15/09/2021 10:23
Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmë Shqipërinë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, shkalla e goditjes ka qenë 4.1 ballë të Rihterit, shkruan lajmi.net.
Epiqendra ishte 12 kilometra larg Koplikut.
Thellësia sipas informacioneve të dhëna ishte 10 km teksa lëkundjet janë ndjerë me të madhe në Mal të Zi.
14/09/2021 14:14
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ndarë medalje kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se e ka nderuar kancelaren me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
“Faleminderit Angela. Kënaqësi e veçantë t’Ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”, ka shkruar Rama.
Ky nderim është bërë gjatë takimit që e zhvilloi Rama bashkë me të kancelaren Merkel.
14/09/2021 12:59
Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në postin e saj. Ajo u prit në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për të pasuar më pas pritjen protokollare nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ajo që ra në sy ishte fakti se Merkel dhe Rama qëndruan të ulur në karrige në momentin e himnit. Për arsye shëndetësore ajo kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.
Për të qenë në sinkron me lëvizjet e kancelares, edhe Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë.
Më pas të dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta kokë më kokë. Ndërkohë tashmë po zhvillohet takimi mes dy ekipeve.
Pas kësaj, Merkel do të takohet në Rinas, në Tirana Bu...
14/09/2021 08:35
Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit ka zbardhur agjendën e kancelares.
Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.
Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.
Ka ndërruar jetë nga COVID fizioterapisti i kombëtares shqiptares të futbollit, Ylli Mihali.
Prej dy javësh Mihali, 55 vjeç, ishte i intubuar tek Spitali Infektiv.
Ylli Mihali ka shërbyer për 27 vite si fizioterapist i skudrës sonë kombëtare.
Para disa ditësh kombëtarja shqiptare i ka dedikuar një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.
11/09/2021. 15:20
Presidenti Ilir Meta ka hedhur firmën mbi një dekret duke mandatuar Edi Ramën si kryeministër dhe formuar e qeverinë e re.
Këtë dekret presidenti Ilir Meta pa asnjë vonesë e firmosi mbrëmjen e të premtes, menjëherë pas formimit të parlamentit të ri, por e publikoi paraditen e kësaj të shtune.
Edi Rama ka 10 ditë kohë në dispozicion për ti dërguar parlamentit për votim ministrat, e më pas u betuar përpara kreut të shtetit.
Këtë dekret thotë kreu i shtetit e bazon në rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe në propozimin e PS, si parti fituese mbërritur në presidencë 9 ditë më parë me firmën e ish sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla.
Ky dekret e dërgon Edi Ramën për të tretën herë në presidencë por kësaj here me një ndryshim shumë të madh krahasuar me dy he...
10/09/2021. 11:27
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti është i guximshëm dhe “meriton respekt”.
Përmes një postimi në Twitter, Ambasada amerikane tha se PD-ja ka marrë vendim për ta çuar Shqipërinë përpara.
“Vendimi i vështirë, i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha, meriton respekt. Ky vendim tregon se - ashtu sikurse 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë - Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. SHBA-ja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë ...
10/09/2021. 09:09
Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Evropë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale. Në dekadat e ardhshme, përqindja e popullsisë urbane të këtij rajoni, pritet të rritet edhe më tepër, nga 75% në 84%, deri në vitin 2050.
Bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë midis viteve 2020-2025, cilat janë qytetet me rritjen më të shpejtë në Evropë? Rusia, me shtrirjen e gjerë territoriale, përmban 6 nga 20 qytetet kryesore me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Evropë.
Balashikha – qyteti evropian me rritjen më të shpejtë – ndodhet vetëm 25 km jashtë Moskës. Zgjerimi i shpejtë në periferitë e qyteteve të mëdha lidhet me zgjerimin e shtrirjes urbane. Megjithëse Balashikha parashikohet të përjetojë normën...
10/09/2021. 09:00
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Kjo do të vlejë derisa të dalë në dritë e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli persona “non-grata” ish-liderin demokrat.
Në një deklaratë për mediat, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të Berishës në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, kryedemokrati Basha ka përsëritur thirrjen për transparencë në këtë proces.
Më tej Basha shtoi se partneriteti i Partisë Demokratike me SHBA-të është i pacenueshëm dhe do të duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Bashës:
Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmua...