
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes Thaçi e të tjerët mbahet me 4 nëntor
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30.
Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjykatësi urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 18 nëntor 2022 të dorëzojë një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërras.
Gjithashtu ai ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 njoftimet për alibi, ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësi penale, dhe ka urdhëruar që mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo mundësie hetimore unike që do të përdorë, deri më 7 tetor 2022.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me...