
Ngrihet flamuri i BE-së në Shqipëri
20/07/2022. 10:41
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian, u shpreh se qeveria nuk do të jetë mburoja e askujt veçanërisht në raport me krimin.
Rama, mes tjerash, tha se kjo e ngrit Shqipërinë në një nivel tjetër dhe se barra më e madhe bie mbi qeverinë.
“Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falënderojë shumë që jeni këtu me mua për ngritjen ceremoniale të flamurit të Bashkimit Evropian pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në familjen së Bashkuar Evropiane. Ngritja e këtij flamuri sot ne selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel – jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por edhe me të ardhmen e saj, me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurin...