vendosje të reciprocitetit! Grafitet kudo nëpër Kosovë: JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE, do të mbesin kujtim nga shumë mashtrime të Albin Kurtit
Scholz i thotë Vuçiqit: Dialogu duhet të çojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse

Scholz i thotë Vuçiqit: Dialogu duhet të çojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse

LAJME, POLITIKË
04/05/2022 21:36 Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Scholz ka takuar sot në Berlin edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Në një konferencë të përbashkët me Vuçiqin, Scholz tha se të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen dhe se lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme. “Kam biseduar me presidentin Vuçiq për rëndësinë e progresit në dialog që duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen brenda dialogut, kjo kërkon guxim dhe vendosmëri dhe të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen”, tha Scholz. Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin...
Kur hiqen vizat? Kancelari gjerman flet për afatet e mundshme për liberalizimin

Kur hiqen vizat? Kancelari gjerman flet për afatet e mundshme për liberalizimin

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
04/05/2022 16:35 Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për afatet e mundshme për heqjen e vizave për Kosovën. Ai ka thënë se nuk mund të jap afate për heqjen e vizave, por që Gjermania sipas tij është e interesuar që kjo të ndodhë sa më shpejt. Afatet sipas tij s’mund të jepen shkaku që heqja apo jo e vizave është në kompetencë të organeve tjera. “Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Ne e dijmë që kemi një regjim shumë të hapur për migrimin e punës në Gjermani, dhe jemi të bindur që kjo do të funksionoj mirë. Ne nuk e themi për periudha kohore sepse kjo varet nga organe tjera, mirëpo jemi të fokusuar që kjo të ndodhë shpejtë”, ka thënë Scholz.
Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
04/05/2022 13:23 Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, ka bërë të ditur se Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Këtë, deputeti gjerman e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar edhe një pyetje që i ka bërë Qeverisë së Gjermanisë rreth asaj nëse do ta mbështeste Kosovën, nëse kjo e fundit do të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si përgjigje, ka shkruar Abraham, Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se mbështet një gjë të tillë. “Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë s...
Limaj kërkon uljen e pragut zgjedhor: Është shumë i lartë, të ulet në 2 a 3%

Limaj kërkon uljen e pragut zgjedhor: Është shumë i lartë, të ulet në 2 a 3%

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
04/05/2022 09:54 Fatmir Limaj, partia e të cilit nuk arriti të bëhet pjesë e parlamentit në zgjedhjet e fundit, ka kërkuar uljen e pragut zgjedhor. Ai thotë se 5 për qind është shumë lartë. “Nuk jemi në parlament fatkeqësisht dhe kjo vështirëson punë sepse nuk jemi aty për t’i ngritur çështjet. Por kjo nuk na ndalon neve dhe nuk është duke na ndaluar që të komunikojmë dhe të bashkëbisedojmë me njerëz për shqetësime, mendime”, tha Limaj në T7. "Kosova ka një numër të vogël të banorëve, me 1 milion e gjysmë. Është pragu shumë i lartë. Vendet si Rusia me 20 e më shumë milionë mund të jenë më 5 për qind sepse ka numër të madh të votuesve. Por ne jemi vend i vogël. Mendoj se ka ardhur koha të zbatojmë praktikat më të mira të vendeve demokratike, të ulet në 2 deri 3 për qind që të përfaqësojë ...
div.meta-author { display:none; }