News That Matters

POLITIKË

Kryediplomati austriak nesër në Forumin e Prespës, me Escobarin flasin për Ballkanin Perëndimor

Kryediplomati austriak nesër në Forumin e Prespës, me Escobarin flasin për Ballkanin Perëndimor

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
15/06/2022. 10:24 Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd, nesër do të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Ohër. Së bashku me homologët nga Polonia, Sllovakia dhe Turqia – Zbigniew Rau, Ivan Korczok dhe Mevlut Çavushoglu – ai do të marrë pjesë në panelin “Çfarë pas luftës në Ukrainë”. Fokusi i panelit, siç raporton Tanjug, do të jenë pasojat e luftës në Ukrainë mbi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Kryediplomati austriak, siç është paralajmëruar, në margjinat e këtij forumi do të ketë takime dypalëshe me homologun e tij turk, si dhe me të Dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takimin mes Escobar dhe Schallenberg, ky i fundit do të avokojë për një harmonizim ...
Scholz me porosi për Serbinë ende pa shkuar atje: Sanksionet duhet vënë Rusisë

Scholz me porosi për Serbinë ende pa shkuar atje: Sanksionet duhet vënë Rusisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
10/06/2022. 13:59 I pyetur për mos vënien e sanksioneve nga ana e Serbisë, ndaj Rusisë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se kushdo që dëshiron të bëhet anëtare, duhet të shkojë në harmoni me vendimet e BE-së. “Kush bëhet anëtarë i BE-së duhet ta pranojë të gjithë regjimin që vie bashkë me të. Po flas për rregullat e përbashkëta të cilat i kemi zhvilluar. Duhet ta pranojë legjislacionin, demokracinë, hapjen, transparencën, dhe këtu bën pjesë politika e përbashkët ndaj vendeve tjera, dhe po ashtu regjimi i sanksioneve që e ka vendosur BE ndaj Rusisë, dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon anëtarësimin në BE”, u shpreh Scholz.
Departamenti Amerikan mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit

Departamenti Amerikan mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
09/06/2022. 10:50 Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian dhe që për qëllim ka fuqizimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky koment erdhi pas takimit të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i DASH-it nuk ka pranuar të komentojë mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, por tha se “bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i integruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të tërheqë investime në energji, banka, prodhim, shërbime dhe sektorë të tjerë në një treg prej 20 milionë punëtorësh dhe klientësh të arsimuar në zemër të Evropës”. “Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto dhe nisma të tjera plotësuese, të cilat ...
Edhe ambasadori amerikan Christopher Hill po merr pjesë në “Open Balkan”

Edhe ambasadori amerikan Christopher Hill po merr pjesë në “Open Balkan”

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
07/06/2022. 19:53 Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, është duke marrë pjesë në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kjo në fakt është edhe hera e parë që një ambasador amerikan po merr pjesë në një takim të “Ballkanit të Hapur”, gjë që bën të flitet për një mbështetje amerikane karshi kësaj iniciative rajonale. I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor., Gabriel Escobar, gjatë një videoadresimi që kishte pasë në konferencën për “Ballkanin e Hapur” që ishte mbajtur në Kuvendin e Serbisë në nëntor të vitit 2021, dha sinjale se ShBA e mbështet “Ballkanin e Hapur”. Ai tha se nëse në “Open Balkan” nuk përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë. “Përkrahim planin e Ballkanit të Hapur, g...
Në Ohër për dy ditë do të mbahet “Ballkani i Hapur”, bashkohen edhe Mali i Zi dhe Bosnja

Në Ohër për dy ditë do të mbahet “Ballkani i Hapur”, bashkohen edhe Mali i Zi dhe Bosnja

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
07/06/2022. 10:42 Për dy ditë me radhë Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e samitit “Ballkani i Hapur”. Më 7 dhe 8 qershor, kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të presë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërkaq këtë herë tryeza do të jetë më e gjerë. Pjesëmarrës për herë të parë në kuadër të këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe po ashtu nga Bosnja dhe Hercegovina do të marrë pjesë, Zoran Tegeltija, kryesues i këshillit të ministrave të këtij shteti. Kosova nuk do të jetë pjesë e këtij samiti. Ka qenë kryeministri Albin Kurti që ia ka kthyer një letër ditë më parë homologut maqedonas duke treguar se Prishtina përkrah Procesin e Berlinit si iniciativë rajonale....
Ramush Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
05\06\2022 19:15 Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook. Ajo ka thënë se është krenare që me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë e më shumë. “Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tone”. “Urime kryetar Ramush Haradinaj, na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e saj. Ramush Haradinaj ishte i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së....
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Bisedë e sinqertë për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Bisedë e sinqertë për vazhdimin e dialogut me Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
02/06/2022. 16:12 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për të gjitha temat me interes për të vazhduar në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën. Vuçiq ka shkruar në profilin “buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë) në Instagram se në takim është rënë dakord që përmbushja e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit ende mbetet mesazhi kyç për çdo bisedë të mëtejshme. “Ritheksova përkushtimin e plotë të Republikës së Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje komprometuese për të krijuar marrëdhënie më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Presidenti i Serbisë shtoi se në takim kanë rënë dakord me Lajçakun se bashkëpunimi ra...
Greqia kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkanin Perëndimor

Greqia kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkanin Perëndimor

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
31/05/2022. 19:16 Greqia është kundër çdo prekjeje të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Këtë e ka thënë kryediplomati grek, Nikos Dendias, gjatë një takimi që ka pasur me homologen boshnjake, Bisera Turkoviq. Dendias ka thënë se vendi i tij mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës dhe që angazhohet për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. “Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë për ndikimet negative dhe t’i mbrojnë vlerat evropiane”, ka thënë ai në Sarajevë.
Pacolli takohet me Abazoviqin, ja për çfarë biseduan

Pacolli takohet me Abazoviqin, ja për çfarë biseduan

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
31/05/2022. 17:15 Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është takuar të martën në Podgoricë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Pacolli ka thënë se gjatë bisedës me Abazoviqin e ka kuptuar se nuk është politikan i zakonshëm, por shumë ndryshe nga të tjerët. “Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi kryeministrin e Malit te Zi, Dritan Abazoviq. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm, por një kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizëm e fjalë boshe, por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të liro...
div.meta-author { display:none; }