
Presidentja mbanë takim konsultativ për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.
Sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit.
Osmani do ta caktojë datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit brenda afateve ligjore.