News That Matters

POLITIKË

Konjufca për aplikimin e Kosovës në KiE: Është bërë gjithçka për sigurimin e votave

Konjufca për aplikimin e Kosovës në KiE: Është bërë gjithçka për sigurimin e votave

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
12/05/2022 12:04 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot është bërë gjithçka që është e mundshme për sigurimin e votave për anëtarësim në Këshill të Evropës. Konjufca këto komente i bëri pas homazheve te varr i heroit Agron Rrahmani. Kryeparlamentari megjithatë nuk njoftoi se kur do të dorëzohet aplikimi për anëtarësim. Ai tha se do ta bëjnë kur të jenë gati. Ndryshe, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi. Kohë më parë është paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Evropës në muajin maj...
Borrell thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

Borrell thotë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
10/05/2022. 20:16 Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur para darkës joformale që ka organizuar me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Nga atje, Borrell tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. “Është traditë që të takohemi këtu në Bruksel me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor. Është mirë të kemi një shkëmbim thelbësor dhe strategjik e kolektiv dhe të hapur për sfidën në rajon dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane”. “Ne u takuam në muajin shtator në Nju Jork, por tani bota është një situatë krejtësisht tjetër. Në shtator, askush nuk mund të priste që do të kishte një agresor që do të kthente luftën në Evropë”. Borrell ka folur edhe për luftën në Ukrainë, ku tha se lufta e fundi...
Zeka publikon fotografi të Thaçit me 5 presidentët amerikanë: Pas Rugovës, Thaçi ishte boduzheri më i madh i politikës së jashtme

Zeka publikon fotografi të Thaçit me 5 presidentët amerikanë: Pas Rugovës, Thaçi ishte boduzheri më i madh i politikës së jashtme

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
11/05/2022 08:35 Analisti Milaim Zeka, njëherësh ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka publikuar disa fotografi të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Ai tha se pas ish-presidentit Ibrahim Rugova, Thaçi është “buldozeri” më i madh i politikës së jashtme të Kosovës. “Me kërkesë të shumë simpatizantëve të VV-së, të cilët janë zhgënjyer pafundësisht nga rrenat dhe abuzimet e liderit të kësaj Lëvizje”, shkroi Zeka. Ky reagim i tij erdhi pikërisht në kohën kur kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në SHBA, por prej sa ditësh atje nuk ka realizuar ende asnjë takim me ndonjë prej figurave të rëndësishme në Amerikë
Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet për vitin e parë të Qeverisë Kurti

Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet për vitin e parë të Qeverisë Kurti

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
10\05\2022 16:07 Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës në të cilin do të mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj. Në njoftimin e lëshuar thuhet se nesër do të ketë vazhdim të seancës plenare, që do të fillojë nga ora 12:00. Rendi i plotë i ditës: .Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvil...
Osmani takon nënsekretaren amerikane të Shtetit: Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët në mbrojtjen e vlerave demokratike

Osmani takon nënsekretaren amerikane të Shtetit: Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët në mbrojtjen e vlerave demokratike

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
07/05/2022 10:48 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së saj në Kosta Rika është takuar sot me Uzra Zeya, nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administratën e Presidentit, Joe Biden. Me nënsekretaren Zeya, Osmani ka biseduar për progresin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci si dhe intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA. “Në diskutim me Nënsekretaren Zeya, Presidentja Osmani ka folur për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut si dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave...
Stavileci: Qeveria duhet të jetë më ofensive në mbrojtje të UÇK-së

Stavileci: Qeveria duhet të jetë më ofensive në mbrojtje të UÇK-së

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
07/05/2022 12:34 Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria e Kosovës, do të duhej të ishte më ofensive në mbrojte të UÇK-së. Sipas tij, kjo Qeveri ka mungesë të theksua të vizionit për t’u përballur me sfidat e qytetarëve të Kosovës, si shtrenjtimi i çmimeve dhe energjisë elektrike. “Një Qeveri e cila ka mungese të theksuar të vizionit, e cila ka edhe mungesë të theksuar të guximit për t’u përballur me probleme dhe për t’i zgjidhur ato në baza ditore, për sa i takon të themi politikes së brendshme për të gjitha këto çështje që i përmendëm, por mbi të gjitha me theks në sektorin e energjisë, shtrenjtimit të çmimeve, rrymës, të inflacionit dyshifror dhe të mungesave tjera elementare më të cilat përballën qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Stavileci. Sip...
Shefja e Zyrës greke në Kosovë, në takim me Bislimin: Marrëdhëniet në një nivel më të avancuar

Shefja e Zyrës greke në Kosovë, në takim me Bislimin: Marrëdhëniet në një nivel më të avancuar

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
06/05/2022 16:28 Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, është takuar gjatë ditës së sotme me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. Njoftohet se në këtë takim, ambasadorja Vakali është shprehur se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën. “Ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar. Theksoi se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral”, thuhet në njoftim. Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi ...
Ambasada britanike në Serbi: E njohim Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ambasada britanike në Serbi: E njohim Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
06/05/2022 16:44 Ambasada britanike në Beograd ka thënë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin për rezultatin e dialogut. Po ashtu, nga ambasada është shtuar se, Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë Myceril Adskeeper You May Like Armiku i diabetit është gjetur. Niveli i sheqerit bie në 4 Mgid Mgid “Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ne mbështesim fuqishëm dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe i takon Serbisë dhe Kosovës që të vendosin për rezultatin e këtij procesi, i cili presim që do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të mirën e njerëzve të të dy vendeve”, thuhet në reagim, kanë thanë nga ambasada për agjencinë serbe të lajmeve Beta, përcjell lajmi.net ...
Muja fajëson opozitën për krizën e rrymës: Le të japin përgjigje

Muja fajëson opozitën për krizën e rrymës: Le të japin përgjigje

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
06/05/2022 10:38 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës për krizën energjetike dhe për punësimet që janë bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Sipas Mujës, kriza energjetike ka ndodhur në vitin 2021 para se Vetëvendosje të vinte në pushtet. “Transaksionet janë të vitit 2016, ndërsa kriza energjetike ka ndodhur në vitin 2021 dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet në vitin 2016 e as në vitin 2019. Nëse ka ndonjë përgjigje vërtetë duhet opozita të japin atë përgjigje, se kush ka blerë energji”, tha ai. Tutje Muja në Tëvë1 tha se KEK-un kryesisht e ka menaxhuar PDK-ja, dhe ata mund të japin përgjigje se çfarë kanë blerë e çfarë kanë shitur prej vitit 2016. “Në KEK kryesisht ka qeverisur PDK-ja ose njerëzit kryesorë kanë qenë të P...
Tension në Kuvend – Konjufca thërret në takim nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare

Tension në Kuvend – Konjufca thërret në takim nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05/05/2022 14:24 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës së sotme plenare. “Ftoj nënkryetarët e kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare që ta mbajmë një mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës dhe pastaj takohemi në orën 14:00”, ka thënë Konjufca. Ftesa për mbajtjen e këtij takimi erdhi pas tensioneve të shumta të shkaktuara nga partitë opozitare, të cilat duke goditur tavolinat e tyre bënin zhurmë dhe pengonin punën e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për të vazhduar seancën e mbetur në gjysmë për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë. Duke qenë se kry...
div.meta-author { display:none; }