News That Matters

POLITIKË

Sot shqyrtimi i parë i Buxhetit 2023 – si do të ndahet shuma prej 3.2 miliardë eurove?

Sot shqyrtimi i parë i Buxhetit 2023 – si do të ndahet shuma prej 3.2 miliardë eurove?

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHPALLJE, Storiet Kryesore
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për t’i shqyrtuar disa pika të rëndit të ditës, ku ndër to, më e rëndësishmja është shqyrtimi i parë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2023. Në fund të muajit tetor, Qeveria Kurti miratoi projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, më ç’rast u bë e ditur se shuma totale do të jetë 3.2 miliardë euro. Si do të ndahet ky buxhet?Shuma prej 296 milionë eurosh – e cila është më e larta e ndarë për një dikaster – i dedikohet shëndetësisë në nivel qendror dhe lokal, shkruan Klan Kosova. “60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror ...
Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit-Shqyrtimi i paraburgimit shtyhet deri me 19 dhjetor

Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit-Shqyrtimi i paraburgimit shtyhet deri me 19 dhjetor

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit të marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Hashim Thaçit deri më 19 dhjetor. Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Thaçi heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 15 nëntor 2022, shkresë e cila është dorëzuar nga mbrojtja. Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar një ndryshim të afatit kohor në mënyrë që të jepte një përgjigje ndaj parashtresave për paraburgim pasi të zgjidhej një çështje dhe pasi të bëhet shqyrtimi i ndonjë zbulimi pasues të provave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbë...
Dosja “Brezovica”: Lirohet Berat Lahu

Dosja “Brezovica”: Lirohet Berat Lahu

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Berat Lahu, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar sot nga paraburgimi. Lahu ishte arrestuar më 9 shtator të këtij viti në kuadër të aksionit “Brezovica” të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Burime brenda organeve të drejtësisë kanë thënë se Lahu, dhëndër i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është liruar sot me aktvendim të gjykatës. Lajmin e ka konfirmuar Drin Behrami, avokat i Lahut. “Gjykata ka shpallur aktvendimin për lirimin e Berat Lahut. Ai do të lirohet sot [e martë] në orën 13:00”. Pas arrestimit nën dyshimin për përfshirje në aferën “Brezovica”, ai ishte suspenduar nga funksionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje më 23 shtator, 2022. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se suspendimi i Lahut do ...
Osmani cakton 18 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

Osmani cakton 18 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja Osmani ka caktuar 18 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë  politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve  të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. “Udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani për caktimin dhe shpal...
Osmani uron presidenten e parë Sllovene: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur

Osmani uron presidenten e parë Sllovene: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sllovenia tashmë për herë të parë do ta ketë në krye të saj një presidente grua.Ajo është Nataša Pirc Musar. Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj. Osmani tha se pret që së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë. “Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.
Kurti e uron presidenten e parë të Sllovenisë

Kurti e uron presidenten e parë të Sllovenisë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Natasha Musarin, për zgjedhjen si presidente e parë e Sllovenisë. Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, tha se mezi pret që të punojnë së bashku për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, thellim të bashkëpunimit ekonomik e sundim të ligjit. “Urime për Natasha Musar, gruaja e parë që zgjidhet Presidente e Republikës së Sllovenisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Presidentja Osmani: Qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

Presidentja Osmani: Qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit turk, për viktimat si pasojë e shpërthimit të sotëm në Stamboll. Presidentja shkruan se, i qëndrojnë pranë popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë, përcjell klankosova.tv. ”E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Kryeministri Kurti ngushëllon Turqinë pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll

Kryeministri Kurti ngushëllon Turqinë pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga shpërthimi i sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Ai u ka uruar shërim të shpejtë plagosurve nga ky akt, përcjell klankosova.tv. ”I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.
Presidentja Osmani në Paris: Nuk mund të miqësohesh më dikë që ka tendenca apo qëllime luftarake

Presidentja Osmani në Paris: Nuk mund të miqësohesh më dikë që ka tendenca apo qëllime luftarake

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në formunim për paqe në Paris, foli për situatën e fundit në Kosovë. Osmani theksojë se nuk mund të behësh miq më dikë që ka tendenca luftarake ndaj fqinjit të tij. Ndër të tjera, Osmani bëri të ditur se situata e Rusisë dhe Ukrainës është mësimi i dytë që nëse agresori shpërblehet, vetëm do të inkurajomë agresorin që të sulmojmë atë vend pa ca vitesh. “Në vitet e 90’ta disa e shini Millosheviqin si paçebërës, disa mendoni që vetëm më të, më Millosheviqin do të arrihej paqja, por e dimë rezultatin. Rezultati ishte 150 mijë, njerëz të vrarë të pafajshëm në luftën e Jugosllavisë. Mësimi është, nuk mund të afrohesh, nuk mund të miqësohesh nga një autokrat, nuk mund të afrohesh më dikë që ka tendenca apo qëllime luftarake ndaj një fqinj...
Konjufca: Asnjë operacion i veçantë në veri nuk bëhet pa u koordinuar me NATO-n e ShBA-në

Konjufca: Asnjë operacion i veçantë në veri nuk bëhet pa u koordinuar me NATO-n e ShBA-në

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia. Sipas tij,  gjithë kjo është përpjeke e Serbisë për destabilzimin e vendit, gjë që tha se nuk do ta arrijë. Konjufca këtë deklaratë e bëri pas ceremonisë së betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, duke shtuar se ushtria ka të drejtë të operojë në gjithë vendin. Por për operacione të veçanta th se nuk bëjnë veprime pa u koordinuar me NATO-n dhe ShBA-në. Tutje, ai tha se nuk beson që do të ketë eskalim të situatës dhe se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës. “Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rrit pensionin në Kosovë ashtu që të thehemi përballë kërkesave të tyre dhe të gjitha vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria do të sillet në atë ...
div.meta-author { display:none; }