
Sulmi seksual në Pejë: Nga kompania thonë se ishin aty kur u arrestua Beqiraj, presin vërtetim për shkëputje kontrate
Flori Beqiraj, për të cilin Nacionale më herët raportoi se është i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi është punëtor i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig. Këta të fundit, deklarojnë se po presin vërtetim të rastit për të marrë masa.
Drejtori i kompanisë në Pejë, Bujar Hysenaj i tha Nacionales se kanë qenë aty kur ka ndodhur arrestimi i Beqirajt, por se nuk ishin në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.
Pyetur nga Nacionale nëse i njëjti vazhdon të punojë ende aty, Hysenaj na tha se nëse vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual, do t’i shkëputet kontrata.
“Vallahin në dijeni jemi, dhe kemi qenë aty, ka ardhë policia e ka marrë. E kemi marrë vesh prej portaleve çka është puna, se nuk e kemi ditë. Ai djal nuk ka dhënë diçka, si me thënë, që bon asi g...