News That Matters

POLITIKË

Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Së paku 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore ruse mëngjesin e sotëm mbi Ukrainë, me target kryesor Kyivin. Putin thotë se “hakmarrja” do të jetë edhe më e ashpër. Pas sulmeve ajrore, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar “hakmarrje” edhe më të ashpër. Bota ka dënuar sulmet ajrore të sotme të Rusisë, nga të cilat pësuan shumë civilë. Për gjashtë orë, në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv, janë dëgjuar alarmet për sulme ajrore. Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se Kyivi është përballur me sulme në orët e para të 10 tetorit. Rusia ka eskaluar me sulme ndaj qyteteve ukrainas, pasi presidenti rus, Vladimir Putin quajti sulmin në urën Kerch “një akt terrorist”. Sipas të dhënave të Policisë ukrainase, së paku 11 veta janë vrarë dhe 64 j...
Ambasadori Hill: Dikur serbët ‘do të zgjohen’ e do të shohin se Kosova është e shqiptarëve

Ambasadori Hill: Dikur serbët ‘do të zgjohen’ e do të shohin se Kosova është e shqiptarëve

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në këtë apo në shekullin tjetër serbët do të zgjohen e do ta shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete, ka thënë ambassadori amerikan në Beograd, Christopher Hill në Tv Happy, raportoi televizioni publik i Vojvodinës. Duhet të arrihet normalizim i marrëdhënie në ndërkohë, tha Christipher Hill, dhe shtoi se duhet vazhduar me gjërat “që kanë rëndësi për njerëzit mesatarë”. Shtetet Perëndimore i kërkojnë Beogradit dhe Prishtinës t’i përmbahen procesit të bisedimeve dhe të provojnë të ulin tensionet, vazhdoi ambasadori, ngase duhet krijohet hapësirë që ata të bisedojmë mes vete për të arritur te normalizimi i marrëdhënieve. Pyetur nëse Kosova mund të krahasohet me territoret e aneksuara të Ukrainas nga Rusia, Hill tha se nuk ka ngjashmëri sepse Ukraina është në pozicion ndry...
Kurti optimist për marrëveshje Kosovë-Serbi, pas “qasjes së re”

Kurti optimist për marrëveshje Kosovë-Serbi, pas “qasjes së re”

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë. Në diskutim e sipër me pjesëmarrësit, Kurti ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel, është krijuar një qasje e re, duke përmendur kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Sipas tij, “dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”. “Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e (kryediplomatit ...
SBASHK-u ultimatum Hekuran Muratit: Deri nesër ka afat të arsyetohet pse i ndali pagat

SBASHK-u ultimatum Hekuran Muratit: Deri nesër ka afat të arsyetohet pse i ndali pagat

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj tha se SBASHK- u i ka kërkuar ministrisë që e udhëheq Hekuran Murati, që të lëshojë një arsyetim për mosekzekutimin e pagave. “SBASHK-u i është drejtuar Ministrisë se Financave që të lëshojë arsyetimin se pse i kanë ndalë pagat. Deri nesër kanë afat, pastaj do të shohim hapat e mëtutjeshëm ligjorë që do t’i ndërmarrim”, deklaroi kreu i sindikatës. Jasharaj kërkon angazhim nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. I pari i SBASHK-ut tha se shumica e mësimdhënësve janë në kredi, për çka ai ka dërguar një kërkesë nëpër institucionet bankare. “Shumica e mësimdhënësve janë në kredi. Ne kemi marrë vendim që t’u dërgojmë bankave një kërkesë që të mos sanksionohen mësimdhënësit, pasi të njëjtit nuk kanë marr...
Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann. Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribu...
Lista Serbe ndaj Kusari-Lilës: “Refuzimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit është dhunë e planifikuar”

Lista Serbe ndaj Kusari-Lilës: “Refuzimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit është dhunë e planifikuar”

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Lista Serbe ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka deklaruar se nuk ka argumente të vërteta pse duhet të ekzistojë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Në njoftimin e tyre, Lista Serbe ka deklaruar se refuzimi kokëfortë i Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit nuk është i rastësishëm, por dhunë e planifikuar dhe institucionale që kryhet me qëllim të diskriminimit të përhershëm të kombit serb nga institucionet e Kosovës, por e gjitha me shpresë se serbët do të heqin dorë dhe do të largohen nga vatrat e tyre. “Në Prishtinë e dinë shumë mirë se përfaqësuesit e Listës Serbe, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri, apo në nivel lokal, në të gjitha takimet me përfaqësuesit shqiptarë, apo përfaqësues të ambasadave, o...
Sveçla me mesazh për qytetarët në veri të Kosovës: Ktheni targat në RKS

Sveçla me mesazh për qytetarët në veri të Kosovës: Ktheni targat në RKS

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Qytearët në veri të Kosovës morën një videomesazh nga ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla. Sveçla ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, në të cilën u bën thirrje serbëve në veri që t'i ndërrojnë targat e tyre në "RKS". “Procesi dymujor, i cili përfundon më 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë pronarët qe posedojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS” deklaroi Sveçla përmes videomesazhit. Sipas tij, kjo do të thjeshtojë një sërë operacionesh, përfshirë regjistrimin e makinës, zhdoganimin, mbledhjen e taksave. Teksa u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk i kanë ndërruar targat në “RKS” që ta bëjnë këtë në amvisëri vendase, Sveçla theksoi se janë të përkushtuar për ruajtjen e qetësisë dhe rendit në vend. ...
Haxhiu reagon për rastin e Nikçit: E kam parë videon, ndjehem e shqetësuar 

Haxhiu reagon për rastin e Nikçit: E kam parë videon, ndjehem e shqetësuar 

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rastin e sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi. Haxhiu për Klankosova.tv tha se e ka parë videon e publikuar nga Nikçi, teksa shtoi se ka biseduar edhe me vetë atë dhe se ndjehet mjaft e shqetësuar Tutje, Haxhiu tha se në bazë të informacioneve që ajo ka, personi i dyshuar për rastin është arrestuar. “Duhet sensibilizim i opinionit publik dhe institucionet ta kryejnë punën. Në bazë të informatave që i kam, personi i dyshuar është arrestuar”, është shprehur Haxhiu. Më tej, e para e Drejtësisë tha se si qeveri “planifikojmë që ata persona që janë të dënuar për vepra të tilla të mos kenë mundësi që të punësohen nëpër institucione publike”.
Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së

Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Sekretariati i Këshillit të BE-së dje ka bërë publike agjendën e 12 dhe 13 tetorit të Grupit Punues për Viza, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Futjen e temës së vizave në agjendën e këtij organi përgatitor të Këshillit të BE-së e kishte konfirmuar të shtunën zëdhënësi i Presidencës çeke të BE-së. Theksohet se liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel. “Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbimin e mendimeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare ku do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Për të diskutuar mbi liberalizimin e vizave në takim ja...
Prokuroria e ndryshon aktakuzën kundër Thaçit e të tjerëve, s’kanë prova për krime në Ferizaj

Prokuroria e ndryshon aktakuzën kundër Thaçit e të tjerëve, s’kanë prova për krime në Ferizaj

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. rokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt. “Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara. Gjyqtari i Pr...
div.meta-author { display:none; }