News That Matters

OPINIONE

Radio Ylberi përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale

Radio Ylberi përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale

KOSOVË, KULTURË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
📢 DEKLARATË Radio Ylberi përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.Të mos e harrojmë të kaluaren! Mos t'i harrojmë dëshmorët tanë!Mos t'i harrojme 1432 fëmijet e vrarë e 1670 shqiptarët e zhdukur të luftës!Mos t'i harrojmë dëbimet masive nga shtëpitë tona, masakrimet e dhunimet e personave të pafajshëm.Mos t'a shkelim gjakun e djemve dhe vajzave tona!Vazhdimisht të përkujtojmë e mos t'a harrojmë asnjëherë të kaluarën.
Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

Deputetja ukrainase, mesazh Kosovës: Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet

BOTË, LAJME, OPINIONE, SHQIPËRI
Deputetja opozitare ukrainase, Inna Sovsun, ka dalë në mbështetje të hapur për Kosovën pas situatës së tensionuar në veri të vendit. Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Serbia është ajo që po e përshkallëzon konfliktin me Kosovën. “Në këto momente të tensionuara, kur Serbia edhe një herë po përshkallëzon konfliktin me Kosovën, unë shpreh qartë mbështetjen time për kosovarët”, shkroi Sovsun. Mesazhin, deputetja ukrainase ia dedikoi presidentes Vjosa Osmani dhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusarit, duke kërkuar nga to që të mos iu nënshtrohen “shantazheve perandorake”. Mimoza Kusari, Vjosa Osmani, Ukraina qëndron me Kosovën. Sovraniteti juaj nuk duhet të cenohet. Mos iu nënshtroni shantazheve perandorake”, përfundoi ish-zv/mibistrja e Arsimit, Inna Sovsun. ...
Von Cramon: Vizat i janë hequr edhe Venezuelës ndërkaq Kosova pret ende

Von Cramon: Vizat i janë hequr edhe Venezuelës ndërkaq Kosova pret ende

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka thënë se vizat i janë hequr edhe Venezuelës e cila udhëhiqet nga Nicolas Maduro, ndërkaq Kosova ende pret në radhë.Ajo me anë të një deklarate tha se Kosova (përveç) Bjellorusisë është vendi i vetëm qytetarët e së cilës s’mund të lëvizin pa viza, anise pa viza lirshëm udhëtojnë drejt Evropës përtej kontinentit. “Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja duhet të mbeten çështje të veçanta. Kosova është i vetmi vend evropian (përveç Bjellorusisë) qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në BE. Pavarësisht se ka listën më të gjatë të kritereve që kërkohet nga çdo vend evropian për të marrë liberalizimin e vizave, kushtet janë plotësuar më shumë se 6 vjet më parë dhe janë konfirmuar vaz...
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”

Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë me 19 Nëntor, 2022 - Bern, Zvicër : Konferencë Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë - tema: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”  Lazim Destani Komunikatë nga këndvështrimi ekonomik;  Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar I nderuar Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti, I nderuar Kryetar i Këshillimores ABSM, z. Skender Nikoliqi, Të nderuar pjesëmarrës, Duke ju falënderuar për ftesën si dhe për mundësinë e referimit tim, Ju përgëzoj për organizimin e këtij Forumi, pikërisht t...
Osmani takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për situatën në Veri

Osmani takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për situatën në Veri

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare. Siç thuhet në komunikatë, shefja e shtetit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për rend dhe ligj dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së sigurisë publike në të gjithë territorin e Republikës. Për këtë Osmani ka thënë se Kosova është në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Nga EULEX gjatë ditës së djeshme kanë treguar se janë të gatshëm të angazhohen nëse i kërkohet nga Policia e Kosovës.
Eksperti i sigurisë: Manipulim, në protestën e sotme nuk ishin 10 mijë protestues

Eksperti i sigurisë: Manipulim, në protestën e sotme nuk ishin 10 mijë protestues

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka bërë llogaritjen e numrit të protestuesve që ishin sot në protestën e sotme në veriun e vendit. Sipas ekspertit të sigurisë po bëhet manipulime me shifra pasi sot në protestë nuk ishin 10 mijë serbë. Musliu ka shkruar se nuk kanë qenë më shumë se 2 mijë e 200 qytetarë. Ai shkroi se shiu iu solli fat protestuesëve për ta fshehur shifrën e vërtetë.  Postimi i plotë, pa ndërhyrje:  Manipulimi me shifrat e protestave 2.200 JO 10.000 protestues Per ta fshehur numrin e vertete te protestuesve serbe, sot fati ishte me ta ne Mitrovice. Shiu ua dha mundesine qe te rrine me rralle me njeri-tjetrin, e te duken normal. Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, ne te n...
Vela: Serbët e Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës

Vela: Serbët e Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Blerim Vela, shef i stafi të presidentës Vjosa Osmani, ka thënë se serbët vendor të Kosovës nuk iu bashkuan masivisht protestës të thirrur sot nga Lista Serbe. Ai tha se ata nuk duan të jenë “mish për top” për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. “Serbët vendorë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit.”, shkroi Vela.
Mehaj: Vuçiq kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët janë pretekst që t’a rrisë numrin e trupave në kufi me Kosovën

Mehaj: Vuçiq kërkon destabilizimin e Kosovës, dronët janë pretekst që t’a rrisë numrin e trupave në kufi me Kosovën

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka reaguar pasi mediat serbe raportuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie. Mehaj tha se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe se kjo është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës. “Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo d...
MUSA HOTI: “As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se si ia dola që me dy plumba ta vras një dhe t’i plagos tre serbët që më sulmuan”

MUSA HOTI: “As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se si ia dola që me dy plumba ta vras një dhe t’i plagos tre serbët që më sulmuan”

KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Musa HOTI, një prej emigrantëve politikë shqiptarë më të njohur, në çerekun e fundit të shek. XX, në Evropën Perëndimore. Disidenti që e vrau një dhe plagosi dy pjesëtarë të stafit të Ambasadës Jugosllave në Bruksel, ne gusht te vitit 1981. MUSA HOTI: “As sot e kësaj dite nuk e kam të qartë se si ia dola që me dy plumba ta vras një dhe t’i plagos tre serbët që më sulmuan” Nga Haqif MULLIQI Musa Hoti ishte një prej miqve të mi shumë të mirë. Sa herë që kam shkuar në Bruksel përgjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar Musa Hotin e kam takuar vazhdimisht. Me Musanë më ka njohur miku im Reshat Sahitaj, i cili ishte njëri prej miqve më të mirë dhe më besnik të M. Hotit. Para së gjithash besoj që për herë të parë jemi takuar në shtëpinë e Reshatit, ku, rëndom, kam qëndruar në...
“Gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – Musli Gucati

“Gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijet tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje” – Musli Gucati

KOSOVË, LAJME, OPINIONE
Çlirimtarët nuk i dëgjojnë dhimbjet fizike, por ato shpirtrore. Duke i dëshiruar shërim të plotë e sa më të shpejtë, Hysni Gucatit kryetarit të vetranëve të UÇK-së, që mbahet i dënuar ne Hagë, po e ndajmë me ju postimin rrënqethës të djalit të tij, Musli Gucatit. Postimi i plotë: Pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje. Sot Po kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më Shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku.Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë. E gjykata e turp...
div.meta-author { display:none; }