
Krasniqi: Kjo qeveri depresive ka bërë që të krijojmë një alternativë të qeverisjes së mirë
17/05/2022. 22:50
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se krijimi i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë erdhi si shkak i mospunës së qeverisë aktuale.
Krasniqi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se pas më shumë se një viti qeverisje të plogësht dhe depresive, ishte e domosdoshme që të krijojnë një alternativë të asaj se si duhet të jetë qeverisja e mirë.
“Krijimi i një qeverisjeje në hije, krijimi i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, përkundër të tjerave, është obligim statusor që ne si parti e kemi obligim në momentin që jemi opozitë. Pas më shumë se një viti të kësaj qeverisjeje të plogësht dhe depresive, siç edhe e kam thënë, është bërë e domosdoshme që ne të ndërtojmë edhe një platformë alternative të asaj se si duhet të duket qeverisja, por edhe se si duhet të j...