
Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane
Ajo që dukej si një përparim një vit më parë, tani po përballet me një ngërç: as Beogradi dhe as Prishtina nuk janë gati ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit që BE-ja e negocioi me ta marsin e kaluar dhe në vend të kësaj po i vendosin shpresat e tyre te ndryshimet e lidershipit në Europë dhe SHBA për ta rindezur dialogun, shkruan rrjeti i pavarur mediatik pan-europian, i specializuar në çështjet e BE-së, Euractiv, përcjell Gazeta Express.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e tij e atëhershme Ana Brnabiq e kanë bërë të qartë se vendi i tyre nuk do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.
Homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, ësh...