News That Matters

POLITIKË

Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”

Osmani dhe Abazoviq përplasen për “Ballkanin e Hapur”

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30/05/2022. 17:39 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”. Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviq tha më 30 maj se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë. Më herët, lideri i Malit të Zi kishte deklaruar se do të merrte pjesë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke u përballur me kritika të shumta për këtë gjë. “Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton [‘Ballkanin e Hapur’], vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem n...
Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: BE-ja mbështet çdo iniciativë të bazuar në standardet evropiane

Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: BE-ja mbështet çdo iniciativë të bazuar në standardet evropiane

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30\05\2022 14:02 Duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh Bashkimi Evropian “Ballkanin e Hapur”. I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka folur në lidhje me atë se si e sheh Bashkimi Evropian “Ballkanin e Hapur”. Ai u shpreh se BE-ja mbështet çdo iniciativë e cila është gjithëpërfshirëse, nuk përjashton askënd dhe bazohet në standardet evropiane, shkruan Vijesti. Lajçak po merr pjesë në Samitin për Demokracinë në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Budva. Ndryshe, në Samit marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach....
Kamberi nuk dorëzohet, kërkon anulimin e votave në Tërnoc të Bujanocit

Kamberi nuk dorëzohet, kërkon anulimin e votave në Tërnoc të Bujanocit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30\05\2022 13:22 Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, do të kërkoj anulimin e votave në Tërnoc dhe ripërtëritjen e votimit. Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin kryetari i këtij koalicioni, Shaip Kamberi. Ai ka bërë të ditur se afati i ankesave përfundon sonte në orën 20:00. “Afati i ankesës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të materialit zgjedhor në komisionin komunal zgjedhor dhe përfundon sonte në orën 20:00”, ka thënë Kamberi. Deputeti shqiptar ka thënë se nuk do të dorëzohen duke shtuar se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore. “Ekipi jonë juridik po punon në atë drejtim dhe do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore”, ka thënë Kamberi për Telegrafin. Në zgjedhjet të cilat u përsëritën për herë të dytë të premten më 27 maj, në vendvotimin nr. ...

Gazjellësi amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq – Putin

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
29/05/2022. 22:20 Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Vuçiq dhe Putin. Sipas Tahirit, kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike. Ndër të tjera, Tahiri është shprehur se implementimi i projektit të Gazjellësit Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje. Shkrimi i plotë i tij né “Facebook”: Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Agjenda integruese në BE; Dialogu Kosovë – Serbi; dhe Mbështetja Pro Ukrainës. Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje po mendojnë se “Ballkani i Hapur”...
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka fituar më së shumti vota

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka fituar më së shumti vota

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
28/05/2022. 12:46 Në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Tërnocin e Madh të Bujanocit, që u mbajtën më 27 maj, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 598. Në vendin e dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me gjashtë vota, tha të shtunën Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi. Lista Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar dy vota dhe lista Millosh Jovaniq – Shpresë për Serbinë, një votë. Ndërkaq, 15 listat e tjera zgjedhore nuk kanë fituar asnjë votë si dhe dhjetë vota ishin të pavlefshme. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse shqiptarët do të fitojnë ulëse në Parlamentin e ri serb, por televizioni H1 raportoi se shqiptarët nuk arritën të marrin edhe 12 vota për të fituar mandatin gjatë përsëritjes së zgjedhjeve, raporton Rel...
Shaip Kamberi nuk e fiton ulësen në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi nuk e fiton ulësen në Kuvendin e Serbisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/05/2022. 23:32 Shaip Kamberi ka mbetur jashtë Parlamentit të Serbisë për 12 vota, pasi nga rezultati preliminar, ai i ka mbledhur 598 vota.Për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit i është dashur t’i mbledhë së paku 610 vota. Në këtë garë ishte edhe partia e Ivica Daçiqit, SPS, e cila në Tërnoc ka mbledhur 6 vota ndërsa 2 vota i ka marrë APN, partia e Shqiprim Arifit.Kujtojmë se kjo ishte hera e tretë që u përsëritën zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.
Bujar Osmani rihap ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev

Bujar Osmani rihap ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kiev

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
27/05/2022. 22:27 Maqedonia e Veriut ka rihapur ambasadën e saj në Kiev, e cila ishte mbyllur pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Rihapja e ambasadës u bë nga Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili zhvilloi një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, ku u prit nga homologu i tij zoti Dmytro Kuleba. Dy ministrat diskutuan mbi agresionin rus ndaj Ukrainës, për pasojat ndaj shtetit dhe popullit ukrainas dhe më gjerë. Osmani vizitoi edhe qytetin Irpin, pranë Kievit, ku pa shkatërrimet e shumta si pasojë e bombardimeve të forcave ruse. Ai shprehu solidaritetin e vendit të tij me popullin e Ukrainës. Osmani u shpreh se “liria e Maqedonisë së Veriut dhe e çdo vendi tjetër evropian, sot mbrohet në Ukrainë, prandaj Ukraina meriton ndihmë, mbështetje dhe respekt”. Ai ...
Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

Kurti: Vota për Shaip Kamberin, detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/05/2022. 22:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që nesër të votojnë Shaip Kamberin në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në njësinë numër gjashtë në Tërnoc. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë që vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës është detyrë patriotike e secilës dhe secilit me të drejtë vote. Kjo pasi, sipas Kurtit, Serbia po tenton t’ua pamundësojnë shqiptarëve ta kenë zërin e tyre në Kuvend. “Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave t...
Abazoviq e pranon ftesën e Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur”

Abazoviq e pranon ftesën e Vuçiqit për “Ballkanin e Hapur”

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/05/2022. 22:34 Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për “Ballkanin e Hapur”. “Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër. Do të shkoj në cilësinë e kryeministrit”, tha Abazoviq, duke theksuar se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që duhet të pranohet. Kryeministri i vendit, që deri tash ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë iniciativë rajonale, ka thënë se nuk ka dëgjuar argument të vlefshëm pse Mali i Zi nuk duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”. “Nëse dikush ka ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar, por reali...
Tahiri i reagon Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra

Tahiri i reagon Muratit: Qytetarët do paguajnë rrymën me tarifat e vjetra

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
26/05/2022. 11:37 Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka replikuar ministrit Hekuran Murati, për mburrjet e tij se qeveria që përfaqëson po tenton t’i ndihmojë qytetarët por një gjë të tillë opozita po e refuzon. Tahiri specifikoi disa pika për të cilat foli Murati, mirëpo ndaloi në atë për tarifat e energjisë elektrike, për të cilën i tha se ‘është çështje që ka marrë fund’’. ”Nuk mundesh me u thirr në atë që ‘’është një kriter që familjet që s’kanë fëmijë nën moshën 5 vjeçare s’mund të përfshihen në këtë kategori”. ”Sa i përket energjisë elektrike s’është e vërtetë që kemi kërkuar rritje të energjisë elektrike për të gjithë”. ”Qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike me tarifa të vjetra, dhe kjo është çështje që ka marrë fund. Deri në vendimin përfundimtar...
div.meta-author { display:none; }