News That Matters

SHQIPËRI

Presidenti i tetë shqiptar: E respektoj qeverinë dhe opozitën, por të shihet bashkëpunimi para konfliktit

Presidenti i tetë shqiptar: E respektoj qeverinë dhe opozitën, por të shihet bashkëpunimi para konfliktit

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24/07/2022. 19:08 Presidenti i ri i shqiptar, Bajram Begaj, pas betimit u shpreh se Shqipëria evropiane është ajo e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemailit e Fan Nolit. Në fjalën e tij, ai tha se e njeh punën e qeverisë, por përpjekja edhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim. “Unë e njoh dhe e respektoj përpjekjen e opozitës, por do të doja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit”, është shprehur Begaj. Tutje, ai përmendi edhe luftën në Ukrainë nga agresioni rus, ku tha se periudha që po jetojnë njerëzit tani është ndër më të vështirat. “As ne nuk jemi të përjashtuar nga pasojat e saj, prandaj jemi rreshtuar me aleatët”, tha Begaj.
Bajram Begaj betohet si president i Shqipërisë

Bajram Begaj betohet si president i Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24/07/2022. 19:03 Edhe zyrtarisht, Bajram Begaj, është betuar si president i ri i Shqipërisë. Begaj u zgjodh president me 78 vota pro dhe katër kundër dhe një abstenim në Kuvendin e Shqipërisë më 6 qershor. Zgjedhjen e Begajt si president i Shqipërisë e ka kundërshtuar opozita atje, ku sipas tyre, kryeministri Edi Rama, tashmë e ka kapur edhe institucionin e fundit në vend. Se ishin kundër Begajt u pa edhe në seancën solemne ku disa deputetë të opozitës nuk ishin të pranishëm.
Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë

Osmani merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24/07/2022. 16:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit, sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, Bajram Begaj.
Bajram Begaj sot betohet si president i 8-të i Shqipërisë

Bajram Begaj sot betohet si president i 8-të i Shqipërisë

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24/07/2022 10:05 Dita e sotme shënon fundin e mandatit të Ilir Metës në krye të Shqipërisë dhe nisjen e një rrugëtimi 5-vjeçar për presidentin e ri, Bajram Begaj. Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare, që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend. Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i Shqipërisë që pas shpalljes së pluralizmit. Grupi i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, konfirmuan se do e bojkotojnë seancën plenare te betimit te presidentit Bajram Begaj, duke arsyetuar se zgjedhja e presidentit të ri ishte antikushtetuese....
Meta në ditën e fundit si President: Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm

Meta në ditën e fundit si President: Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
24/07/2022. 10:02 Presidenti në ikje i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm, të shërbente në pesë vitet e fundit si President. “Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi së bashku me djalin dhe dy vajzat e tij. “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundoi ai. Meta sot përfundon mandatin pesë-vjeçar, ndërsa pasuesi i tij, Bajram Begaj, sot do të betohet si president i Shqipërisë, në ora 18:00.
Meta takon Clarkun: Mirënjohës që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë e rajon

Meta takon Clarkun: Mirënjohës që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë e rajon

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
23/07/2022. 22:59 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar ish-Komandantin Super të Forcave të NATO-s, Wesley Clark. Meta u shpreh mirënjohës për kontributin e Clark për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë gjatë luftës së fundit, që sipas tij i dha fund gjenocidit etnik në vend e rajon. “Të lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan”, është shprehur Meta. Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Meta qëndroi në Kosovë për vizitë lamtumirëse pasi edhe pak ditë i skadon mandati si president i Shqipërisë. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me krerët e politikës kosovare, teksa takoi edhe deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
21/07/2022. 23:38 Parlamenti shqiptar miratoi sot me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën. Rezoluta e propozuar nga shumica i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Autoritetet deklaruan se do të kërkojnë nga Këshilli i Evropës rishikimin e rezolutës së vitit 2011 duke qenë se të gjithë hetime. Seanca e parlamentit u shoqërua me debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve në Kosovë. Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të ...
Ilir Meta uron Luiza Gega për suksesin e jashtëzakonshëm në garat e atletikës

Ilir Meta uron Luiza Gega për suksesin e jashtëzakonshëm në garat e atletikës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
21/07/2022. 18:31 Presideni i Shqipëris Ilir Meta ka uruar Luiza Gegen për arritjen e vendit të pest në botë në garat e atletikës Postimi i plotë: E pesta në botë! Sukses i jashtëzakonshëm i kampiones, Luiza Gega në finalet e Botërorit! 👏 Urimet më të përzemërta për këtë arritje të shkëlqyer për Atletikën tonë! 👐🇦🇱
Rama përplaset me opozitën për Kosovën: Ia keni ngulur thikën mu në gjoks Thaçit dhe UÇK-së

Rama përplaset me opozitën për Kosovën: Ia keni ngulur thikën mu në gjoks Thaçit dhe UÇK-së

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
21/07/2022. 11:06 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar opozitën se po përdor Kosovën sa herë po ka krizë për ata. Në seancën ku po diskutohet për projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt, ai iu drejtua opozitës duke i thënë se ia kanë ngulur thikën mu në gjoks, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe se UÇK-në e kanë quajtur terroriste. “Zanafilla është vota e PD-së në Këshillin e Evropës. Dick Martyt ia keni hapur rrugën ju. Thikat që ju ia keni ngulur Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorista, si dreqi me të birin deri në ditën e fundit, duke ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju si shlyeni dot as s’i mbuloni ato. Historia do t’iu tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni thika në shpinën e Kosovës. Bis...
Edi Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemailit në oborrin e Europës

Edi Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemailit në oborrin e Europës

LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
20/07/2022. 10:58 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon qëndrimin në Bruksel teksa dje nisën negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama ka uruar mirëmengjesi për shqiptarët duke thënë se është krenari që flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit valon në oborrin e Evropës. “Mirëmengjesi, me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar Rama në Facebook.
div.meta-author { display:none; }