
Rama: S’ka më pengesë për anëtarësim të Shqipërisë në BE
16/07/2022. 15:38
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian s’kanë më asnjë pengesë.
Këto deklarime, Rama i bëri pasi parlamenti maqedonas i dha dritën jeshile propozimit francez, teksa shtoi se “pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”.
“U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare – pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politi...