News That Matters

POLITIKË

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë i përbërë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, znj. Romina Kuko, Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, z. Denion Meidani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Admir Abrija, Drejtorin e Përgjithshëm e Shërbimit Sprovues, z. Ervin Hoxha dhe zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, z. Ermal Jauri.  Ministri Sveçla njoftoi zëvendësministren znj. Kuko për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet që kemi për të ardhmen si dhe shprehu gatishmërinë për koordinimin e projekteve për të ardhmen, dhe kjo gatishmëri është konfirmuar po ashtu edhe nga delegacioni shqiptar.  Me thek...
“Gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – Musli Gucati

“Gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – Musli Gucati

KOSOVË, LAJME, OPINIONE
Çlirimtarët nuk i dëgjojnë dhimbjet fizike, por ato shpirtrore. Duke i dëshiruar shërim të plotë e sa më të shpejtë, Hysni Gucatit kryetarit të vetranëve të UÇK-së, që mbahet i dënuar ne Hagë, po e ndajmë me ju postimin rrënqethës të djalit të tij, Musli Gucatit. Postimi i plotë: Pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje. Sot Po kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më Shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku.Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë. E gjykata e turp...
Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se Kosova e mirëpret angazhimin dhe propozimet e aleatëve të saj, por njohja reciproke është kërkesa themelore e Kosovës. “Ka iniciativa të ndryshme. Unë besoj se çdo iniciativë e aleatëve tanë, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë, është i mirëseardhur, gjithmonë duke pasur parasysh atë që për ne është kërkesa themelore: njohja reciproke në qendër”, tha Sveçla. “Kosova në Kombet e Bashkuara duke marrë njohjen e Serbisë dhe ndërtimin e raporteve fqinjësore” -këto janë elementet e modelit, që Sveçla beson se është e duhura për Kosovën. “Ajo do të mund të ishte ndoshta një inicativë e tyre, e cila mbetet si fillestare, por ne jemi të bindur që Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, pjesë e Kombeve të Bashkuara, por edhe njohja reciproke...
Presidentja Osmani takon ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë, flasin në lidhje me liberalizimin e vizave

Presidentja Osmani takon ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë, flasin në lidhje me liberalizimin e vizave

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me ambasadorë të vendeve të ndryshme të BE-së, të akredituar në Kosovë. Sot, ajo takoi edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, atë të Italisë dhe të Sllovenisë. Me ta, presidentja Osmani diskutoi për raportet ndërshtetërore, në mënyrë të veçantë për përkrahjen nga këto vende për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton klankosova.tv. Me ambasadorët e këtyre vendeve, presidentja diskutoi posaçërisht për zhvillimet politike të cilat kanë  rrjedhë pas takimit të 13 tetorit të grupit teknik punues për vizat të Këshillit Evropian, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Presidentja Osmani i falënderoi shtetet mike, Gjermaninë, Italinë dhe Slloveninë për...
Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit nga Ukraina dhe Kolumbia të rrjetit SEMA

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit nga Ukraina dhe Kolumbia të rrjetit SEMA

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në takim me përfaqësuesit e Rrjetit global të viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës SEMA, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu keqardhje për të dhënat rreth krimeve të dhunës seksuale të raportuara në Ukrainë. Raportet tregojnë se Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake në Ukrainë, tha Kryeministri Kurti, duke shprehur keqardhje të thellë për situatën e rëndë atje. Kryeministri Kurti tha se kjo na kujton luftën tonë të viteve 1998-1999 në Kosovë, dhe siç ndodhi këtu, dhe në të gjitha luftërat e tjera, numri i të mbijetuarve ka gjasa të jetë shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare, sepse krimet seksuale shpesh nuk raportohen, për shkak të stigmës që i rrethon. Përfaqësuesit e rrjetit SEMA, znj....
Kryeministri Kurti priti në takim ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

Kryeministri Kurti priti në takim ekipin e FSK-së që fitoi medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 22”

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Pasi fituan medaljen e argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 22”, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në takimin e përbashkët me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kryeministri Kurti i përgëzoi për suksesin e arritur, në një garë kaq të fortë. Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësi i ekipit tonë, Toger Diar Statovci, e njoftuan Kryeministrin Kurti për performancën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë stërvitjes 48- orëshe, në Britani të Madhe, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale. U theksua se performanca në...
Kurti takon përfaqësuesin norvegjez, e njofton për gatishmërinë e Kosovës për takime e marrëveshje me Serbinë 

Kurti takon përfaqësuesin norvegjez, e njofton për gatishmërinë e Kosovës për takime e marrëveshje me Serbinë 

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot për një takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, ku mes temave të diskutuara, kanë qenë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në takim me përfaqësuesin norvegjez, Kurti ka thënë se Kosova ka shprehur vullnetin për takime e marrëveshje duke bërë propozime konkrete, që sipas tij, dëshmon se Kosova është palë konstruktive në dialog.
Konjufca kërkon “vazhdimin” e përkrahjes së Portugalisë për liberalizimin e vizave 

Konjufca kërkon “vazhdimin” e përkrahjes së Portugalisë për liberalizimin e vizave 

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. Në njoftim thuhet se Konjufca u ka shprehur mirënjohje deputetëve portugezë për ndihmën dhe përkrahjen e deritashme që Portugalia i ka dhënë Republikës së Kosovës.
Ambasadori francez pas takimit me Bislimin: Folëm për të gjitha  

Ambasadori francez pas takimit me Bislimin: Folëm për të gjitha  

LAJME, POLITIKË
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot janë takuar sot, ku sipas njoftimeve nga të dy, janë pajtuar për të gjitha temat që i kanë diskutuar. Ambasdori Guerot ka njoftuar shkurt për takimin. “Një bisedë shumë e mirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në të gjitha cështjet e interesit të përbashkët. Në të gjitha”, ka shkruar ai. Ndërkaq, Bislimi ka dhënë më shumë detaje. “Një diskutim i frytshëm me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot. Shpreha vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete. Ambicia për integrime evropiane, ishte mes temave të diskutuara”, ka shkruar Bislimi në Facebook. ...
Sveçla për liberalizimin e vizave këtë vit: Perspektiva është e mirë, jam optimist 

Sveçla për liberalizimin e vizave këtë vit: Perspektiva është e mirë, jam optimist 

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën brenda këtij viti, pavarësisht “kushtit” të ri të propozuar nga Franca fundjavën e kaluar. Sveçla, tha se jo vetëm Franca, por të gjitha shtetet e tjera kanë një qëndrim pozitiv për këtë çështje dhe për këtë, sipas tij, takimet do të vijojnë së shpejti. “Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze i kemi sqaruar. Të gjitha argumentet që unë i kam përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat, të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen. Unë jam optimist, se jo vetëm Franc...
div.meta-author { display:none; }