
Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së
Sot në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë është organizuar një program kulturo-artistik, në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së, epopesë së lavdishme të Jasharëve, shkruan Mitropol.
Drejtoria e shkollës ka thënë se ky organizim ringjallë ndjesinë e të qenit krenarë me sakrificën e familjës së Jasharëve.
Tutje në njoftimin e shkollës thuhet se me këtë program përpiqen të ngulitin në mendjen e nxënësve heroizmin dhe sakrificën e UÇK-së dhe familjes Jashari në emër të lirisë dhe mëvetësisë së Kosovës.