News That Matters

POLITIKË

Vela: Serbët e Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës

Vela: Serbët e Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Blerim Vela, shef i stafi të presidentës Vjosa Osmani, ka thënë se serbët vendor të Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës të thirrur sot nga Lista Serbe. Ai tha se ata nuk duan të jenë “mish për top” për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. “Serbët vendorë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit.”, shkroi Vela.
Gjyqtarja Stevanoviq nga tubimi në veri: Po largohemi unanimisht edhe nga gjyqësori

Gjyqtarja Stevanoviq nga tubimi në veri: Po largohemi unanimisht edhe nga gjyqësori

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Gjyqtarja Stevanoviq nga tubimi në veri: Po largohemi unanimisht edhe nga gjyqësori.Gjyqtarja Ljiljana Stevanoviq tha se të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor të Kosovës u larguan nga institucionet për shkak se Marrëveshja e Brukselit u bë shkronjë e vdekur në letër. “Prandaj kemi një qëndrim unik se po tërhiqemi nga gjyqësori i Kosovës, nuk jemi mësuar ta shpërndajmë ligjin dhe drejtësinë në mënyrë selektive, jemi munduar të jemi në shërbim të të gjithë njerëzve. Kështu është me ne serbët”, tha ajo.Pas lagimit të Listës Serbe nga institucionet, edhe gjyqtarët serbë në veri kanë vendosur të largohen.
Simiq: Dorëheqjet i kemi dorëzuar me ndërgjegje të pastër, zgjatëm dorën e pajtimit

Simiq: Dorëheqjet i kemi dorëzuar me ndërgjegje të pastër, zgjatëm dorën e pajtimit

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se dorëheqjet e tyre i kanë dorëzuar “me ndërgjegje të pastër”, sepse, siç thotë ai, kanë provuar gjithçka për nëntë vjet e gjysmë – të zgjasin “dorën e pajtimit” .“Dorëheqjet nuk janë rezultat i lodhjes nga lufta, sepse ne nuk do të jemi mbulesë për institucionet e Kosovës që të vazhdojnë të ushtrojnë dhunë institucionale ndaj popullit tonë. Dhe çfarë morëm ne – rrahja e qytetarëve tanë, militarizimi i veriut, akuza të rreme ndaj të gjithë atyre që nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga shteti serb dhe populli serb”, tha ai, duke shtuar se sot po luftojnë për paqe dhe stabilitet jo vetëm për serbët, por edhe për të tjerët. Simiq tha se Milan Radoiçiq mban “ndoshta barrën më të madhe në vitet e fundit vetëm sepse ai e do dhe mbron popullin ser...
Joseph: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar kështu për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

Joseph: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar kështu për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Analisti i politikës së jashtme dhe njohësi i zhvillime në Ballkan, Edward Joseph, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për të dhënë dorëheqje nga institucionet kosovare, duke thënë se Lista Serbe do të duhej të kishte këso lloj reagimesh për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.“Udhëheqësia e Listës Serbe në veri është e indinjuar nga politika e targave të Kosovës. Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit Oliver Ivanoviq?”, ka shkruar Jospeh në Twitter, transmeton Klankosova.tv. “Në vend të kësaj, dëshmitaret si Rada Trajkoviq marrin kërcënime, të nxitura – sipas Trajkoviqit – nga komentet publike të vetë presidentit Vuçiq. Avokati i Trajkoviqit sugjeron paralele me kërcënimet e bëra fillimisht ndaj vetë vrasësit të Oliver Ivanoviqit”. Jospeh tha se dëshmitarë të tjerë ...
Hill në telefon me Vuçiq: Serbia mos ta rrezikojë stabilitetin e rajonit

Hill në telefon me Vuçiq: Serbia mos ta rrezikojë stabilitetin e rajonit

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Hill ka kërkuar nga Vuçiq që Beogradi të mos e rrezikojë paqen në Ballkan. “Ka kërkuar nga Vuçiq që Serbia të sillet përgjegjshëm, me seriozitet dhe në asnjë mënyrë të mos rrezikojë paqen dhe stabilitetin rajonal”. Përndryshe këtë të shtunë, përfaqësuesit politikë serbë në institucionet e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat si protestë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.
Rakiq kushtëzon Kurtin me targa e Zajednicë: Deri atëherë jemi jashtë institucioneve

Rakiq kushtëzon Kurtin me targa e Zajednicë: Deri atëherë jemi jashtë institucioneve

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Përfaqësuesit e serbëve nga të Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës. Kjo është vendosur pas një takimi të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, katër kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës dhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të Kosovës nga veriu i Kosovës, duke përfshirë punonjësit e gjykatës, prokurorisë dhe policisë, i cili u mbajt në Zveçan. “Kemi vendosur që të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria dhe katër komunat në veri të Kosovës, por edhe nga gjyqësori, policia dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha Goran Rakiq. Ai shtoi se këto vendime për largimin dhe pezullimin e institucioneve mbeten në fuqi deri në momentin që “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe...
Policët serb të Kosovës i zhveshin uniformat policore

Policët serb të Kosovës i zhveshin uniformat policore

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Vetëm pak minuta pas vendimit të Lisës Sprksa për ti bojkotuar institucionet e Kosovës, dhjetëra zyrtarë policorë të Kosovës të pranishëm aty, kanë zhveshur uniformat e policisë kosovare në prani të mediave.  Ndërkaq, lista serbe është dorëhiqur prej çdo institucioni qendror, lokal dhe ai gjyqësor. "Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.
Haradinaj i shkruan një letër Kurtit, ka tri kërkesa për targat dhe sigurinë

Haradinaj i shkruan një letër Kurtit, ka tri kërkesa për targat dhe sigurinë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar një letër e cila për adresë ka kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Haradinaj ka deklaruar para mediave se përmes kësaj letre ka tri kërkesa për Kurtin, e që një ndër to është zbatimi i kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat. “Ju kam drejtu me një letër kryeministrit Kurti, i kam kërku që me urgjencë ta zbatojë kërkesën e Amerikës për shtyerjen zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpriten të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit në fjalë”- ka thënë Haradinaj. Si kërkesë të dytë, ai tha se ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit të mos ndërmerr veprime që rrezikojnë sigurinë e vendit. “I kërkoj kryetarit të Qeverisë me këtë letër që der...
div.meta-author { display:none; }