News That Matters

POLITIKË

Policëve që veprojnë në veri u kërkohet të largohen nga rrjetet sociale

Policëve që veprojnë në veri u kërkohet të largohen nga rrjetet sociale

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Krenaria dhe mirënjohja nga populli për zyrtarët e policisë së Kosovës për shkak të angazhimit të tyre në veri të vendit bëri që ata t’i ekspozohen mjaft shumë platformave në rrjete sociale. Disa nga ta me maska, por pati edhe me identitet të zbuluar. Prandaj, atyre i është sugjeruar që të largohen nga këto platforma pikërisht për shkak të rrezikshmërisë. Burimet e televizionit bëjnë me dije që efektivët, të cilët ishin dhe janë aktivë në veri tashmë kanë filluar të identifikohen nga strukturat kriminale të Serbisë për cka disa nga ta edhe kanë mbyllur faqet e tyre nëpër rrjete sociale. Ish-hetuesi në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani po thotë se pikërisht këta zyrtarë janë më të rrezikuarit. “Përveç fotografive, aty duhet të ruhen dhe të dhënat e tyre sepse dih...
Ku do të mund të udhëtoni pa viza nga 1 janari 2024 dhe cilat janë kushtet

Ku do të mund të udhëtoni pa viza nga 1 janari 2024 dhe cilat janë kushtet

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ambasada gjermane ka njoftuar se nga 1 janari 2024, kosovarët që kanë pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Ne cilat shtete ju mund të udhëtoni pa viza? “Me një pasaportë biometrike të vlefshme të Kosovës mund të udhëtoni pa viza në vendet e mëposhtme të BE-së: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Letoni, Lituani , Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Gjithashtu mund të udhëtoni në vendet e Shengenit: Zvicër, Norvegji, Lihtenstein dhe Islandë. Ju nuk mund të udhëtoni në Spanjë. Duhet të keni gjithmonë informacion për qëllimin e vizitës suaj, vendin e akomodimit/ku do të qëndroni gjatë vizitës, biletat kthy...
Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti. Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues. Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës. “Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, z...
Arsyetimi qesharak i Vuçiq-it për terroristët serbë: Ata donin t’u shpërndanin armë qytetarëve për t’u mbrojtur

Arsyetimi qesharak i Vuçiq-it për terroristët serbë: Ata donin t’u shpërndanin armë qytetarëve për t’u mbrojtur

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq konfirmoi se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të uniformuar u përplas me policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiq tha në një paraqitje të ftuar në TV Happy se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë nëpër urë, pra një barrikadë, por edhe se dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë. Mirëpo, mbrëmë presidenti serb për herë të parë deklaroi se kamionët ishin vendosur që të mund të shkonin më lehtë në shtëpitë e tyre dhe ndoshta t’ua shpërndanin një pjesë të armëve disa banorëve, në mënyrë që ata t’i rezistonin terrorit të cilin ai vazhdimisht pretendon se po ia bën Qeveria e Kosovës serbëve që jetojnë në Kosovë. ...
Rama: Kam informata se pas orës 12 të natës, çdo e 2/3 veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur

Rama: Kam informata se pas orës 12 të natës, çdo e 2/3 veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka marrë informata nga drejtori i Policisë se pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta ose e treta veturë është e armatosur. Kjo sipas tij është alarmante, prandaj edhe ka kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve. Rama tregoi për hapat që ai ndërmori pas vrasjes në lokalin “Bon Vivant” në qendër të qytetit të premten. Këto komente ai i bëri pas takimit me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Për një verë të pa harrueshme! Na kontaktoni: +355695599916 “Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka dojnë me ...
Politikani serb: Vuçiq është duke u rrokullisur

Politikani serb: Vuçiq është duke u rrokullisur

KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Partisë Demokratike (DS), Zoran Lutovac, tha se duke folur për zgjedhjet, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e largon vëmendjen nga përgjegjësia e progresistëve për dhunën në shoqëri. +355695599916 Lutovac i tha agjencisë Beta se presidenti Vuçiq është duke u “rrokullisur” dhe duke u përpjekur të largojë vëmendjen nga ngjarjet tragjike në Baçka Pallanka, kur një gjysh dhe nip u vranë për shkak të neglizhencës së autoriteteve. “Vuçiq po ofron zgjedhje të rreme në të cilat pa lirinë e mediave dhe me shantazh, presion dhe vjedhje votash, gjoja do të qetësoheshin tensionet politike dhe të gjitha tensionet dhe dhuna në shoqëri. Vuçiq, në vend që të diskutojë për tragjedinë në Baçka Pallankë, po merret me zgjedhjet”, tha kryetari i DS-së. Ai bëri të ditur se presi...
Policia serbe ka arrestuar dy kosovarë në Merdare

Policia serbe ka arrestuar dy kosovarë në Merdare

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare. Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre. Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”. Po ashtu, të martën pati raportime se është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare. Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje mbi këto raste.
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë

Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kjo lidhje ishte thirrje për bashkim kombëtar atëherë kur po rrezikohej ekzistenca e kombit shqiptar. “Lidhja e Prizrenit ishte thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë. Ajo e shprehu qartë qëndrimin e shqiptarëve për shtet të pavarur. Tregoi vetëdije të lartë politike e shtetërore dhe u shndërrua në platformë të fuqishme nacionale”, ka thënë Osmani në manifestimin qendror të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Lidhja e Prizrenit, sipas Osmanit, i bashkoi shqiptarët e katër vilajeteve të atëhershme dhe i artikuloi kumbueshëm qëndrimet politike të komit shqiptar në një moment të rëndë të historisë sonë, ndërkohë që tokat shqiptareve rrezi...
OSBE del me udhërrëfyes për depërshkallëzimin e situatës në veri

OSBE del me udhërrëfyes për depërshkallëzimin e situatës në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Misioni i OSBE-së që udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut, konkretisht ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka prezantuar disa hapa për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Kosovë si dhe rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike. Në Twitter, ai ka publikuar nëntë hapa për këtë: Kosova dhe Serbia ri afirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit; Kosova i tërheqë forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ulë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura; Policia e rregullt, me asistencën dhe KFOR-in e EULEX-in, marrin përsipër sigurinë në terren; Protestat anulohen, rikthehen funksionet dhe shërbimet komunale. Vazhdon jeta normale. U jepet aksesi punonjësve...
div.meta-author { display:none; }