News That Matters

POLITIKË

Rama i drejtohet BE-së: Po merrni vetëm njerëz të kualifikuar, s’funksionon kështu

Rama i drejtohet BE-së: Po merrni vetëm njerëz të kualifikuar, s’funksionon kështu

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin, u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Evropian për standard të dyfishtë. Rama nënvizoi se po Bashkimi Evropian po merr nga vendet e varfra vetëm njerëz të kualifikuar, por sipas tij nuk mund të funksionojë vetëm në këtë formë. “Ka gjëra që janë të tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur, por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po i jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë evropian. Por nga ana tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të merren nga vendet e pasura. Ky është tregu, unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balanca në një formë, një solidaritet pasi vendi ...
Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës siç është thënë janë rreth dhjetë pika si dhe do të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare. Përpara kësaj, janë vënë re gratë pjesëmarrëse në këtë seancë që u shfaqën me fjongo rozë – si simbol të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Tetori në të gjithë botën njohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ky muaj ka për qëllim të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.Vlen të ceket se përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha më të reja. 
Edi Rama shkund Strasburgun dhe germëzon: Koha ta shkruani Republika e K-O-S-O-V-Ë-S, e jo Kosovo*

Edi Rama shkund Strasburgun dhe germëzon: Koha ta shkruani Republika e K-O-S-O-V-Ë-S, e jo Kosovo*

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI
Pjesë nga fjala e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Këshillin e Evropës, përcjell Periskopi:  Unë përfaqësoj Shqipërinë, por s’kam ardhë të flas për Shqipërinë edhe pse tema e shqetësimit lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. Megjithatë, ia vlen ta nisim me Shqipërinë, duke qenë që ajo dua të them ka lidhje me cështjen e marrëdhëniës se një vendi me të shkuarën e vetë dhe zhvillimin me të ardhmen, poashtu lidhet me raportet midis shteteve në Ballkan dhe përtej. Marrëdhëniet tona me njëri tjetrin ndërmjetësohen nga marrëdhëniet tona me institucionet evropiane. Nëse ato dështojnë të ofrojnë drejtësi është e madhe. Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatorës së tragjedive individuale. Është dëm një goditje ndaj përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të historisë tonë...
Para nisjes për Strasburg, Edi Rama publikon fotografi të të zhdukurve të Kosovës

Para nisjes për Strasburg, Edi Rama publikon fotografi të të zhdukurve të Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Sot, më 12 tetor, në orën 15:30, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës. Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare. Rama ka publikur fotografi të të zhdukurve të Kosovës derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut “Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook.
Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese. Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese”, ka thënë Kurti, Shqyrtimin e Kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e ka prezantuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. ...
Sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet

Sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot fillon sezoni i ngrohjes në kryeqytet. “Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe duke marrë parasysh temperaturat e ulëta, ngrohtorja po e fillon sezonin më herët se zakonisht”. “Gjatë ditëve në vazhdim, ngrohja do të funksionalizohet edhe për ato pjesë të qytetit që sivjet për herë të parë kyçen në rrjet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Gërvalla i bën thirrje BE-së që t’ia ngrijë statusin e kandidatit Serbisë

Gërvalla i bën thirrje BE-së që t’ia ngrijë statusin e kandidatit Serbisë

BOTË, LAJME, POLITIKË
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz i ka bërë thirrje BE-së të mbajë një qëndrim shumë më të vendosur ndaj Serbisë për shkak të afërsisë së saj me Rusinë.  “Serbia po tregon sot se nuk ka interes për anëtarësim në BE, kështu që do të ishte përfundim logjik që të ngrijë statusin e kandidatit dhe fondet që i merr me statusin kandidat”, tha Gërvalla-Schwarz në intervistën për APA.
Kurti me “raport të progresit” për Qeverinë e tij, numëroi suksese, sfida e “ndonjë” ngecje

Kurti me “raport të progresit” për Qeverinë e tij, numëroi suksese, sfida e “ndonjë” ngecje

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Qeveria sot ka mbajtur mbledhjen e 100’të. Kurti e ka parë këtë si një moment kur duhet të bëjë një bilanc për të paraqitur të “arriturat kryesore, dukuritë jo të mira, të trashëguara nga qeveritë e kaluara” që ka thënë se i ka ndalur dhe “sfidat sistemore”.  Ky “raport’ i Kurtit u publikua pikërisht në ditën kur Komisioni Europian do të prezantojë Paketën e Zgjerimit për vitin 2022, përfshirë edhe raportin për që “skanon” Kosovën e ku subjekt do të jetë edhe Qeveria dhe punët që i ka bërë përgjatë një viti.
Specialja e lë në paraburgim Hashim Thaçin

Specialja e lë në paraburgim Hashim Thaçin

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi. Ky vendim, është marrë më 29 shtator nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, mirëpo u publikua më vonë në faqen zyrtare të DhSK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“. Në vendim thuhet se mbrojtja, parashkrimet tjera për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit, duhet t’i bëjë deri më 29 tetor. Nëse mbrojtja vendos të mos bëjë parashtresa në atë afat, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) duhet t’i parashtrojë parashtresat jo më larg se 4 nëntor dhe pastaj mbrojtja parashtesat e saj jo më larg se më 15 nëntor. Ndryshe, në një shkresë drejtuar gjykatësit paraprak, Guillou, mbrojtja e Thaçit parashtroi se është e nevojshme mundësia unike hetimore për në...
Blinken e informon presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes sa më të shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën 

Blinken e informon presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes sa më të shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën 

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sipas një njoftimit të Presidencës serbe bëhet e ditur se është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe “dëshirën e SHBA-së që të zgjidhet marrëveshja sa më shpejtë”. “Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë”. Tutje thuhet se Vuçiq ia prezantoi Blinkenit edhe pikëpamjet e Serbisë. “Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe pre...
div.meta-author { display:none; }