
Këto janë shumat për pagat “e garantuara” nga Serbia të zyrtarëve të Listës Serbe që u tërhoqën nga institucionet e Kosovës
Ndonëse u tërhoqën nga institucionet e Kosovës, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk do të mbesin pa paga. Ata në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, kanë përfshirë edhe pagat që marrin nga Serbia.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët më pesë nëntor vendosën që të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, nuk do të mbesin pa paga.
Kjo sepse, pos pagave nga buxheti i Kosovës, ata paguhen edhe nga buxheti i Serbisë.
Të njëjtit, në deklarimin e pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, kanë përfshirë edhe pagat që marrin nga Serbia.
Goran Rakiq, i cili ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, e njëherësh edhe kryetar i Listës Serbe, nga buxheti i Kosovës merrte një mijë e 150 euro.
Ndërkaq, nga sistemi serb, ai paguhet për pozit...