News That Matters

OPINIONE

Propozimi për pushim prindëror mirëpritet nga baballarët

Propozimi për pushim prindëror mirëpritet nga baballarët

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Rrjeti i Grave të Kosovës ka propozuar ndryshim të ligjit të punës, që edhe baballarët të kenë të drejtën e pushimit prindëror. Modeli i propozuar rekomandon që gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohen si leje e lehonisë që u ofrohet nënave. Gjatë kësaj periudhe, baballarët do të kenë të drejtën e një muaji leje të atësisë. Ky propozim po mirëpritet edhe nga baballarët, të cilët thonë se sidomos në fillimin e lindjes, kjo do të ishte ndihmë për nënat.Endrit Ajvazi, prind, thotë se e përkrahë propozimin e ndryshimit të ligjit, që edhe baballarët të përfshihen në pushimin prindëror.“Mendoj që është mirë pse jo sikur të gjitha vendet evropiane, ia vlen me qenë edhe te ne ky ligj. Vështirë e ka pasur nusja se unë jo, unë jam vet ndërmarrës, kam biznes timin dhe nuk më ka penguar kjo ç...
Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann. Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribu...
Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviqit dhe Putinit duhen gjuhë dhe veprime të qarta

Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviqit dhe Putinit duhen gjuhë dhe veprime të qarta

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë televizive, ka folur për dialogun dhe pritshmëritë e Kosovës nga ky dialog. Ajo tha se “beson që kjo çfarë po ndodh në Ukrainë, të jetë një mësim për të gjitha shtetet perëndimore, se me shtetet e tilla që udhëhiqen nga mendësinë e Putinit, siç është edhe vetë Serbia që udhëhiqet nga një ish ministër i Millosheviqit, duhet gjuhë e qartë, veprime të qarta”. “Natyrshëm, pritshmëritë e Kosovës janë që ky proces të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e cila çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Gjysmëzgjidhjet në fakt asnjëherë nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë, por në anën tjetër i jepin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë dhe po ashtu t...
Shënime nga ditari i fshehur

Shënime nga ditari i fshehur

OPINIONE
*Nga Bajram Mjeku DRENICË, 1945: Partizano-çetnikët serbë, të ndihmuar edhe nga Brigada e Pestë dhe e Gjashtë Shqiptare, vranë dhe masakruan rreth 8 mijë shqiptarë. U vra edhe komandanti, Shaban Polluzha. Edhe këtë herë serbët shfrytëzuan dimrin e egër për t’i masakruar shqiptarët. Mort i madh ka nisur në Kosovë... BEOGRAD, 1945: Josip Broz Tito, komandant suprem i ushtrisë jugosllave, sot më 8 shkurt shpalli rrethimin ushtarak në Kosovë. TIRANË, 1945: Komandanti suprem i ushtrisë shqiptare, Enver Hoxha urdhëron: “Të arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”. Është fjala për dorëzimin e djemve nga Kosova në duart e çetnikëve serbë. TIVAR, MONOPOLI I DUHANIT 1945: Në mesditën e 31 marsit në Tivar, thonë është ngritur kurth. Sipas planit të sajuar mirë, ...
Imitim i zbehtë i Aleksandar Vuçiqit

Imitim i zbehtë i Aleksandar Vuçiqit

LAJME, OPINIONE
*Nga Jeton Ismaili Mënyra se si nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti i kanë ftuar në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës le të kuptohet se po thiret takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Më vie shumë keq se si kryeministri i cili është personaliteti më i votuar në Kosovën e pasluftës toleron gabime të këtilla. Dikush, me siguri ka dashur ta fus në kurth z. Kurti që ai t’i ngjasojë Aleksandar Vuçiqit me qasjen e tij ndaj listës „Srpska“. Por, politika e serbëve të Kosovës dhe e shqiptarëve të Luginës dhe qasjet e Beogradit, përkatësisht Prishtinës zyrtare dallojnë shumë. Beogradi, fillimisht ka unifikuar serbët e Kosovës rreth listës „Srpska“ andaj edhe kërkon llogari në çdo kohë. Në anën tjetër, Prishtina ka toleruar lista dhe parti „Mahallësh“ në Luginë an...
Fuqia e fjalës në shoqërinë tonë

Fuqia e fjalës në shoqërinë tonë

OPINIONE
02/02/2022 Pa dashur të zbërthej ngjarjet që në vendin tonë janë vetëm tri ditë aktuale e të furishme saqë, në njëfarë mënyre, të gjithëve na ngrenë në këmbë, megjithatë, më dhemb shpirti kur dëgjoj se sa shumë fyerje e inate kemi mes vete. Një zonjë – deputete, mbase, pa e analizuar mirë situatën, për muzikën e përdorur nga profesori, që për qëllim kishte vallëzimin, ajo është shprehur, besoj, atypëratyshëm dhe ka shprehur indinjatën e vet ndaj profesorit, pasi, sipas saj, kjo qenka degjenerim i gjeneratave të ardhshme. Megjithatë besoj se qëllimi i saj ka qenë i mirë (të paktën do duhej të ishte ashtu). Shikuar nga një aspekt duhet të gëzohemi që dikush po mendon për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndoshta kjo është një nismë e vogël, por duhet ndryshuar qasja dhe mënyra e trajtimit të së ...
Loshi:Albini ka retorikë të zhvilluar,por gjuhësisht edhe ai po ia huqka ngapak

Loshi:Albini ka retorikë të zhvilluar,por gjuhësisht edhe ai po ia huqka ngapak

LAJME, OPINIONE
31/01/2022 22:12Liri Loshi, doktori i mjekësisë, shkrimtari, ish redaktori i gazetës të studentëve të viteve 80- ta Bota e re, mjek i luftës dhe viteve të fundit aktivisti i VV, në një postim e ka kritikuar Kryeministrin Kurti. Ai e ka kritikuar Kryeministrin lidhur me t'shprehurit e tij në një konferencë, ku Kurti ka folur edhe  për propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike, duke thënë se "...Ta zëmë, unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit... Sipas tij qartësimi i tepërt nganjëherë kalon në banalitet. "Qartësimi i tepërt nganjëherë kalon në banalitet. Edhe nëse dëshiron të bindesh të tjerët se nuk ke kontroll as ndikim mbi një institucion të pavarur, nuk është se të beson dikush vetëm për faktin se nuk e ke numrin e kryesuesit të bordit!" Loshi shtoi se ...
Sejdijaj:Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave

Sejdijaj:Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave

OPINIONE
29/11/2021 17:39 Gazetari,Shuquri Sejdijaj, ka komentuar zgjedhjen e Magdalena Andersson kryeministreshë e Suedisë. "Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave. Pas 100 vitesh kur gratë fituan të drejtën e votës nga sot vendi do të ketë një grua në krye të qeverisë." shkroi ai. Postimi i plotë: Parlamenti suedez, Riksdagen sot zgjodhi prap Magdalena Andersson (S) kryeministre të vendit. Nesër pritet që ajo të prezentoi përbërjen e re të qeverisë dhe deklaratën qeveritare. Zgjedhja e Magdalena Andersson në postin e kryeministres së vendit është ngjarje historike për Suedinë dhe fitore e madhe e grave. Pas 100 vitesh kur gratë fituan të drejtën e votës nga sot vendi do të ketë një grua në krye të qeve...
BALOTAZHI

BALOTAZHI

LAJME, OPINIONE
17/11/2021   23:42 Nga Sevdail Hyseni Satirike BALOTAZHI Do t’i ngasin pelat Burrat e mejdanit, Për t’i shtrirë këmbët Përjashta jorganit! Ndonëse gjatë votimit Premtimet pinë ujë, Ndokujt dhe jorgani Do t’i dalë mbi gju’j! Tani këmbë zhveshur Nuk e kanë aq lehtë, Të ngjiten pushtetit Me shumë marifet! Nëpër këto procese Me vlera shoqërore, Vetëm qytetarët Ngelin pa favore! Ata japin votën Për mirë e mbarë, Dhe për katër vjet Na mbeten guxharë! Për fund dhe satira E nxjerr një mesazh, Hilet më të mëdha Ndodhin n’balotazh! Në zgjedhje fitojnë Ata që kanë “fat”, Me xhepat e thellë Dhe gjuhën e gjatë! Spica Metalike
div.meta-author { display:none; }