News That Matters

POLITIKË

Propaganda në mediat serbe: Rastin e të moshuarës në Pejë, e paraqesin si “maltretim ndaj të moshuarës serbe nga një shqiptare”

Propaganda në mediat serbe: Rastin e të moshuarës në Pejë, e paraqesin si “maltretim ndaj të moshuarës serbe nga një shqiptare”

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë. Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën, sabotimit të policëve serb të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkisë (në prani të eksponentëve të Listës Serbe), edhe mediat serbe dezinformojnë për rastin e Pejës. Videoja e dhunimit të një gruaje të shtyrë në moshe nga punëtorë të papërgjegjshme në Pejë, që bëri bujë në mediat e Kosovës. Por e njëjta nga mediast serbe po përdoret shumë se “viktima është një e moshuar serbe”, e cila sipas tyre “maltretohet nga infermieret shqiptare”.
Vizat, qeveria e konsideron të padrejtë kushtëzimin me sistemin ETIAS

Vizat, qeveria e konsideron të padrejtë kushtëzimin me sistemin ETIAS

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Të enjten ka nisur takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe paarsyeshëm. Deputeti i Parlamentit Evropian dhe bashkëkryesuesi i komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Romeo Franz, tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë njohjen reciproke. “Kosova ka përmbushur gjitha kriteret p...
Qytetarit serb i digjet vetura pasi riktheu targat në RKS

Qytetarit serb i digjet vetura pasi riktheu targat në RKS

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Qytetarit serb nga komuna e Zubin Potokut i është djegur vetura dje pas mesnate, pasi që i rikthehu targat e veturës në RKS. Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura ishte e tipit Hyndai, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:34. “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, thuhet në njoftimin e PK’së. Po ashtu, Policia ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila njofton do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ...
Mehaj: Vuçiq kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët janë pretekst që t’a rrisë numrin e trupave në kufi me Kosovën

Mehaj: Vuçiq kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët janë pretekst që t’a rrisë numrin e trupave në kufi me Kosovën

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pasi mediat serbe raportuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie. Mehaj tha se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe se kjo është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës. “Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo d...
Kurti takon liderin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Kurti takon liderin e Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer. Lideri laburist shoqërohej nga zëvendësja e tij, Angela Rayner, kurse Albin Kurti nga ambasadori Ilir Kapiti, transmeton Klan Kosova. U diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë. Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët. Kurti e njoftoi atë për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistë...
Tensionohet situata- Raportohet se Vuçiq ka urdhëruar aktivizimin e avionëve për t’i luftuar dronët e Kosovës

Tensionohet situata- Raportohet se Vuçiq ka urdhëruar aktivizimin e avionëve për t’i luftuar dronët e Kosovës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot një urdhër zyrtar, me të cilin kërkoi që të asgjësohen të gjithë dronët që futen në territorin e Serbisë. Mediumi serb “Veçernje Novosti” raportoi se Vuçiqi vendosi të marrë hapa pas një incidenti në zonën mbi Merdar në kufi me Kosovën dhe në afërsi të Rashkës. Sipas mediave serbe, dronë të panjohur kanë vëzhguar kazermat dhe pozicionet e ushtrisë së Serbisë. E, pas kësaj, sipas raportimeve, Vuçiq ka vendosur të ngrejë në qiell aeroplanët MiG-29, “për të vëzhguar territorin dhe për të intervenuar në rast të ndonjë sulmi”. Por, para se në Serbi të flitej për incidentin, ministri i Mbrojtjes i këtij shteti vizitoi bazën e ushtrisë në Rashkë, qytetin më të afërt me Kosovën. Ai tha se me urdhër të presidentit Vuçiqit, Ushtria e S...
Konjufca për planin franko-gjerman: Duket të jetë njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

Konjufca për planin franko-gjerman: Duket të jetë njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sikurse Presidentja Vjosa Osmani, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është i informuar për propozimin franko-gjerman. Të dy janë këshilluar nga aleatët për konfidencialitet maksimal për këtë temë. Kryetari i Kuvendit është më i hapur për komente rreth kritikave të Departamentit të Shtetit ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me zbatimin e vendimit për targat. Sipas Konjufcës, miqtë ndërkombëtarë po binden se situata është nën kontroll, pavarësisht se e përsëritën disa herë se janë të zhgënjyer nga ekzekutivi në Prishtinë. Nëpërmjet një komunikate për media, Lista Serbe paralajmëroi kryeministrin Albin Kurti se pas gjobës së parë që do jepet për targat, do përballet me rezistencë të ashpër. Ndonëse s’beson në një gjë të tillë, Glauk Konjufca e ka një thirrje për institucionet...
Sveçla: Njësiti i Anti-drogës aksion në Leposaviq, sekuestrohet disa armë dhe rreth 12 mijë euro (FOTO)

Sveçla: Njësiti i Anti-drogës aksion në Leposaviq, sekuestrohet disa armë dhe rreth 12 mijë euro (FOTO)

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në Leshak të komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47. “Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar”, ka shkruar ndër të tjera ai. Postimi i plotë i ministrit Sveçla: Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municion...
Zyra e Konjufcës: Lista Serbe ka 4 muaj që s’vjen në Kuvend, nesër mungojnë se shkojnë në Beograd

Zyra e Konjufcës: Lista Serbe ka 4 muaj që s’vjen në Kuvend, nesër mungojnë se shkojnë në Beograd

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Shefi i stafit të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj “Listës Serbe” të cilët nesër do të qëndrojnë për vizitë në Beograd e ku do të takohen me Aleksandar Vuçiqin. Kërçeli ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit bojkoton Kuvendin e Kosovës derisa do të mungojnë edhe në seancën e caktuar për nesër meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit. Ai ka thënë se është mirë të rikujtohet dhe të rikonfirmohet edhe për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të mbaj konsultime në Beograd. Reagimi i plotë: Nesër më datë 27.11.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj radhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhim...
Escobar bën thirrje sërish për shtyrje të vendimit për targat: Do të shpresoja që të ketë reagime pozitive

Escobar bën thirrje sërish për shtyrje të vendimit për targat: Do të shpresoja që të ketë reagime pozitive

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë sërish thirrje autoriteteve në Kosovë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës. Escobar tha se shpreson që do të ketë reagime pozitive ndaj kërkesës së tyre për shtyrjen e vendimit për targa.  “Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak.”, tha ai për VOA. Ai foli edhe për nismën franko-gjermane dhe sipas tij detajet e këtij propozimi do të publikohen së shpejti.
div.meta-author { display:none; }