
Abazoviq, Borrellit: Mirësevjen në anëtarin e parë të ardhshëm të BE-së
14/07/2022. 14:29
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka uruar mirëseardhje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në “anëtarin e ardhshëm të BE-së”.
“Me mbështetjen e partnerëve tanë evropianë, ne po ndërtojmë një Mal të Zi që është më i qëndrueshëm dhe më me prosperitet. Këshilli i 11-të i Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi mbahet për herë të parë në Mal të Zi. Një nxitje e madhe që të vazhdojmë të ecim edhe më shpejt në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell, mirëseerdhe në shtetin e parë anëtar të ardhshëm të BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.